• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu përplas KLD-në me qeverinë, Gjonaj: Nuk keni kryer asnjë veprim! Porosia e Metës për Inspektoriatin

by A R
23/09/2017 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe me drejtimin e Presidentit Ilir Meta të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk mungojnë debatet për zbatueshmërinë apo pengimin e zbatimit të Vettingut.

Ministrja e Drejtësisë: Inspektoriati KLD asnjë veprim nga Janari 

Në mbledhjen e parë të KLD-s mbajtur më 15 shtator 2017 sipas procesverbalit të siguruar nga Report Tv qeveria e përfaqësuar nga ministrja Etlida Gjoni ka ngritur shqetësimin se Inspektoriati i KLD-s nga 18 Janar 2017 kur ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Vettingun nuk ka kryer asnjë veprim.

Këtij shqetësimi të qeverisë i është përgjigjur kryeinspektorja e KLD-s i Marsida Xhaferri e cila ka sqaruar se nuk është KLD dhe Inspektoriati që pengojnë procesin por mungesa e administratës dhe formimi me vonesë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Apelimit.

Reagon Kryeinspektorja KLD: Organet e rivlerësimit s’kishin adresë

Në përgjigje ndaj ministres Gjonaj, Xhaferrit sqaron se “kemi pritur ngritjen e organeve të rivlerësimit. Menjëherë me ngritjen e organeve të rivlerësimit konstatuam që nuk kishim si t’i adresoheshim organeve te rivlerësimit.

Kam zhvilluar unë personalisht në zyrën time takim me përfaqësues të ONM-së dhe bazuar në nxitjen dhe porosinë e tyre kam hartuar shkresën zyrtare numër 2376/1 protokolli, datë 27.07.2017 ku i bëhen prezent kryetares së pavarur të komisionit të kualifikimit, zonjës Tafa dhe për dijeni operacionit kombëtar të monitorimit, e gjithë problematika që ka nevojë për rregulla të detajuara.

Më tej sqaron Xhaferri “Me nxitjen e tyre, këtë shkresë e kemi dërguar tek Pallati i Kongreseve tek zyrat që i janë lënë në përdorim organeve të rivlerësimit, ka shkuar ftuesi i KLD-së dhe ka marrë përgjigje se nuk e marrim shkresën sepse nuk kemi zyrë protokolli, nuk kemi regjistra protokolli, nuk kemi staf administrativ.

Megjithatë ftuesi është përcjellë tek zyrat e delegacionit evropian dhe e ka përcjellë këtë shkresë dorazi për anëtarët e ONM-së dhe gjithashtu i është përcjellë edhe në mënyrë elektronike.

Menjëherë i është relatuar situata Presidentit të Republikës i cili ka dhënë porosinë që megjithëse udhëzimet e detajuara duhet të hartohen nga organet e rivlerësimit, për të shfaqur gatishmërinë e plotë në përmbushje të detyrimeve në kuadër të këtij procesi, të merret nisma nga vetë Inspektorati, për hartimin e rregullave të detajuara”.

Ministrja e Drejtësisë Etlida Gjonaj pranon se vendimi i kushtetueses parashikon që edhe ky proces mund të kryhet edhe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit por mbyll diskutimin e saj duke shprehur habi se si Komisionet e zgjedhura të kualifikimit dhe apelimit kanë bashkëpunuar me drejtorinë e informacionit të klasifikuar dhe inspektoriatin e deklarimit të pasurive dhe e kundërta ka ndodhur me Inspektoriatin dhe KLD./a.m.

Next Post
Ish-të përndjekurit grevë urie në 5-vjetorin e vdekjes së Lirak Bejkos

Ish-të përndjekurit grevë urie në 5-vjetorin e vdekjes së Lirak Bejkos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com