• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu/ Nga implikimi në videoskandalin e Metës deri te pushimi i dosjes së Bashës për lobimin rus, shkarkohet përfundimisht gjyqtarja Shpresa Beçaj

by Java News
01/12/2022 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtarja Shpresa Beçaj ka mbetur jashtë sistemit të drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionin e Pavararur të Kualifikimit (KPK), që e shkarkoi në vendimin e e 3 korrikut për shkak të problemeve të pasurisë dhe figurës.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 270, datë 03.07.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 270, datë 03.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 01.12.2022”, thuhet në vendim.

Emri i gjyqtares Shpresa Beçaj lidhet me disa çështje të rëndësishme, si  nga implikimi në videoskandalin e Metës deri tek pushimi i dosjes së Bashës për lobimin rus.

Po kush është Shpresa Beçaj, çështjet për të cilat është përfolur, karriera dhe vendimet më të bujshme?
Zonja Beçaj ka lindur në Kukës dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1983. Me mbarimin e fakultetit është emëruar fillimisht kryesekretare në Gjykatën e Gramshit dhe më pas këshilltare në këtë gjykatë. Në 1987 është emëruar gjyqtare në Gramsh dhe më vitin 1990 gjyqtare në Tiranë. Në vitin 1994 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa 10 vite më vonë, në 2004, është emëruar me dekret të Bamir Topit kryetare e Gjykatës së Lartë.

Ndërkaq, emri i Shpesa Beçajt u përmend në një kontekst komprometues nga Ilir Meta në videoskandalin në zyrën e Dritan Priftit, publikuar në vitin 2011, duke tronditur opinionin publik dhe bërë bujë edhe në arenën ndërkombëtare. Në atë kohë Meta ishte ministër i Jashtëm në qeverinë e Sali Berishës, ndërsa Prifti ministër Ekonomie, i propozuar nga Meta. Duke folur për pazare koncesionesh, emërimesh dhe interesash të ndryshëm, Meta i thotë Priftit se i ka punën mirë me Shpresa Beçajn, pasi i ka emëruar vajzën si diplomate në Austri.

“Absolutisht po, apeli është i formës së prerë, t’i mund ta zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në ambasadë”, thotë Meta, duke i kërkuar Priftit të vepronte për një koncesion, në videon e njohur si  “blloku i zi” apo “7 përqindëshi”. Dhe e vërteta ishte se vajza e zonjës Beçaj ishte emëruar diplomate në Austri. Ajo u zëvendësua në këtë post një vit më vonë, pra në 2012.

Në zgjedhjet e 2017, vajza e Shpresa Beçajt, Selvi Beçaj, u kandidua nga LSI, me në krye Metën, në Kukës për deputete, por nuk rezultoi fituese.

Gjatë vitit 2012, Gjykata e Lartë shpalli Metën të pafajshëm, duke rrëzuar akuzat e prokurorisë, e cila kërkoi dy vite burg për Metën, për korrupsion aktiv. Beçaj nuk ishte pjesë e trupit gjykues, por kryetare e gjykatës. Kundër pafajësisë së Metës votoi vetëm Ardian Dvorani, i vetmi që i shpëtoi Vetingut, dhe që është vënë në shënjestër të sulmeve nga Meta dhe Berisha.

Zonjës Beçaj i mbaroi mandati në vitin 2013, por KLD me në krye Bujar Nishanin refuzoi ta kthente në drejtësi, si gjyqtare e Apelit, siç e parashikonte ligji. Beçaj fitoi përballjet gjyqësore me KLD. Në maji të vitit 2018, KLD, tashmë me në krye Ilir Metën, e ktheu zonjën Beçaj gjyqtare e Apelit në Tiranë.

Disa ditë më parë, Shpresa Beçaj ishte pjesë një turpe gjykuese në Apel, e cila la në fuqi vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku, për mbylljen e dosjes së Lulzim Bashës për lobimin rus. Dy anëtarët e tjerë ishin Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa. Treshja ‘vulosi’ dosjen e lobimit, duke pushuar akuzën ndaj Lulzim Bashës, lidhur me pretendimet e prokurorisë për falsifikimin e dokumenteve në rastin e mosdeklarimit të 675 mijë dollarëve që kompania amerikane Muzin Capitol Partners kishte pohuar se kishte marrë për aktivitetet në favor të Partisë Demokratike. Pyetja se ku i ka marrë PD 675 mijë dollarë dhe pse nuk i ka deklaruar në KQZ sipas ligjit, ka mbetur pa përgjigje nga drejtësia./shqiptarja.com/m.j

Next Post

Si po përgatit Berisha, “pafajësinë” për dështimin e 6 Dhjetorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com