• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu/ Komisioni ad-hoc vijon seancat dëgjimore me kandidatët për Komisionin e Kualifikimit

by A R
06/06/2017 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni ad hoc me 12 anëtarë ka vijuar këtë të martë në kryesinë e Kuvendit seancën dëgjimore me kandidatët për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerët Publikë, në zbatim të ligjit të vettingut.

Komisioni, që ka përbërje të barabartë mazhorancë-opozitë(6+6), kryesohet nga deputeti i PS-së, Pandeli Majko, ndërsa Ulsi Manja, Bashkim Fino, Evis Kushi, Luan Rama dhe Mesila Doda janë përfaqësuesit e shumicës në komision. Pakica parlamentare është e përfaqësuar nga deputetët: Oerd Bylykbashi (zëvendëskryetar), Dhurata Çupi, Fatmir Mediu, Gent Strazimiri, Jorida Tabaku dhe Aldo Bumçi, anëtarë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, sipas ligjit të vettingut, do të bëjë vlerësimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht nivelit dhe juridiksionit. Ai do të ketë një mandat të kufizuar pesëvjeçar. Anëtarët e tij do të jenë juristë, me një përvojë të gjatë (të paktën 15 vjeçare) si gjyqtarë, prokurorë, avokatë ose profesorë të së drejtës, por dhe që gëzojnë reputacion të lartë.

Vendimet e Komisionit mund të ankimohen nga subjekti i rivlerësimit ose Komisioneri Publik. Ankimi do të shqyrtohet nga Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit pranë Gjykatës Kushtetuese.

I gjithë procesi i rivlerësimit do të kryhet nën mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë, me qëllim rritjen e besueshmërisë ndaj procesit. Ata do të kenë akses në dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe do të mbikëqyrin të gjithë procesin vendimmarrës, duke e asistuar procesin në të gjitha shkallët dhe nivelet.

Me qëllim garantimin e procesit dhe parandalimin e korrupsionit brenda Komisionit dhe Kolegjit të Apelimit, anëtarët e tij do të kenë një trajtim të posaçëm për veten dhe familjen e tyre. Atyre do t’u garantohet edhe mbrojtje e posaçme nga shteti.

Next Post
Ja pse futbolli spanjoll është pa konkurrencë në Evropë

Ja pse futbolli spanjoll është pa konkurrencë në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In