• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Borgesi e urrente futbollin?

by Java News
04/01/2019 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shaj Mathew/

Në pamje të parë, neveria e shkrimtarit argjentinas përkundrejt “lojës së bukur”, duket se pasqyron qëndrimin e urrejtësit tipik të futbollit të sotëm, për të cilin sloganet janë shndërruar gati në një refren:futbolli është i mërzitshëm; rezultati varet nga shumë faktorë; s’i duroj dot simulimet në fushë.

Dhe është e vërtetë: Borges e quante futbollin “estetikisht të shëmtuar”. Ai thoshte:”Futbolli është një nga krimet më të mëdha të Anglisë!”. Dhe me sa duket, ai madje kishte planifikonte një nga leksionet e tij mbi këtë temë, në mënyrë që të përkonte qëllimisht me ndeshjen e parë të Argjentinës në Kupën e Botës 1978.

Por, zhgënjimi i Borges me këtë sport, buronte nga diçka shumë më shqetësuese sesa estetika. Problemi i tij ishte me kulturën e fansave të futbollit, të cilin e lidhi me llojin e mbështetjes së verbër popullore, që mbështeste drejtuesit e lëvizjeve politike më të tmerrshme të shekullit XX-të.

Gjatë jetës së tij, ai pa elementë të fashizmit, peronizmit dhe madje edhe antisemitizmit, të shfaqeshin në sferën politike argjentinase, kështu që dyshimi i tij i madh ndaj lëvizjeve politike dhe kulturës masive popullore – kulmi i të cilës në Argjentinë është futbolli – ka shumë kuptim. “Në futboll ekziston një ide e supremacisë, e pushtetit, që mua më duket e tmerrshme”- shkroi ai në një rast. Borges e kundërshtoi dogmatizmin në çdo lloj shfaqje apo forme.

Kështu, ai ishte natyrshëm dyshues ndaj përkushtimit të verbër që bashkatdhetarët e tij kishin ndaj çdo doktrine apo religjioni, madje edhe ndaj kombëtares së tyre të dashur Albiceleste. Futbolli, është i lidhur pazgjidhshmërisht me nacionalizmin, ishte një nga kundërshtimet e tjera të Borgesit ndaj këtij sporti.

“Nacionalizmi lejon afrmimin, dhe çdo doktrinë që hedh poshtë dyshimin, negacionin, është një formë fanatizmi dhe marrëzie”- thoshte ai . Ekipet kombëtare, gjenerojnë “zjarrin’ nacionalist, duke krijuar mundësinë për formimin e një qeverie të paskrupullt  që përdor një yll të futbollit si një zëdhënës për të legjitimuar veten.

Në fakt, pikërisht kjo ndodhi me një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit:Pele. “Edhe pse qeveria e tij arriti deri tek disidentët politikë, ajo prodhoi një poster gjigand të Peles, të shoqëruar me sloganin ‘Ninguém mais segura este país’:Askush s’mund të ndalojë tani këtë vend!”- shkruan Dejv Zirin në libër i ri “Vallja e Brazilit me Djallin”.

Qeveritë, si p.sh diktatura ushtarake braziliane në të cilin luajti Pele, mund të përfitojnë nga lidhja që tifozët kanë me ekipet e tyre kombëtare, për të forcuar mbështetjen popullore, dhe kjo është ajo që i druhej apo edhe neveriste Borgesi.

Tregimi i tij i shkurtër , “Esse Est Percipi” (që në latinisht do të thotë “Të jesh, do të thotë të perceptohesh”), mund të shpjegojë gjithashtu urrejtjen e tij për futbollin. Nësë shfleton pak histori, mund të zbulosh se futbolli në Argjentinë pushoi në një moment së qëni një sport, dhe hyri në sferën e spektaklit.

Në këtë univers imagjinar, përfaqësimi i sportit ka zëvendësuar sportin aktual. “Këto sporte nuk ekzistojnë jashtë studiove televizive dhe redaksive të gazetave”- thotë një president i një klubi futbolli. Futbolli frymëzon një fanatizëm aq të thellë, sa që mbështetësit do të ndjekin ndeshjet jo-ekzistente në televizione dhe radio pa pyetur një gjë:Stadiumet kanë kohë që janë të dënuara, dhe po rrënohen. Në ditët e sotme, gjithçka është shfaqet në televizion dhe radio. Ndjesia ekzaltuese e sportistit , a nuk ju ka bërë ndonjëherë të dyshoni se gjithçka është një trillim? Hera e fundit që një ndeshje e vërtetë futbolli u zhvillua në Buenos Aires, ishte më 24 qershor 1937.

Që nga ai moment, futbolli, së bashku me tërë gamën e sporteve, i përket zhanrit të dramës, të aktruar nga një njeri i vetëm në një kabinë, ose nga aktorë që shtirren para kamerave televizive.

Kjo histori shkon nga shqetësimi i Borgesit me lëvizjet masive:”Esse Est Percipi” akuzon median për pjesëmarrje në krijimin e një kulture masive që himnizon futbollin, dhe për rrjedhojë krijon hapësirë për demagogjinë dhe manipulimin.

Sipas Borgesit, njerëzit ndjejnë nevojën t’i përkasin një plani të madh universal, diçkaje më të madhe se vetja. Feja e bën atë për disa njerëz, futbolli për disa të tjerë. Personazhet në korpusin Borgesian, ballafaqohen shpesh me këtë dëshirë, duke u rikthyer tek ideologjitë ose lëvizjet me efekte katastrofike:Rrëfimtari i historisë “Deutsches Requiem” bëhet nazist, ndërsa në “Lotaria në Babiloni” dhe “Kongresi”, “organizime të vogla, në dukje të parrezikshme, transformohen shpejt në burokraci të mëdha, totalitare, të cilat nisin ndëshkimin fizik të njerëzve, ose djegin libra”.

Ne duam të bëhemi aq shumë pjesë e diçkaje më të madhe, sa që e verbojmë veten me të metat që zhvillohen në këto plane të mëdha – ose të metat që ishin të natyrshme për ta gjatë gjithë kohës. E megjithatë, siç na kujton tregimtari i “Kongresi”, joshja e këtyre tregimeve të mëdha flet shpesh shumë:Ajo që ka realisht rëndësi, është të kesh ndjerë që plani ynë, me të cilin dikur jemi tallur, të ketë ekzistuar në fshehtësi, dhe ka qenë bota dhe vetja jonë”.

Kjo fjali mund të përshkruajë me saktësi, se si miliona njerëz në botë ndihen rreth futbollit.

“New Republic” – Bota.al

Next Post
Një grua në çatinë e Ballkanit/ Bregu merr sot drejtimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Një grua në çatinë e Ballkanit/ Bregu merr sot drejtimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po goditet demokracia vendore”, kryetarët e bashkive të Rrjetit B40 deklaratë të përbashkët për Veliajn

“Po goditet demokracia vendore”, kryetarët e bashkive të Rrjetit B40 deklaratë të përbashkët për Veliajn

September 14, 2026
Pse Natalie Harp është gjithmonë pranë Trump? Rriten pyetjet dhe polemikat

Pse Natalie Harp është gjithmonë pranë Trump? Rriten pyetjet dhe polemikat

September 14, 2026
“Kam denoncuar kancerin e politikës Ilir Meta”/ Valteri: PS nuk është si opozita që u fsheh në listën e mbyllur si ‘struci’

“Veliaj duhet të lirohet”/ Valteri: Hetimi ka një vit që është mbyllur, Tirana ka nevojë për kryebashkiakun

September 14, 2026
Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

September 14, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Asnjë takim personal”/ Berisha pas kthimit nga SHBA-të: Tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

September 14, 2026
Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

September 14, 2026
Zyrtarët indianë kapen "mat" duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet (VIDEO) -

Zyrtarët indianë kapen mat duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet (VIDEO) –

September 14, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com