• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu, Rama: Uroj që Kushtetuesja të mos bëhet mburojë e atyre që mbajnë peng drejtësinë

by Java News
12/12/2016 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shkruar sërish në rrjetin e tij social në lidhje me opinionin pozitiv të Venecias për ligjin e Vettingut, duke iu drejtuar me një mesazh të qaertë Gjykatës Kushtetuese.

“Uroj që Gjykata Kushtetuese të mos bëhet mburojë e të shkuarës që prej çerekshekulli mban peng drejtësinë në këtë vend, po të vendoset në anën e duhur të historisë.”- ka shkruar Rama.

Më tutje kryeministri është shprehur se askush nuk mund ta bindë ate, se anëtarët e gjykatës kushtetuese kishin me të vërtetë nevojë për opinionin e Komisionit të Venecias, për ligjin e Vettingut, ku sipas tij, gjykatës nuk i mungon eksperienca apo dija. Rama thekson në mesazhin e tij se qeveria nuk ka ndërmend ta lërë Vettingun në letër.

Statusi i Ramës në FB

Tanimë Opinioni i Komisionit të Venecias mbi Ligjin e Vetingut, është në tryezën e Gjykatës Kushtetuese. I qartë dhe pa asnjë ekuivok!

Ligji i Vetingut është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës sonë dhe tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese t’i hapë rrugë një orë e më parë zbatimit të tij. Sepse populli i Shqipërisë ka 26 vjet që kërkon dhe pret nga Drejtësia të jetë e lirë, e drejtë dhe e barabartë për të gjithë; sepse Shqipëria ka 26 vjet që kërkon dhe pret të negociojë anëtarësimin në Bashkimin Europian; sepse nuk ka më asnjë ditë për të humbur më tutje qoftë për të larguar nga Pallati i Drejtësisë, përmes Ligjit të Vetingut, gjykatësit e prokurorët e korruptuar dhe qoftë për të afruar më shpejt, përmes fillimit të negociatave, Shqipërinë me Shtëpinë e Europës së Bashkuar!

Gjykata Kushtetuese mund ta kishte mbaruar me kohë këtë punë dhe sot Shqipëria do të kishte nisur zbatimin e Ligjit të Vetingut e po ashtu, edhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Askush nuk më bind dot se gjykatësit tanë kushtetues kishin vërtet nevojë për Opinionin e Venecias dhe nuk e bënin dot punën e tyre pa të! Ata kanë treguar se kur duan, dinë ta bëjnë më së miri detyrën e tyre në shërbim të Kushtetutës e të interesave të këtij vendi. Nuk u mungon as dija dhe as eksperienca!

Ne nuk do të dorëzohemi në përpjekjen tonë për ta operuar thellësisht sistemin e kalbur të drejtësisë, përmes zbatimit të Reformës në Drejtësi që nuk mund, nuk duhet dhe nuk do ta lemë të mbetet në letër. Në emër të të gjithë shqiptarëve që duan të njëjtën gjë, u bëj thirrje gjykatësve kushtetues të Republikës së Shqipërisë të na dorëzojnë sa më parë vendimin e tyre, për këtë ligj që hap rrugën e pastrimit të Pallatit të Drejtësisë!

Uroj që Gjykata Kushtetuese të mos bëhet mburojë e të shkuarës që prej çerekshekulli mban peng drejtësinë në këtë vend, po të vendoset në anën e duhur të historisë./java/a.k

 

Next Post
Ja çfarë tregon data e lindjes për personalitetin tuaj

Ja çfarë tregon data e lindjes për personalitetin tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In