• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu me pushime, qytetarët ankesa për të konfirmuarit në detyrë nga KPK

by A R
07/08/2018 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën për 3 javët e ardhshme, vettingu dhe gjyqtarët e prokurorët kanë diçka të përbashkët, që janë pushimet verore. Muaji gusht është pika e takimit të palëve, që gjatë kohe do të marrin energji për sezonin e ri. E kthyer në laboratorin e filtrimit të drejtësisë shqiptare, salla e Pallatit të Kongreseve është mbyllur. Të vetmet dyer të hapura janë zyrat e administratës së KPK-së dhe të Komisionerit Publik, që presin ankesat e qytetarëve.

Përpara se të dorëzojë ankesën kundër dy gjyqtarëve të Apelit, Luan Llapi tregon se shprehja “i duruari, i fituari” i përshtatet më së miri përpjekjeve të tij disavjeçare për drejtësi.

“Kam që në vitin 1996 e deri tani, llogarit 21 vite nëpër gjyqe. Donin të më merrnin shtëpinë, ata që vetëm drejtësi nuk jepnin, por që donin të fitonin vetëm parà”, tha Luan Llapi për Top Channel ankues në KPK.

Por, Luan Llapi duhet të presë ende, derisa të vijë radha e të denoncuarve prej tij. Në sitën e trefishtë, nga muaji mars deri në vijim janë rivlerësuar vetëm 47 gjyqtarë e prokurorë, ndërsa lista e atyre që do t’iu nënshtrohen vettingut është edhe 750 të tjerë.

Deri tani janë konfirmuar në detyrë 27 njerëz të drejtësisë, ndërsa 20 të tjerë u shkarkuan, kryesisht për problemet me pasuri të pajustifikuara, por edhe për lidhjet me njerëz të botës së krimit.

Nga Gjykata Kushteuese u shkarkuan 4 anëtarë dhe u konfirmuan vetëm dy, që në fakt edhe ata janë njëra me mandat të përfunduar dhe kryetari i ankimuar nga ONM-ja.

E ndërsa 8 vëzhguesit ndërkombëtarë u janë drejtuar rezidencave të pushimit me përshtypje të trazuara për drejtësinë tonë, Komisioneri Publik përveçse po shqyrton vendimet e Shkallës së Parë, po mbledh gjithashtu përshtypjet aspak të mira të qytetarëve, jo vetëm ndaj njerëzve të drejtësisë, por edhe ndaj vet vendimeve të KPK-së. Deri tani, në këto zyra janë depozituar 18 ankesa të qytetarëve.

Nga këta, 11 prej ankesave kundërshtojnë konfirmimin në detyrë të disa gjyqtarëve e prokurorëve, të cilët po verifikohen, ashtu sikurse edhe propozimi i ONM-së për të riparë vendimin ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Kjo gjykatë humbi 5 anëtarë, ndërsa ngelen në detyrë 4 të tjerë. Cikloni i vettingut preku edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që ka mbetur tashmë pa kryetarin dhe 4 anëtarë. Ndërsa KLP e KLGJ së bashku humbën 9 kandidatë.

Aty ku e la, vettingu do të rifillojë shqyrtimin e dosjeve prioritare në shtator. Në këtë pikë, gjyqtarët, prokurorët dhe vettingu do të kenë diçka të përbashkët me politikën, që do të çelë sesionin në datën 3 shtator./TCH

Next Post
Politologu amerikan: Uashingtoni nuk e mbështet ndarjen etnike të Kosovës

Politologu amerikan: Uashingtoni nuk e mbështet ndarjen etnike të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In