• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu/ Kreu i Gjykatës së Lartë Zaganjori, të dhëna kontradiktore për apartamentin dhe dyqanin

by Java News
20/07/2018 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur rreth orës 13:00 të ditës së premte seanca dëgjimore ndaj Xhezair Zaganjorit, kreu i Gjykatës së Lartë. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), deklarimi i pasurisë që ka bërë Zaganjori është i saktë dhe subjekti ka qenë bashkëpunues gjatë hetimit administrativ.

Zaganjori bëhet me dije se ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë.

Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se për apartamentin 293 metra katrorë, Zaganjori ka deklaruar se e ka blerë nga të ardhurat e shitjes se një apartament tjetër. Por nga ZRVPP është konfirmuar se për këtë pasuri ekzistojnë të dhëna kontradiktore. Konkretisht ka thënë në kontratën e blerjes 500 mijë lekë, por në deklaratën e vetting-ut thotë se ka vlerë 5.8 milionë lekë.

Për dyqanin me sipërfaqe 70 metra katrorë ka deklaruar se e ka blerë për 1.4 milionë lekë me të ardhura nga familja dhe qiratë. Në deklaratën fillestare e ka deklaruar si bibliotekë. Xhezair Zaganjori ka deklaruar bodrum 65 metra katrorë të blerë për 800 mijë lekë, me të ardhura familjare dhe qira. Sipas deklarimeve rezulton se vlera e kësaj pasurie është 500 mijë lekë, bazuar kjo në kontratën e shitjes. Asnjë nga këto pasuri nuk është në përputhje me njëra-tjetrën, si me kontratën e shitblerjes. Për këtë pasuri është paguar sipas vlerës së kontratës dhe jo vlerës reale të pasurisë. Subjekti ka kryer deklarim të pasaktë edhe për këtë pasuri dhe ka shmangie të detyrimeve në buxhetin e shtetit, pasi nuk ka deklaruar vlerën reale të kësaj pasurie.

Subjekti në deklaratën e vetting-ut ka deklaruar 15 metra katrorë si zyrë të blerë me vlerën 500 mijë lekë. Kjo pasuri është deklaruar nga Zaganjori edhe në vitin 2003, me të ardhura nga qiraja e bibliotekës. Nga hetimi është vërejtur se asnjë nga deklaratat për këtë pasuri nuk është në përputhje si për vlerën, ashtu edhe për sipërfaqen. Për këtë pasuri është paguar detyrimi tatimor sipas vlerës së kontratës dhe jo vlerës reale.

Për shkollimin e djalit në Londër, Zaganjori ka deklaruar vetëm pagesën e shkollës gjatë periudhës 2008-2013. Diferenca mes asaj që ka deklaruar dhe shpenzimeve reale në Londër është 12 000 paundë.

Gruaja e Xhezair Zaganjorit ka qenë aksionere në një shoqëri që është mbyllur në vitin 2009, por Zaganjori nuk e ka deklaruar kurrë këtë fakt. Për llogaritë bankare të bashkëshortes, në deklaratën periodike nuk janë deklaruar llogaritë e bashkëshortes prej 1. 2 milionë lekë dhe 578 mijë lekë. Për llogarinë bankare të vitit 2007, nuk është deklaruar hapja e llogarisë rrjedhëse 747 284 lekë, kishte detyrim ta deklaronte.

ma.me

Next Post
Pedagogët pa rroga, zv.dekani i Filologjikut: Qeveria test nënshtrimi!

“Ruçi leksion Berishës e Topallit me bustin e Arbnorit, Basha të lexojë ndonjë libër të Pjetrit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In