• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu/ “O jetën, o punën”, KPA shqyrton pensionin e parakohshëm të ish-prokurorit të Tiranës! KPK pezulloi procesin pa vendim

by Java News
12/06/2023 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i udhëhequr nga gjyqtarja Albana Shtylla, mbajti të hënën në mëngjes seancën dëgjimore publike me ish-prokurorin e Tiranës, Besnik Cengu.

Procesi i vetingut kundër Cengut u ndërpre pa vendimin në mars 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas daljes në pension të parakohshëm të subjektit të rivlerësimit dhe humbjes nga ana e tij të statusit të magjistratit.

Bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, Komisionerja Publike Irena Nino e ankimoj vendimin e KPK-së duke i kërkuar Kolegjit ta ndryshojë dhe të vendosë, veç ndërprerjes së vetingut për Cengun dhe ndalimin për tu rikthyer në sistemin e drejtësisë brenda një periudhe 15 vjeçare.

Ankimi ndaj Cengut në KPA po dëgjohet nga një trupë që përveç Albana Shtyllës, përfshin gjyqtaren Natasha Mulaj si relatore, si dhe gjyqtarët Sokol Çomo, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz si anëtarë.

Besnik Cengu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Ai punoi prej vitit 2005 deri në nëntor të vitit 2012 si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sipas Komisioneres se Publike, Irena Nino vendimi i marrë nga KPK me shumicë votash me 3 mars 2023, për pezullimin e procesit të rivlerësimit kalimatar ndaj Cengut, ka ardhur si rrjedhojë e interpretimit të gabuar të ligjit.

Në parashtrimet e saj, Nino i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të KPK-së për subjektin e rivlerësimit dhe të sanksionjë ndalimin e pëfshirjes së tij për një periudhë 15-vjeçare në sistemin e drejtësisë.

Ish-prokurori Cengu është 63-vjeç dhe në vitin 2012 ka pësuar një atak kardiak që i ka sjellë probleme dhe pasoja serioze për shëndetin. Gjëndja e tij shëndetësore ka ardhur duke u përkeqësuar dhë në vitin 2022, ndërsa ndaj tij zhvillojhej procesi i vetingut, i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP ta nxirrte në pension të parakohshëm.

Sipas nenit 27 të ligjit Nr.96 të vitit 2016 “Për statusin e gjyqtarëvë dhe prokurorëve”, magjistratët kanë të drejtë të dalin në pension të parakohshëm kur mbushin 60 vjeç dhe kanë ushtruar funksionin për 30 vjet, si dhe kur magjistrati nuk është në gjendje të ushtrojë funksionin e tij, për shkak të sëmundjes, të vërtetuar nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë në punë.

Cengu i tha KPA-së se ai përmbushte të dyja kushtet për dalje të pesion të parakohshëm. Ish-prokuori nënvizoi se dalja e tij në pension nuk mund të konsiderohej si dorëheqje nga sistemi i djretësisë dhe as refuzim i statusit të magjistratit. Cengu arsyetoi se si rrjedhojë ai nuk mund të penalizoihej me sanksione për ushtrimin e një të drejte që e parashikon ligji.

Ish-prokurori i Tiranës e cilësoi ankimin e Komisionerit Publik si të pabazuar në ligj dhe në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore.

“Unë kam statusin e pensionistit dhe jo të magjistratit,” tha ai.

Ish-prokurori bëri një kronologji të gjatë të problemeve të tij shëndetësore dhe nënvizoi se deri sa e kishte mbajtur statusin i ishte përgjigjur në mnëyrë korrekte kërkesave të institucioneve të vetingut dhe hetimit administrativ të KPK-së, edhe pse kishte qenë i shtruar në spital. Ai nënvizoi se isuficenca kardiake ja kishte bërë të pamundur ushtrimin e detyrës.

“Nuk e kam refuzuar detyrën, po kam qenë në pamundësi,” tha ish-magjistrati – në dukje i fyer nga ankimi i Komisionerit Publik, ndësa shtoi se kishte qenë i detyruar të zgjidhte ‘o jetën, o punën.”/BIRN

Next Post
Emri/ Humbje e madhe për kinematografinë botërore, ndërron jetë aktori i njohur

Emri/ Humbje e madhe për kinematografinë botërore, ndërron jetë aktori i njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com