• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu për kandidatin për në KLGJ, ja konstatimet e KPK për gjyqtarin Faqolli

by A R
23/07/2018 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli është i pranishëm sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për procesin e Vettingut. Trupi gjykues që do të kryejë rivlerësimin e tij përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo.

Faqolli bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003-2010.

Sipas KPK: ILDKPKI ka dorezuar nje raport ku konstaton se ka kryer deklarim te sakte, ka burime te ligjshme, nuk ka fshehje pasurie dhe ka kryer deklarim te sakte. Jane marre ne konsiderate edhe theniet e nje deshmitari. Te trualli me siperfaqe 32 m2 ne Librazhd eshte ndertuar nje bodrum nje lokal dhe nje banese, ka mosperputhje midis lejes dhe aktit te kolaudimit, ne aktin e kolaudimit shenohej vlera prej 2,7 milione lekesh e ketij objekti, ndersa ne 2017 ne dokumentet e vetingut gjyqtari e ka deklaruar kete pasuri ne vleren e 3 milion lekeve.

***

Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtarit Astrit Faqolli, si kanë ndryshuar të ardhurat e tij për 14 vite

Në vitin 2010, Faqolli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 e ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Astrit Faqolli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Astrit Faqolli zotëronte një pasuri prej 2.5 milionë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Faqolli është rritur mbi 3 herë, duke kapur vlerën e 9.3 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore me një vlerë prej rreth 8.3 milionë lekësh. Sipas deklaratave periodike të dorëzuara në ILDKPKI, ai zotëron një apartament në Tiranë dhe një objekt me funksion lokal dhe banesë në Librazhd. Në fund të vitit 2017, ai zotëron gjithashtu likujditete në bankë në vlerën e 322 mijë lekëve dhe automjet në vlerën e rreth 700 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Astrit Faqolli për periudhën 2003-2017 kapin vlerën e 29.8 milionë lekëve. 66 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij, 28 për qind pagën e bashkëshortes dhe 5 për qind të ardhurat nga qeraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej deklaratave nuk rezulton me probleme.

BIRN ka evidentuar si “flamur të kuq” faktin që gjyqtari Astrit Faqolli ka marrë hua te të afërmit në shumat 10 mijë euro në vitin 2006 dhe 1 milion lekë në vitin 2011. Të dyja huatë janë shlyer plotësisht deri në fund të vitit 2017.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Next Post
Vidhnin çfarë u dilte para, shkatërrohet banda që tmerronte Dibrën

Vidhnin çfarë u dilte para, shkatërrohet banda që tmerronte Dibrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do dëshmojë Rama për ‘Partizanin’? Përgjigjet Taulant Balla

A do dëshmojë Rama për ‘Partizanin’? Përgjigjet Taulant Balla

April 30, 2026
Caktohet data e zgjedhjeve në Kosovë

Caktohet data e zgjedhjeve në Kosovë

April 30, 2026
U pyet në gjyqin për ‘Partizanin’, Balla: Shpresoj të thirrem si dëshmitar dhe për hetimin për ’21 Janarin’

U pyet në gjyqin për ‘Partizanin’, Balla: Shpresoj të thirrem si dëshmitar dhe për hetimin për ’21 Janarin’

April 30, 2026
Bisedimet SHBA-Iran të bllokuara/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën

Lufta në Iran/ SHBA mund të rinisë sulmet, skenarët në tryezën e Trump

April 30, 2026
Partizani shkarkon trajnerin Oltijon Kërnaja

Partizani shkarkon trajnerin Oltijon Kërnaja

April 30, 2026
Përplasje për panelet fotovoltaike/ Ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, efektivët pengojnë hyrjen e banorëve në sallë

Përplasje për panelet fotovoltaike/ Ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, efektivët pengojnë hyrjen e banorëve në sallë

April 30, 2026
Ferit Hoxha me homologët nga Austria, Çekia dhe Sllovakia: Mbështetje e fortë për rrugën europiane të Shqipërisë

Ferit Hoxha me homologët nga Austria, Çekia dhe Sllovakia: Mbështetje e fortë për rrugën europiane të Shqipërisë

April 30, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Aplikimi nuk u pranua në seli, Kokalari publikon letrën e kandidimit: PD ka futur kritere të reja, janë antikushtetuese! U firmosën nga Vokshi

April 30, 2026
Çmimi i naftës arrin më shumë se 126 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga viti 2022

Çmimi i naftës arrin më shumë se 126 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga viti 2022

April 30, 2026
Dorëzoi dosjen e kandidimit për kreun e PD, mjekja: Nëse demokratëve u intereson një figurë e papërlyer, të më votojnë

Dorëzoi dosjen e kandidimit për kreun e PD, mjekja: Nëse demokratëve u intereson një figurë e papërlyer, të më votojnë

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In