• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Politologu amerikan: Uashingtoni nuk e mbështet ndarjen etnike të Kosovës

by A R
07/08/2018 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 2017 Prof. Phillips publikoi një raport lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Në të theksohet, që dialogu duhet të përqëndrohet tek rezultati e jo tek procesi. Për DW David L. Phillips thekson: Ndarje në asnjë mënyrë.

Deutsche Welle: Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciç, është duke kërkuar të diskutohen këmbime territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, kurse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke folur për korrigjim kufijsh. Është duke filluar kështu një strategji e re për përmirësimin e dialogut Kosovë- Serbi?
David L. Phillips: Territoret në veri të lumit Ibër në Kosovë janë zënë me forcë dhe me spastrim etnik. Qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë pozicionin e vet. Nuk do të marrë pjesë në bisedime për të bërë legalizimin e kalimit të këtyre territoreve Serbisë. Statusi i territoreve shqiptare në Preshevë dhe pjesë të tjera të Serbisë do të jetë e vetmja që do të përfshihet në korrigjimin e kufijve.

Kombet e Bashkuara e mbështesin dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje.
Vërtet? Kombet e Bashkuara mbështesin dialogun Kosovë- Serbi që nxitet nga Bashkimi Evropian. Dialogu është krijuar për të negociuar masat që duhen marrë për krijimin e besimit dhe adresimin e çështjeve teknike që çojnë në njohjen e Kosovës me kufijtë ekzistues. Deri më sot Serbia nuk i ka luajtur këmbët, po zvarrit zgjidhjet.

Puna e OKB-së nuk është krijimi i vendeve. Ndarja etnike do t’i jepte fund Kosovës si shoqëri multi-etnike. Shumë vetë kanë humbur jetën për parimin e pluralizmit. Prej tij nuk duhet hequr dorë.

Çfarë do të bëjë SHBA?
Shtetet e Bashkuara do të mbështesin pozicionin e qeverisë së Kosovës, pasi kosovarët të kenë diskutuar çështjet dhe të kenë mbërritur në një marrëveshje. Uashingtoni nuk është duke nxitur ndarjen etnike.

Prof.Dr. Wolfgang Petritsch është duke i quajtur idetë e reja “realizëm i ri në Ballkan”.
“Realizëm i ri” do të thotë qndrim tek rregullat evropiane. Kapitulli 35 bën të qartë se Serbia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalzuar marrëdhëniet me Kosovën. Realizmi kërkon zbatimin e vendimeve të Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së.

Çfarë do të bëjë Bashkimi Evropian?
Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të mbështesë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Por, dialogu nuk mund të zhvillohet përjetësisht. Duhet vendosur një datë për të mbyllur bisedimet në fund të periudhës së qendrimit në post të Mogherinit, në maj të 2019-ës.

Në raportin mbi politikat të publikuar në shtator 2017 ju rekomandoni një fillim të ri për Kosovën. Çfarë do të thotë kjo?
Fillim i ri do të thotë arkitekturë e re dhe ndërmjetësim më i fortë. Shtetet e Bashkuara duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve. SHBA dhe BE duhet të emërojnë të dërguar specialë për dialogun, të cilët duhet të nxisin të dy palët të bëjnë kompromise. Formati i Vjenës ka qenë efektiv në të kaluarën. Ai duhet rikthyer.

David L. Phillips është drejtor i programit për krijimin e paqes dhe të drejtave në Intitutin për Studimet e të Drejtave të Njeriut në Universtetin Columbia. Ai ka punuar për OKB-në dhe qeverinë amerikane dhe ka dhënë mësim në shumë universitete. Me Serbinë dhe Kosovën ka 30 vjet që punon.

Next Post
I nxehti rrit rrezikun për krime nga të sëmurët mendorë, policia shton monitorimet

I nxehti rrit rrezikun për krime nga të sëmurët mendorë, policia shton monitorimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In