• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu në politikë, PD: E miratojmë në tetor nëse ka vullnet!

by Java News
10/09/2018 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Partinë Demokratike, propozimi i saj për vetting në politikë mund të miratohet më 18 tetor, nëse nuk do të mungojë vullneti i maxhorancës. Procedura parlamentare parashikon që:

1. Kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë Kuvendin për nismën më 13 Shtator, e cila është seanca e parë pas depozitimit të nismës më 7 Shtator. Amendamenti kushtetues futet menjëherë në programin e punës së Kuvendit.

2. Nisma shqyrtohet në mbledhjen e përbashkët të hapur për publikun mes Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislacionin dy javë nga data e depozitimit, jo më vonë se 21 Shtator. Mbledhja i paraqet seancës raportin e hartuar nga relatorët.

3. Seanca plenare për miratimin e amendamenteve kushtetuese thirret jo më vonë se tre javë nga paraqitja e raportit.

Burime nga selia blu thanë për Balkanweb se respektimi i këtyre afateve pa zvarritje do t’u japë mundësi shqiptarëve që brenda datës 18 Tetor 2018 të shohin vullnetin e palëve për miratimin ose jo të vettingut në politikë.

“Amendamenti kushtetutes i propozuar nga opozita është i njëjtë me atë të miratuar për gjyqtarët dhe prokurorët. Njësoj si për ta, nëse verifikohet se kanë lidhje me krimin apo nuk justifikojnë pasurinë, mandati i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë ndërpritet menjëherë. Deri tani nuk ka ndonjë sinjal domethënës nga maxhoranca. Kuvendi, ndryshe nga sa vepron me çdo projektligj tjetër, ende nuk e ka publikuar në faqen e tij zyrtare propozimin e opozitës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të njihen me të. Nga ana tjetër, Kryeministri dhe përfaqësues të maxhorancës, nuk kanë bërë asnjë koment, që pas depozitimit të amendamentit nga opozita. A tregon heshtja e qeverisë pranim të vettingut siç e ka propozuar PD, mosdakordësi, përgatitje për ta vonuar apo për ta dështuar propozimin e opozitës për vetting të politikës? Opsionet janë të gjitha mbi tryezën e Edi Ramës. Koha është një sfidë tjetër për Kryeministrin, pasi Partia Demokratike dhe opozita kanë kërkuar miratimin e amendamentit kushtetues pa asnjë vonesë, duke e vlerësuar emergjencë kombëtare shkëputjen e lidhjes së krimit të organizuar me qeverisjen e vendit.”

ma.me

Next Post
Blofi i deputetes demokrate, sulmon shëndetësinë me foto nga vende të tjera

Blofi i deputetes demokrate, sulmon shëndetësinë me foto nga vende të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In