• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu ndez motorët, kryegjyqtari i Sarandës kalon sot në “sitë”

by Java News
04/01/2019 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela rihapi sot procesin e vetingut për vitin 2019.

Trupa gjykuese që kryen vetingun për Çelën përbëhet nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo.

Alltun Çela e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1995. Ai drejton Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë pozicion edhe në vitin 2014.

Në vitin 2016, emri i Alltun Çelës u lakua në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një çështje pronash nga kolegu i tij Rasim Doda, ndërsa ky i fundit po gjykohej për korrupsion. Doda u dënua në shkallë të parë, por Apeli e rrëzoi vendimin.

Pasuria e analizuar nga Reporter.al

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  BIRN ka publikuar skedën e ndryshimit të pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Alltun Çela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. 

                 (Skeda e pasurisë së deklaruar e kryetarit të Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela për vitet 2003-2017)

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të  pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe  Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për  qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve  që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Çela zotëronte  pasuri me vlerë 3.2 milionë lekë në vitin 2003. Sipas deklaratës së tij  të parë të dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe  Kontrollit të Pasurive, Çela zotëronte një shtëpi të dhuruar nga  prindërit dhe një apartament, rreth 17 mijë metra katrorë pemishte dhe  ishte bashkëpronar i një magazine.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Çela është  gjashtëfishuar, duke kapur vlerën e 21 milionë lekëve. Pasuritë e  paluajtshme përbëjnë zërin kryesor në pasurinë e kryegjyqtarit të  Sarandës me vlerë 11 milionë lekë. Ai zotëron gjithashtu familjarisht  8.2 milionë lekë likujditete bankare, 1.2 milionë kursime në cash si dhe  automjet me vlerë rreth 600 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.9 milionë  lekë. Rreth 77% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni dhe  pagën e familjarëve, 10% të ardhura nga qiraja dhe 6.4% e të ardhurave  totale kanë si burim sipërfaqen e tokës pemishte.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve  dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të  deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë  kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik rezulton se 2 nga 14  deklaratat e analizuara rezultojnë me diferenca negative mes të  ardhurave dhe aseteve neto.

Kryetari i Gjykatës së Sarandës nuk arrin të justifikojë 180 mijë  lekë në vitin 2004 dhe 1.4 milionë lekë në vitin 2010. Diferenca  negative e vitit 2004 shpjegohet megjithatë me faktin që subjekti nuk ka  deklaruar të ardhura nga paga për këtë vit.

BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamuj të kuq” dy hua të marra  nga Çela me vlerë 3.5 milionë dhe 2 milionë lekë në vitet 2013 dhe 2016.  Në fund të vitit 2017, gjyqtari kishte detyrim të pakthyer rreth 1.2  milionë lekë.

BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamuj të kuq” deklarimin e Çelës  se kishte përfituar me vendim të Këshillit Bashkiak një shesh ndërtimi  prej 400 metrash në Sarandë. Ai deklaron se e kishte marrë në dorëzim  këtë truall pa e kryer ende blerjen, ndërkohë që është e paqartë se  çfarë ka ndodhur më vonë me këtë pronë.

Në vitin 2004, Çela ka deklaruar gjithashtu se kishte ndërtuar një  shtesë kati mbi shtëpinë ekzistuese, pasi kishte marrë një leje  ndërtimi. Por shtesa nuk është regjistruar deri në vitin 2015, kur  gjyqtari Çela bën një deklarim të ri se e kishte fituar pronësinë përmes  një gjyqi të hapur në Gjykatën e Sarandës përmes parashkrimit fitues.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara  nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e  subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një  formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

a.cupaj

Next Post
Hapet merkato e dimrit, ja kush afrohet dhe largohet nga klubet e Kategorisë Superiore

Pse Borgesi e urrente futbollin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In