• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VETTINGU/ Prokurori i Korçës, 6 orë në Apel për rikthimin në detyrë

by Java News
04/04/2019 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 6 orësh sencë, KPA ka vendosur të shtyjë vendimin për prokurorin e Korçës, Elsion Sadikun.  Ish-Prokurori në Prokurorinë e Korçës kërkoi rikthimin në detyrë pas shkakrimit nga KPK më 27 korrik të 2018. KPA vendosi që vendimin për prokurorin Sadiku të jepet ditën e nesërme në orën 09:30.

Kujtojmë se Elsion Sadiku u shkarkua nga KPK për shkak se nuk justifikonte dotë pasurinë e bashkëshortes së tij.

Sipas KPK-së, pikat ku u cënua figura e Sadikut është blerja e pajisjeve dentare në vitin 2007 për klinikën e bashkëshortes, kontrata e shitblerjes së një pallati dhe pushimi i një çështjeje.

Fillimisht sipas raportit të ILDKPKI-së, deklarimi i Sadikut rezulton i saktë dhe me burime të ligjshme, raport të cilin e ka mbështetur edhe KPK-ja.

Prokurori Sadiku deklaroi si pasuri tijën: bashkëpronësinë e një toke bujqësore me sipërfaqe 16 mijë m2; blerjen e pajisjeve për një klinikë dentare dhe kaparin prej 13 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti 108 m2, të cilat janë kthyer mbrapsht për shkak të anullimit të shitjes.

“Për klinikën e bashkëshortes është harxhuar vlera e 7.5 mijë eurove. Në një kohë kur ajo ka deklaruar në 2008 një dhuratë nga babai për fejesën vlerën prej 500 mijë lekësh dhe 1 mijë lekë të ardhura nga puna si dentiste edhe pse në këtë periudhë kohore ajo nuk rezulton të ketë qënë e punësuar.

Një tjetër problem është kontrata e shitblerjes së një pallati me vlerë 34 mijë euro duke paguar fillimisht 27 mijë euro; më pas është bërë anulimi i kontratës, e cila më pas është lidhur për një apartament tjetër. Kjo kontratë nuk ka burime të ligjshme.

Gjithashtu subjekti i rivlerësimit në qershor të 2015 ka marrë vendim për “pushim çështjeje” me arsyetimin që nuk plotësoheshin elementët e veprës penale. Çështja ka bërë bujë pasi është denoncuar edhe në një emision investigativ, ku thuhej se dy pedagogët në Korçë kishin shfaqur parregullsi gjatë punës.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se subjekti nuk ka kryer veprime të plota dhe shteruese ndaj pjesëmarrjes dhe diplomimit në Bullgari, ku provimet jepeshin në bullgarisht apo anglisht, ndërsa dy të dyshuarit (burrë e grua) nuk kanë paraqitur akte të njohjes së kësaj gjuhe.”

Në fjalën e tij, Sadiku është shprehur se pajisjet do t’i kishte blerë me shumën e 1.5 milion lekëve të cilat i kishin kursyer por më pas i kishin gjetur të përdorura me çmimin e 7500 eurove.  Sadiku ka sqaruar edhe shumën e një milionëve si pajë kur më parë kishte deklaruar 500 mijë lekë.

Të ardhurat prej 1 milion lekësh nga puna e gruas nuk janë të vitit 2008, por nga 2007 deri në mars 2009. Përveç të ardhurave të punës bashkëshortja mori dhuratë nga babai si pajë një milion lekë. Bashkëshortja ka nisur të punojë menjëherë pas përfundimit të shkollës, por e paregjistruar. Në vitin 2009 ajo e ka marrë pagesën cash dhe jo përmes sistemit bankar. Nga 2008 deri në 2012 unë nuk kam deklaruar cash, për shkak se formulari i deklarimit nuk e ka pasur kategori për ndryshimin e gjendjes në cash. Për këtë arsye deri në 2012 nuk kam deklaruar shtim të vlerës së parave cash.

Por pavarësisht sqarimeve të tij, KPK-ja vendosi shkarkimin e tij.

/a.meta

Next Post
Vjedhja e Bankës së Shqipërisë, ish-inspektorja: Po bëhem kurban për…!

Vjedhja e Bankës së Shqipërisë, ish-inspektorja: Po bëhem kurban për...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Maqedoni, kamioni përplaset me BMW-në, humbin jetën 4 persona

Tragjike në Maqedoni, kamioni përplaset me BMW-në, humbin jetën 4 persona

May 22, 2026
“100 euro para zgjedhjeve”, qeveria e Albin Kurtit shpall paketën e re sociale

“100 euro para zgjedhjeve”, qeveria e Albin Kurtit shpall paketën e re sociale

May 22, 2026
Sulmohet në Kanë “Miss Venezuela 2025”, publikon videon me fytyrën e përgjakur, akuzon stilistin e njohur

Sulmohet në Kanë “Miss Venezuela 2025”, publikon videon me fytyrën e përgjakur, akuzon stilistin e njohur

May 22, 2026
“Jo në dorën e Këlliçëve dhe Salianjërve!”/ Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Kokalari padit Berishën në SPAK: Ka marrë familjarisht peng PD-në për ta përdorur kundër jush!

May 22, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Fitore e madhe për Ramën!”, Alibeaj: Opozita u shit shumë lirë për Rregulloren e re të Kuvendit

May 22, 2026
“Perimetri 2″/ Operacion antidrogë dhe kundër lojërave të fatit në Lezhë, arrestohen 7 persona

“Perimetri 2″/ Operacion antidrogë dhe kundër lojërave të fatit në Lezhë, arrestohen 7 persona

May 22, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi, astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin për 12 shenjat e zodiakut

May 22, 2026
Hoxha me homologun malazez: Takimi ndërqeveritar dhe pika kufitare Zogaj–Skje në fokus të bashkëpunimit

Ministri Hoxha reagon sërish: Shqiptari Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe

May 22, 2026
Si video skandaloze e ministrit izraelit rrëzoi propagandën zyrtare të Izraelit?

Si video skandaloze e ministrit izraelit rrëzoi propagandën zyrtare të Izraelit?

May 22, 2026
Shqipëria po tkurret në popullsi me ritmet më të larta në Europë

Shqipëria po tkurret në popullsi me ritmet më të larta në Europë

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In