• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Vettingu jo si bravat e dyerve’/ Basha përpalset me Spiropalin: Tonin tim s’e përcakton dot as i pari i bandës tuaj e as ju

by Java News
20/12/2021 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me akuza të ashpra ka vijuar përplasja mes kreut të PD Lulzim Basha dhe ministres Elisa Spiropali në Kuvend.

“Po ju drejtohem të gjithëve, kush është përgjegjës që sipas FMN keni numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të COVID në Evropë. Kush është përgjegjës që në kulmin e pandemisë kur sipërmarrjet u mbyllën kur mijëra njerëz humbën vendin e punës për kafshatën e gojës, sepse paratë vazhduan t’iu paguhen inceneratorëve, kujt i shisni dëngla, korrupsioni juaj është përgjegjës i  vdekjeve nga COVID, ju jeni aleati numër 1 i COVID, ju jeni si COVID, ju jeni më vdekjeprurës se COVID“, tha Basha.

Spiropali i tha Bashës të kontrollojë gjuhën, ndërsa i kërkoi që të votojë për zgjatjen e afateve të vetingut. Për vettingun e politikanëve, ministrja iu përgjigj me “ndërrimin e bravave të dyerve” që është artikuluar këto ditë shpesh nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij.

“Zoti Basha kontrolloni gjuhën temperamentin nervin sepse nuk jemi në foltore këtu. Kontrolloni gjuhën që e keni lëshuar fare që kur ju kanë lëshuar nervat. Hijet politike, kufomat politike apo non gratat s’mund të marrosin një popull të tërë e ne s’mund të ndalemi për punët që kemi për të kryer. Meqë e keni merak të posaçëm Vettingun premtoni që do votoni për shtyrjen e afateve për vetingun. Kur vjen puna te aksioni i vërtetë s’jua merrni mendjen ndërkombëtarëve e as i dëgjoni. Nuk është Vettingu në politikë si bravat e dyerve të partive që i ndërroni sa herë humbni legjitimitetin“, i tha ministrja.

Në përgjigje kreu i PD hodhi akuza kundrejt Spiropalit duke i thënë se vettingun duhet ta fillojnë nga vetja.

“Tonin tim s’e përcakton dot as i pari i bandës tuaj e as ju  tjerët, doni vettingun, filloni nga vetja, shqiptarët s’janë budallenj, të vjedhësh 5 milion euro në dogana dhe të vini të na krekoseni këtu me veshje firmato… (Spiropali flet nga vendi) mos bërtit se do vijë koha të bërtasësh para gjyqtarëve, atje shko e bërtit. Toni im ka të bëjë me hipokrizinë tuaj, shkaktarë të vdekjes jeni ju që i mbyllët shqiptarët 2 muaj në karantinë dhe kur hapje derën e frigoriferit shihje fytyrën e padronit tënd. Jeni njësoj si COVID madje më vdekjeprurës, një qeveri kaq shpirtzezë që vazhdojnë vjedhjen edhe në pandemi e tërmet këtë se ka parë askush në Evropë e Ballkan“, tha kreu i PD.

g.kosovari

Next Post
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Luli, më në fund ka nisur të bëjë opozitë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In