• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu/ Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari ‘problematik’ Arjan Aliaj. Rama e quajti ‘killer me pagesë’, dhurata nga babai e vjehrra

by Java News
14/07/2022 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Vetingut ka vendosur dje të përjashtojë gjyqtarin e Tiranës Arjan Aliaj me 15 vjet nga e drejta për t’u bërë pjesë e sistemit të drejtësisë. Vendimi është rrjedhojë i një lëvizje taktike të gjyqtarit Aliaj, i cili në 18 maj 2022 ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dorëheqje e cila është miratuar nga KLGJ. Procesi i Vetingut për gjyqtarin Aliaj kishte nisur që në dhjetor të vitit 2019. Pas më shumë se dy vitesh në proces Vetingu, gjyqtari ka dhënë dorëheqjen, duke evituar kësisoj zbulimin e rezultateve në seancë dëgjimore në KPK.

Arjan Aliaj është një emër i njohur në sistemin e drejtësisë. Aliaj u kthye në mollë sherri mes gjyqësorit dhe qeverisë në vitin 2016, për shkak se firmosi pezullimin nga detyra të ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për çështjen e pajisjes së paautorizuar të përgjimit. Kryeministri Edi Rama e konsideroi gjyqtarin si killer me pagesë dhe të korruptuar.

“Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë…”, shkruante Rama. Gjykata e Tiranës reagoi pas akuzave, duke theksuar se po denigrohej një gjyqtar korrekt që është rikthyer në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Edhe Unioni i Gjyqtarëve e quajti të paprecedentë deklaratat e kryeministri dhe ish ministrit të Brendshëm.

Gjyqtari Arjan Aliaj është shkarkuar nga detyra në 20 dhjetor të vitit 2000, për shkelje të rënda në detyrë. Por, vendimi i shkarkimit u shfuqizua si antikushtetues më 2 prill 2003 nga Gjykata Kushtetuese. KLD-ja e kryesuar nga ish-presidenti Bamir Topi, më datë 2 dhjetor të vitit 2009, e ktheu në detyrë gjyqtarin Aliaj.

Në korrik të vitit 2016, Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit nisi një hetim për gjyqtarin Arjan Aliaj, për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave”, “Mosdeklarim të pasurisë”, “Evazion fiskal, “Pastrim parash” dhe “Korrupsion”. Në fokus të hetimit ishte një vilë trekatëshe e gjyqtarit në Tiranë. Vila Ka qenë më parë pronë e vëllait të tij, më pas të motrës dhe se fundmi e bashkëshortes së gjyqtarit. Për fatin e hetimeve nuk pati më të dhënë në vijim.

Pasi u shkarkua nga KLD-ja në vitin 2000, Arjan Aliaj nisi të punojë si avokat. Kur u rikthye në detyrë në vitin 2009, Aliaj ka deklaruar 10 mijë euro dhuratë nga babai i tij, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar 20 mijë USD nga babai i saj.

Aliaj deklaron gjithashtu një apartament në Tiranë me sipërfaqe 103 m2, ndërtuar në vitin 2004 dhe deklaruar 2 milionë lekë, Mercedez Benz, 8.7 mijë euro, ndërsa bashkëshortja 1/3 e shtëpisë 150 m2, trashëguar nga babai me vlerë 70 mijë euro,1/6 e një shtëpie dykatëshe 180 m2 dhe 1/2 e një shtëpie trekatëshe 300 m2, fituar në bazë të një kontrate dhurimi./shqiptarja.com/m.j

Next Post
Akuzat e Berishës ndaj BE, reagon Balla: Zaptimi 30 vjeçar i PD nga sekretari i PPSH-së!

Balla: Berishën do e heqim nga Parlamenti! SHBA e ka thënë qartë për çfarë akuzohet, SPAK kërkon ende prova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Afatet e paraburgimit në lupë! Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

January 14, 2026
SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

January 14, 2026
“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

January 14, 2026
2 vite nga vrasja e Liridonës, krimi u porosit për 30 mijë euro!/ Familjarët mesazh prekës: Nuk mësohemi dot me mungesën tënde!..

Apeli në Kosovë ul dënimin për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

January 14, 2026
Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

Preken edhe Shqipëria & Kosova? Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Pronari qëllon për vdekje grabitësin 37-vjeçar, shokët e lanë të vetëm para derës së spitalit dhe…

January 14, 2026
Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

January 14, 2026
Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

January 14, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

DETAJE / Mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, të pranishëm do jenë edhe ministrat

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In