• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu, priten dorëheqje nga 10 përqind e gjyqtarëve e prokurorëve

by Java News
29/08/2016 08:40
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian ka parashikuar se nga procesi i vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, 10% e tyre do të japin dorëheqje, duke mos pranuar t’i nënshtrohen rivlerësimit të pasurive, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Për këtë arsye, drejtuesi i misionit të EURALIUS ka propozuar dhe më pas vendosur në projektligjin e ri “për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që te Shkolla e Magjistraturës të hapë kurse jashtë radhe për magjistratët e rinj.

Në një debat të zhvilluar më dyer të mbyllura, Rainer Deville, drejtori i misionit të EURALIUS, ka argumentuar faktin se Shkolla e Magjistraturës duhet të jetë e gatshme për të plotësuar vakumin e sistemit të Drejtësisë, si pasojë e dorëheqjeve.

Në projektligjin e ri të vetingut është reflektuar fakti se për vitin 2016-2017 do të hapen vende për 25 magjistratë të rinj në Shkollën e Magjistraturës, ndërkohë që më parë ishin parashikuar vetëm 5 studentë të rinj.

“Shkolla e Magjistraturës në shtator fillon vetëm me 5 vende që janë kërkuar. Pra, kursi nuk do të jetë i plotë, duhet të fillojë me të paktën 25 vende, sepse si rezultat i procesit të vlerësimit, disa njerëz, 10 njerëz, mund të japin dorëheqjen dhe në vitet në vijim do të na duhen ata 10 njerëz që të na plotësojnë këto vende bosh. Pra, në ligj na duhet numri 25, sepse ndryshe Shkolla e Magjistraturës dhe legjislacioni aktual nuk do të kenë mundësi të mbushin vendet bosh dhe duam të fillojmë që në shtator me këtë gjë. Pra, ky ligj kalon menjëherë për kursin e radhës.

Do të keni dhe një tjetër në prill, nuk e kemi marrë parasysh këtu, edhe tjetrin që do të jetë në shtator të 2017-s, bëjeni po kështu”, është shprehur Rainer Deville gjatë debatit me dyer të mbyllura në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Ai ka dhënë dhe shembujt se si ky proces është zbatuar në Kosovë, ku, sipas tij, u larguan 10% e gjyqtarëve. Për Shqipërinë, zyrtari i BE-së ka parashikuar të njëjtin skenar, nga 800 magjistratë, 80 prej tyre do të dorëhiqen. “Edhe në Kosovë 10% dhanë dorëheqjen.

Nëse marrim me mend që edhe në sistemin tonë numri i të dorëhequrve do të jetë 10%, atëherë 10% do të largohen, pra nga 800 njerëz do të largohen 80, të cilët do të na duhet t’i zëvendësojmë. Pra, 3×25 do të jetë numri i cili do të na plotësojë kapacitetet që do të na mungojnë”, është shprehur Deville. Pas këtij argumenti të ekspertit të Bashkimit Europian, në projektligjin e ri të vetingut është parashikuar një nen i veçantë, i cili ngarkon shkollën e Magjistraturës të organizojë konkurse jashtë radhe për magjistratët e rinj.

“Për efekt të zbatimit të këtij ligji ngarkohet Shkolla e Magjistraturës të organizojë një konkurs jashtë radhe për pranimin e 25 kandidatëve për magjistratë, përkatësisht për secilin vit akademik 2016– 2017 dhe 2017–2018”, thuhet në nenin 64 të projektligjit të vetingut.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Schumacher ngrihet në këmbë dhe ecën sërish

Schumacher ngrihet në këmbë dhe ecën sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

September 6, 2026
25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

September 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë?

September 6, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

September 6, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Të dhënat e INSTAT: Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë…

September 6, 2026
Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

September 6, 2026
Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

September 6, 2026
Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

September 6, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

September 6, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Nga informatika tek inteligjenca artificiale. Pse kam të drejtë të jem dyshues

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com