• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu/ Rrezikon gjyqtari Artan Zenelin, probleme me pasurinë e vizën amerikane

by Java News
16/07/2018 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa një avokat në krahun e djathtë, por me një mik përkrah, gjyqtari Artan Zeneli e kapërceu Pallatin e Kongreseve për t’u përballur me procesin e vettingut. Ai ishte i 29-i që i nënshtrohet rivlerësimit për sa kohë, përveçse anëtar në Gjykatën e Lartë, është gjithashtu edhe kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

KPK-ja deklaroi se ILDKPKI-ja kishte sjellë raport pozitiv për pasuritë e gjyqtarit, i cili rezulton të mos ketë fshehje pasurish dhe mosjustifikim të tyre. Por, nga hetimi i thelluar rezulton se ka mospërputhje mes deklaratave të vettingut dhe atyre të depozituara pranë ILDKPKI-së.

Në kontratën për blerjen e një vile pranë “Kodrës së Diellit” rezulton se, shumën prej 150 mijë eurosh, Artan Zeneli ia ka kaluar ortakut dhe jo shoqërisë. Por, sipas gjyqtarit, ky transaksion ka ndodhur në mirëbesim, pasi ky shtetas është miku i tij.

Sipas gjyqtarit, për blerjen e vilës që kushton 196 mijë euro, ai kishte paguar si këst të parë 46 mijë euro dhe, derisa i ishte aprovuar kredia, i kishte marrë borxh mikut të tij, e për këtë arsye kjo shumë i është dhënë atij.

KPK-ja gjeti mospërputhje edhe në mënyrën sesi është ndarë në dy apartamente, objekti me sipërfaqe 112 m2, si dhe fakti që gjyqtari nuk ka deklaruar privatizimin e një trualli nga bashkia, për të cilin Artan Zeneli këmbënguli se kishte harruar. Gjyqtari tha se pasuritë e tij ishin të vendosura nga puna si avokat gjatë viteve 1999 deri në 2007-n, kur është rikthyer në Gjyqësor.

Pika tjetër që e vendosi Artan Zenelin në pozitë të vështirë lidhet me përshtatshmërinë e figurës. Sipas KPK-së, DSIK-ja përmend se Artan Zeneli nuk ka raportuar në formular revokimin e vizës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, gjyqtari i lartë tregoi se e ka dorëzuar formularin përpara se t’i revokohej viza.

“Unë kisha dy viza – u shpreh Artan Zeneli. – Një vizë pune dhe një vizë turistike. Kjo e fundit m’u anulua. Për vizën e dytë u informova se më ishte revokuar edhe ajo në qershor të vitit 2018, pra disa kohë pasi kisha plotësuar formularin”.

ma.me

Next Post
Bie në greminë punëtori i HEC-it, niset me urgjencë drejt Tiranës

Aksidentohet një grua në Durrës, policia kërkon ndihmë për identifikimin

Comments 1

  1. Endri says:
    8 years ago

    Ore po kete Lao hajdutin, kur do ta qethin keta te vettingut?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In