• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vettingu në politikë, projekt që kërkon vullnet, mbështetje dhe burime njerëzore”

by A R
25/11/2021 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha sheh si zgjidhjen e fundit të pandëshkueshmërisë Vettingun politik. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Basha tha se në këtë mënyrë i vihet në ndihmë edhe institucioneve të drejtësisë. Sipas Bashës, Vettingu në politikë nuk është punë shtesë, por mision që kërkon vullnet nga politika, drejtësia dhe shoqëria.

Lulzim Basha: Është korrupsioni që lejon që paketat fiskale dhe buxheti të bëhen në mënyrë jo transparente dhe në mungesë totale të konsultimit me qytetarët dhe me  grupet e interesit. Është korrupsioni që lejon që qeveria që merr borxhin më të madh në tre dekada, qeveria që rrit taksat më shumë se të gjitha parardhëset, qysh prej kohës që regjistrat e shtetit mbaheshin në osmanllisht, të jetë mospërfillëse ndaj kërkesave dhe nevojave elementare  të qytetarëve dhe sipërmarrjeve, dhe të  kujdeset vetëm për  veten e vet dhe për klientët e vet.  Është korrupsioni që pengon investimet e huaja të vijnë në Shqipëri në nivele të ngjashme me ato të rajonit. Është korrupsioni o i marrë, do të thoja për të perifrazuar Bill Clinton, kur në shtetin më demokratik të botës, me ekuilibrat e pushtetit të konsoliduar nga njerëz të fortë dhe ligje të forta, kishte vendosur theksin e programit të tij tek ekonomia.

Ne e kemi të qartë që problemi numër një është korrupsioni. Ne kemi propozuar edhe zgjidhjet me të cilën kërkojmë t’i vijmë në ndihmë institucioneve të paralizuara të drejtësisë, për të nisur misionin për të cilin ato u krijuan dhe për të cilin u mbështetën bujarisht nga taksapaguesit e vendeve europiane dhe SHBA, e tani po aq bujarisht nga taksapaguesit e varfër shqiptarë, ata që paguajnë me paga të majme në mënyrë që ti japin fund pandëshkueshmërisë.

Zgjidhja që ne kemi ofruar është vettingu në politikë. Sigurisht është një projekt që kërkon vullnet, mbështetje dhe burime njerëzore, por ky projekt nuk është një punë shtesë. Është një mision, një angazhim kombëtar që kërkon vullnet, nga politika, nga drejtësia dhe nga shoqëria. Një angazhim madhor, ndoshta më madhori në këto 30 vite pluralizm që do të shënojë ndarjen përfundimtare me politikanët e inkriminuar dhe të korruptuar. Por, sidoqoftë, për shqiptarët që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë në nivelet e larta, që janë lodhur së paguari faturat e korrupsionit 30 vjeçar të politikanëve që kanë abuzuar me pushtetin e tyre, të qytetarëve  që janë varfëruar duke paguar dëmet e prodhuara nga politikanët e papërgjegjshëm, vettingu në politikë përfaqëson shpagimin e merituar për kohën e humbur dhe për vonesën shqiptare në ngushtimin e distancës që na ndan nga Europa. Si dhe mjetin për t’iu përgjigjur jo me retorikë, por me një qëndrim kurajoz, moral, ballëlart dhe të drejtpërdrejtë vullnetit të shumicës së tyre për të pasur një politikë të pastër, që u shërben qytetarëve dhe çliron potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë.

/a.r

Next Post
Vrasja e Mateos 8-vjeçar, dëshmon në polici gruaja e dyshuar se ka dijeni për ngjarjen

Vrasja e Mateos 8-vjeçar, dëshmon në polici gruaja e dyshuar se ka dijeni për ngjarjen

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Ti vrases i 4 qytetareve te pafajshem.Bandit

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In