• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu i politikës, Basha: Nuk pengohet hetimi i familjarëve! S’ka negociata

by Java News
13/09/2018 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka deklaruar nga Durrësi se vettingu i politikanëve nuk pengon reformën në drejtësi. Pretendimeve të Partisë Socialiste se projektligji i PD-së për vettingun e politikanëve nuk përfshin familjarët, kryedemokrati Lulzim Basha u është përgjigjur ashpër nga Durrësi.

Kreu i PD tha se vettingu i politikaneve nuk e pengon hetimin e familjareve.

Por pyetja që me të drejtë shtrohet është: Nëse SPAK heton familjarët e polikanëve, pasuritë e tyrë, të njëjten gje mund të bëjë edhe me lidhjet e politikës me krimin.

“SPAK-u dhe Byroja e Hetimit e kanë juridiksionin e tyre për të hetuar politikanë, prokuroria sot mund të hetojë çdo familjar, ndaj pretendimi se opozita kërkon vettingun e politikanë që të shmangë hetimin e familjarëve është gënjeshtra më e trashë që ka qarkulluar që nga koha e Adil Çarçanit, për të justifikuar para shqiptarëve pse nuk pranon vettingun politik. Vettingu i politikanëve nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë ndikim negativ tek Reforma në Drejtësi . Të gjitha veprimet e vettingunt të politikanëve janë të palidhura me Reformën në Drejtësi. Të thuash që vettingu i politikanëve pengon Reformën në Drejtëi është si të thuash vettingu i policëve pengon Reformën në Drejtësi. E kuptoni sa trashë i presin gënjeshtrat, se sepse u kanë rënë të gjitha alibitë për të mos pranuar iniciativën tonë për të pastruar pastrimin e Kuvendit nga politikanë të lidhur me krimin. Socialistët, Edi Rama i trembet vettingut të politikanëve siç ju tremb dekriminalizimit.

Kryetari i Opozitës paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë negociatë me Ramën deri në dekriminalizimin e plotë të institucioneve të shtetit.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë negociatë, asnjë diskutim, asnjë ulje në tavolinë bisedash me Ramën dhe bandën e tij sa kohë që institucionet e vendit janë pushtuar nga krimi dhe politikanë të lidhur me krimin.  Ne do të luftojmë deri në fund për të arritur dekriminalizimin e plotë për të larguar politikanët e lidhur me krimin  nga institucionet e vendit, me çdo mjet dhe çdo formë.”

Basha ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, se me urdhër të Ramës nuk po boton online në faqen e paralmentit, pr/ligjin e depozituar nga opozita për vettingun e politikanëve.

Por në fakt kryedemokrati doli blof, pasi pr.ligji ishte publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit

“I bëj sërish thirrje Ruçit, që të publikojë online propozimin e opozitës për vettingun në politikë, …” tha kryedemokrati Basha, ndërsa një nga deputetët ndërhyn duke e informuar se projektligji ishte publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.

“Ah, u publikua. Atëherë bëj thirrje që të nisë sa më parë procedura parlamentare”, vijoi Basha.

Në fjalën e tij, Basha po ashtu akuzoi kreun e qeverisë se po grabit pronën e konsullatës shqiptare në New York për të ndërtuar një grataçelë në SHBA sidhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të refuzojnë me çdo mjet pagesat për Rrugën e Kombit.

a.ç

Next Post
Intervista/Thaçi e refuzon opozitën për Serbinë

Thaçi: Korrigjimi i kufirit nënkupton njohje direkte të Kosovës nga Serbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

March 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

March 1, 2026
Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In