• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu, Kuvendi kërkon rrëzimin e padisë: Kërkuesve u mungon legjitimiteti

by Java News
17/07/2017 21:40
Nje seance e Gjykates Kushtetuese, ku eshte rrezuar kerkesa e Kuvendit per heqjen e pezullimit per ligjin e Vetting-ut. /r/n/r/nA session of the Constitutional Court, which overruled the request of the Assembly to to remove the

Nje seance e Gjykates Kushtetuese, ku eshte rrezuar kerkesa e Kuvendit per heqjen e pezullimit per ligjin e Vetting-ut. /r/n/r/nA session of the Constitutional Court, which overruled the request of the Assembly to to remove the

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të vendimit të Gjykatës së Kushtetuese për padinë e fundit të dy shoqatave të gjyqtarëve, Kuvendi i Shqipërisë argumenton se kërkuesve u mungon legjitimiteti formal dhe se procesi i kontrollit të pastërtisë së figurës u bazua tek standardet më të mira ndërkombëtare.

Më 19 korrik, Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim mbi padinë e përbashkët të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, të cilët kërkojnë shfuqizimin e rreth 25 neneve nga paketa e tre ligjeve kryesore të reformës në drejtësi.

Sipas padisë së dorëzuar më 1 qershor në Gjykatën Kushtetuese, dy shoqatat që përfaqësojnë interesat e lobit të gjyqtarëve kërkojnë të bëjnë nul një seri kriteresh që lidhen sistemin e ri të karrierës dhe atë të procedimeve disiplinore në gjyqësor.

Në të njëjtën kohë, padia dominohet nga përpjekja për të shfuqizuar e një numër nenesh të ligjit të vetingut, të cilat rregullojnë kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve përsa i përket lidhjeve dhe përfshirjes së tyre me krimin e organizuar.

Më konkretish, shoqatat kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të pikave në ligj që legjitimojnë mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarë të mbrojtur të prokurorisë, nga përgjimet telefonike të kryera nga agjencitë ligjzbatuese apo nga dëshmi konfidenciale që mund të mbërrijnë në institucionet e vetingut nga oficerë apo agjentë të policisë gjyqësore.

Shoqatat kërkojnë gjithashtu që gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në procesin e vetingut të kenë të drejtën të japin dorëheqjen në çdo kohë, duke sjellë si rrjedhojë ndërprerjen e kontrollit. Sipas ligjit për “rivlerësimin kalimtar”, kjo e drejtë ka skaduar tre muaj pas hyrjes në fuqi të tij.

Pretendimet e dy shoqatave të gjyqtarëve hidhen poshtë si të pabazuara nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili përmes një argumentimi të gjatë që BIRN e disponon, i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë tërësisht kërkesën.

Kërkesa e Kuvendit për Gjykatën Kushtetuese, e përgatitur nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi bazohet në tre argumente kryesore; mungesa e legjitimitetit formal nga kërkuesit, shqyrtimi dhe rrëzimi i disa prej pretendimeve në vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese dhe tek fakti se parimet për kontrollin e figurës janë ndërtuar mbi bazën e standarteve më të mira ndërkombëtare.

Kuvendi pretendon se padia nuk duhej të ishte pranuar që në fillim, pasi avokati që mbron interesat e dy shoqatave të gjyqtarëve nuk rezulton në listën e avokatëve që mund të ushtrojnë profesionin përpara Gjykatës Kushtetuese. Në dosje, sipas Kuvendit mungon gjithashtu një autorizim nga Këshilli Drejtues i Unionit të Gjyqtarëve si dhe nënvizohet fakti që të dyja shoqatat nuk mund të ngrejnë pretendime për çështje që lidhen me prokurorët.

Një tjetër argument lidhet me parimin “res judicata” ose çështjes së gjykuar. Kuvendi thekson se një pjesë e pretendimeve janë të njëjta me padinë e mëparshme, shqyrtuar dhe rrëzuar më parë nga Gjykata Kushtetuese.

Pavarësisht këtyre argumenteve, Kuvendi i Shqipërisë ka shqyrtuar në themel pretendimet e shoqatave të gjyqtarëve për kontrollin e figurës dhe i rrëzon ato si të pabazuara.

Kuvendi argumenton se nëse padia e dy shoqatave të gjyqtarëve do të aprovohej, procesi i kontrollit të figurës nuk do të kishte asnjë ndryshim nga procesi i dekriminalizimit. Ndërkohë, ligjvënësi ka pasur parasysh një proces krejt të ndryshëm, që lidhet me vlerësimin tërësor të pastërtisë së figures me qëllimin e rikthimit të besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

“Pretendimet se në procesin e verifikimit të figurës duhet të përdoren vetëm vendimet gjyqësore nuk qëndrojnë, pasi qëllimi parësor i ligjit është të evidentojë nëse gjyqtarët ose prokurorët janë të përshtatshëm për ushtruar funksionet e tyre përmes një procesi administrativ/ disiplinor dhe jo përmes një procesi penal,” thekson Kuvendi.

Sa i përket ankesës për shtrirjen e kontrollit të figurës edhe tek personat e lidhur, Kuvendi rikthen në vëmendje opinionin e komisionit të Venecias që “nuk e quan këtë një gjë  të vështirë, nëse gjyqtarët dhe prokurorët nuk kanë realisht lidhje me krimin e organizuar”.

Ndërkohë, Kuvendi thekson se një praktikë e ngjashme ndiqet nga punonjësit civilë dhe ushtarakë të NATO-s, familjarët e afërt të të cilëve kanë gjithashtu detyrimin për të raportuar mbi lidhje të papërshtatshme.

Lidhur me kërkesën që gjyqtarët ose prokurorët duhet të kenë të drejtë në çdo kohë të japin dorëheqjen, Kuvendi shpjegon se kufizimi tre-mujor është vendosur vetëm për “dorëheqjen e privilegjuar”, e cila parashikon edhe përfitimin e një pagese kalimtare.

“Dorëheqja është një e drejtë kushtetuese dhe ligjvënësi nuk ka pasur për synim ta kufizojë atë. Sipas nenit në fjalë, subjekti i rivlerësimit që jep dorëheqjen pas përfundimit të këtij afati nuk mund të kërkojë pagesë kalimtare,” argumenton Kuvendi.

Padia më e fundit në Gjykatën Kushtetuese nuk është sfida e parë që i bëhet reformës në drejtësi dhe ligjeve të miratuara në kuadër të saj. Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar më parë dy padi të Partisë Demokratike dhe një të tretë nga dy shoqatat e mësipërme, duke pranuar pjesërisht të shfuqizojë disa nene të ligjeve bazë./BIRN

 

Next Post
Tragjedia e radhës në Mesdhe, mbyten 239 emigrantë

Kriza e emigrantëve, BE shtrëngon shitjen e gomoneve në Libi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Afatet e paraburgimit në lupë! Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

January 14, 2026
SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

January 14, 2026
“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

January 14, 2026
2 vite nga vrasja e Liridonës, krimi u porosit për 30 mijë euro!/ Familjarët mesazh prekës: Nuk mësohemi dot me mungesën tënde!..

Apeli në Kosovë ul dënimin për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

January 14, 2026
Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

Preken edhe Shqipëria & Kosova? Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Pronari qëllon për vdekje grabitësin 37-vjeçar, shokët e lanë të vetëm para derës së spitalit dhe…

January 14, 2026
Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

January 14, 2026
Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

January 14, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

DETAJE / Mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, të pranishëm do jenë edhe ministrat

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In