• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu në polici, 12 drejtorëve do t’u kontrollohen numrat personalë të telefonave

by A R
07/11/2017 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gati hapja e tabulateve telefonike për 12 drejtorë policie të qarqeve në 4 vitet e fundit dhe për 170 shefa sektorësh
Lufta kundër korrupsionit në kupolën dhe strukturat e Policisë së Shtetit të çdo niveli, ka nisur me një proces “filtri”, ndaj komunikimit që drejtues sektorësh në ministri, drejtues policie në qarqe dhe drejtues në komisariatet e rretheve, kanë bërë kanë bërë gjatë ushtrimit të detyrës nëpërmjet telefonisë celulare!
Sipas informacionit që i ka ardhur gazetës “Telegraf”, thuhet se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, në bashkëveprim me shërbimet e specializuara të hetimit ndërkombëtar që kanë marrë përsipër realizimin e “Veting”-ut në Shqipëri, nisur prej akuzave dhe fakteve të shumta për përfshirje të krerëve të policisë si bashkëpunëtor në botën e krimit e sidomos të kultivim-trafikut të drogës, ka urdhëruar zbardhjen e tablateve telefonike të drejtuesve policor të 4 viteve të fundit!
Ky operacion, synon të zbulojë “profilin” e drejtuesve dhe ish-drejtuesve të policisë, për të cilët ka informacione dhe dyshime të motivuara, për lidhje me eksponentë dhe grupe kriminale të skeduar për aktivitete me trafiqet, krimin ekonomik-financiar e deri krimin njerëzor! bazë e këtij hetimi janë lidhjet e drejtuesve të policisë në qarqe e rrethe, me kultivuesit dhe trafikantët e drogës, gjë e cila është denoncuar shpesh edhe nga “Telegraf” dhe që sipas akuzave nga Italia, rezulton se bandat e kultivimit dhe trafikimit të drogës, kishin futur në “thes” edhe vetë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, tashmë të futur nën hetim! Shërbimet hetimore e policore italiane dhe ato ndërkombëtare, jo vetëm kanë kapur sasi të mëdha droge të prodhuara e të nisura nga Shqipëria, por edhe kanë dhënë alarmin për mbështetje të këtij trafiku, prej krerëve të policive lokale në Shqipëri.
Nisur prej informacioneve të grumbulluara nga grupi i punës i ngritur prej ministrit Xhafaj dhe prej informacioneve që janë dhënë nga të arrestuarit, u diktua hapja e tablateve telefonike për 12 drejtorë policie të qarqeve që kanë qenë në detyrë në 4 vitet e fundit, filtri ndaj të cilave do të vërtetoj dyshimet dhe informacionet që disponohen.
Filtri ndaj tabulateve do të behet për numrat celular zyrtar të tyre, por edhe për numrat personal. Po kështu, hapja e tabulateve do të bëhet edhe për 40 shefa sektorësh në ministrinë Brendshme, për 57 shefa komisariatesh policie të rretheve dhe për 73 shefa sektorësh që kanë pasur detyrë organizimin e aksioneve anti-drogë dhe drejtimin e tyre, me qëllim për të zbuluar nëse kanë pasur lidhje me bllokimin, anulimin dhe dështimin e aksioneve për shkak të bashkëpunimit me bosët e drogës, por edhe për veprimtari ne lidhje me të tjerë profile krimesh! /b.d

Next Post
Dembele do të jetë i gatshëm për “El Clasico”

Dembele do të jetë i gatshëm për “El Clasico”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

(EMRAT) Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgut Durrës/ Drejtoria e Burgjeve: Nuk u ndoq protokolli!

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, eksperti: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë…

January 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026

January 14, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

January 14, 2026
PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

January 14, 2026
Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

January 14, 2026
“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

January 14, 2026
Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

January 14, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

“Ju pres te 313-a për sqarime”/ Ilir Meta zbulon pasurinë e tij nga qelia: Të ardhurat e mia nga 1995 deri në 2023 janë…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Dyshime se Altin Ndoci ndodhet në Tiranë/ Policia “mësyn” në banesën e tij në Yzberisht

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In