• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu, Rama: Politikanët që kanë bërë zullume do ndëshkohen, marrëveshja me PD-në për Shqipërinë

by Java News
23/05/2017 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas votimit në parlament për ngritjen e komisioneve të Vettingut, kryeministri Rama ka deklaruar se ky është një moment historik. Gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në Manëz, Rama deklaroi se marrëvëshja me PD-në ishte një marrëveshje për Shqipërinë. Kryeministri deklaroi se ka dëgjuar shumë teori konspirative, se tani që PS-PD bënë marrëvëshjen, se nuk do dënohet asnjë politikan, por shefi i qeverisë theksoi se pasi të krijohet drejtësia e re, politikanët që kanë bërë zullume do marrin dënimin e merituar

“Zhbllokimi i vettingut një moment historik, për të cilin luftuam shumë. Politika nuk i ka lënë vend vetes të jetë e besueshme, prandaj fillojnë teorite konspirative dhe muhabetet e rakisë, pas arritjes së marrëveshjes.Marrëveshja me PD-në ishte për Shqipërinë. Vendi sot është më e mirë se sa dje me këtë marrëveshje. Vetingu do ta pastrojë një herë e mirë drejtësinë. Kam dëgjuar se këta u bënë bashkë, askush nuk do dënohet etj. Vettingu nuk fillonte për shkak se PD kishte ikur nga parlamenti. Do të pastrojmë pallatin e drejtësisë nga gjykatës e prokurorë të korruptuar, pastaj do fillojë drejtësia e re, ku edhe politikanët që kanë bërë zullume do marrin dënimin e merituar. Reforma në drejtësi ka qenë objektiv që në fillimet e pluralizmit, prandaj zbatimi i saj është një hap historik.Më shkruante njëri sot në mëngjes se tani që u bë Vettingu, Saliu nuk do të arrestohet. Vettingu nuk ka lidhje më me ne, me partitë, prandaj nuk e donte PD”, deklaroi Rama.

Pavarësisht marrëveshjes, Rama u shpreh se PD vazhdon që të mbetet rrezik për vendin, prandaj kërkon 71 mandate për të formuar qeverinë vetëm.

Ndërsa përsa i përket marrëveshjes ai theksoi se sado të na votojnë nuk do të marrim aq vota sa të bëjmë ndryshimet Kushtetuese.

“PD u fut në zgjedhje, por ata janë ata që ishin, i njëjti kërcënim për vendin në kuptimin e qeverisjes. Nëse i jepni PS 71 mandate timoni i sigurt, nëse nuk i jepni 71, PS mund të ketë timonin, por kushedi sa mund të ketë në prehër dhe pa rrip sigurie. Nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë.”, deklaroi Rama.

Ai ka thumbuar edhe Ben Blushin për deklaratat e djeshme në Kuvend. Rama tha se Blushi nuk ka fytyrë as për katundarë dhe as për punëtorë.

Rama tha se Blushi hyn te ata që e shohin Shqipërinë si kek, si byrek, si kadaif si tepsi dhe që duan pjesën e tyre.

“Ata të kadaifit janë mëtë rrezikshëm. Disa që flasin për popullin e kanë mendjen tek tepsia”, tha Rama me humor./javanews.al/a.ç

Next Post
“Ana e errët” e ministrave të rinj të PD që nga abuzimet, skandalet dhe korrupsioni

“Ana e errët” e ministrave të rinj të PD që nga abuzimet, skandalet dhe korrupsioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com