Prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra po i nënshtrohet procesit të vettingut.
KPK po zhvillon seancën dëgjimore për prokurorin Dibra i cili do hetohet në tre kriteret.
Në raportin e ILDKPI, Behar Dibra ka bërë deklarim të saktë dhe jo të rremë të pasurisë.
Ndërsa sipas KPK, DSIK raportoi se Dibra ka plotësuar me saktësi formularin e figurës, ndërsa nuk ka të dhëna për kontakte me persona të krimit.
KLP dorëzoi një raport ku thuhet se ka aftësi në interpretim dhe arsyetim ligjor, me veprime të sakta.
Ndaj tij janë paraqitur tre denoncime. /l.m











