Sigurojnë dhjetë firmat e kolegëve prokurorët Shpëtim Kurti, Dritan Rreshka, Besnik Cani, Rovena Gashi e Arben Dollapi. Pritet të dorëzojnë dosjen e kandidimit në kutinë postare pranë Kuvendit të Shqipërisë.Mbërrijnë pesë emrat e parë konkurentë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se kanë arritur të marrin firmat e kolegëve pesë prokurorë kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas ligjit të ri, kandidatët detyrohen të marrin dhjetë firma kolegësh, nëse duan të hyjnë në garë për anëtarë të KLP-së.
Sipas burimeve deri tani, në prokurorinë e shkallës së parë kanë arritur të sigurojnë firmat e dhjetë kolegëve të tyre, prokurorët Shpëtim Kurti, Dritan Rreshka, Besnik Cani. Ndërsa në Apel ka arritur të garantojë firmat e kolegëve prokurori Arben Dollapi. Nga Prokuroria e Përgjithshme, Rovena Gashi ka mbledhur firmat e dhjetë kolegëve. Këta pesë prokurorë do të jenë pjesë e garës për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Prokurorët që pretendojnë edhe të jenë pjesë e garës janë në proces intensiv të marrjes së firmave dhe mbledhjes së dokumentacionit që i kërkon ligji pasi koha në dispozicon është e shkurtër. Të hënën më 16 janar ata duhet të dorëzojnë dosjet e tyre të kandidimit. Gara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor është hapur më 9 janar dhe mbyllet më 16 janar. Deri ditën e hënë kandidatët duhet të dorëzojnë dosjet e plotë në kutinë postare pranë Kuvendit të Shqipërisë. 27.al
Çfarë është Këshilli i Lartë i Prokurorisë