• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu në polici, Shqipëria pritet të marrë shembull modelin gjeorgjian

by A R
17/09/2017 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronat, pastërtia e figurës që nënkupton verifikimin e zyrtarëve të policisë, nëse kanë apo jo lidhje me krimin, si dhe profesionalizmi i tyre, do të jenë tre pikat kyçe të vettingut në policinë e shtetit.

Është kjo arsyeja që pas urdhrit të firmosur, e diela e gjeti në punë Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Por cilat janë procedurat që do të ndiqen për të realizuar vettingun në polici?

Një grup paraprak prej pesë anëtarësh, që  pritet të formohet javën që vjen dhe që do të monitorohet nga ndërkombëtarët, ka kohë deri në muajin tetor për të analizuar problemet më të mëdha në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë, grupi i dytë që do ketë karakter më teknik, gjer  në fund të nëntorit, duhet të përgatisë formatin ligjor të cilit do t’i referohet vettingu në Policinë e Shtetit.

Por ndërsa vettingu në polici ka synim të kontrollojë pasuritë e zyrtarëve të policisë, deri tek policët e thjeshtë, e rëndësishme do të jetë po ashtu edhe kontrolli i pastërtisë së figurës dhe për këtë pritet që të rishikohen të gjitha informacionet e  përcjella në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe ankesave, jo vetëm për policët por edhe për efektivët e Gardës së Republikës.

Top Channel mësoi nga burime të sigurta, se një nga modelet më të diskutueshme, që ka rezultuar i suksesshëm, është modeli i ish republikës sovjetike, Gjeorgjisë, që përfshiu nga 2006 deri në 2009-ën, policinë gjeorgjiane, e cila pas një studimi të atëhershëm, rezultoi se kishte paga të ulëta dhe kjo ishte një nga arsyet përse kriminelë edhe të botës së narko-trafikut, ia kishin dalë mbanë të blinin sektorë të rëndësishëm të policisë gjeorgjiane.

Studimi i atëhershëm ekspozoi çështjen e korrupsionit në polici, deri në policinë rrugore, për të cilët rezultoi se ishte e pamundur të udhëtoje disa kilometra, pa të kërkuar lekë në rrugë. Pritet që ky model, më i diskutuari për momentin, të kopjohet fillimisht, ende pa ngritur strukturën e vettingut në policinë shqiptare.

Burimet thonë se po analizohet dhe do të dilet me një konkluzion, për të kuptuar se si përmes vendimeve gjyqësore të Gjykatës Administrative, disa zyrtarë policie fituan grada sipas pozicionit të punës, edhe pse ligji i policisë së shtetit thotë se grada merret përmes konkurrimit dhe vjetërsisë në punë.

Por derisa drafti për vetting në polici të jetë gati, që parashikohet të ndodhë në muajin dhjetor 2017,  do të analizohen  masat e marra ndaj zyrtarëve dhe policëve, për të kuptuar se për çfarë shkeljesh janë paralajmëruar më së shumti. /b.d

Next Post
Uji i orizit, sekreti i flokëve të mëndafshtë (RECETA)

Uji i orizit, sekreti i flokëve të mëndafshtë (RECETA)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëkundje toke në Elbasan, tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

Lëkundje toke në Elbasan, tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

August 2, 2026
Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit, niset drejt Tiranës për autopsi

Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit, niset drejt Tiranës për autopsi

August 2, 2026
Dy orë në këmbë për të shuar flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në malin e Vinës, Gramsh

Dy orë në këmbë për të shuar flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në malin e Vinës, Gramsh

August 2, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Tri pyetje (…në fakt, vetëm një një)

August 2, 2026
“Nuk do e lejojmë”, Irani mohon marrëveshjen për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

“Nuk do e lejojmë”, Irani mohon marrëveshjen për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 2, 2026
Kryeministri Rama: Nis restaurimi i filmit ikonik “Dimri i Fundit”

Kryeministri Rama: Nis restaurimi i filmit ikonik “Dimri i Fundit”

August 2, 2026
Vlora më “e kripur” këtë sezon turistik! Dyfishohen çmimet, banorët kërkojnë ndërhyrje

Vlora më “e kripur” këtë sezon turistik! Dyfishohen çmimet, banorët kërkojnë ndërhyrje

August 2, 2026
Dekretoi huanë 302 mln dollarë, Bardhi akuzon Presidentin Begaj: Zgjodhi të jetë noter i mazhorancës socialiste

Dekretoi huanë 302 mln dollarë, Bardhi akuzon Presidentin Begaj: Zgjodhi të jetë noter i mazhorancës socialiste

August 2, 2026
Disa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm! Tribunë të vegjël që s’dinë çfarë thonë

Disa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm! Tribunë të vegjël që s’dinë çfarë thonë

August 2, 2026
Bllokohet lëvizja në kufirin Mali i Zi-Kroaci, banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët që janë në pritje, mes tyre edhe shqiptarë

Bllokohet lëvizja në kufirin Mali i Zi-Kroaci, banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët që janë në pritje, mes tyre edhe shqiptarë

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com