• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu i politikanëve/ Ish ministri i LSI sulmon Bashën: Një komunist me ide idiote, rrip transmisioni që rivendos luftën e klasave. E ka me Berishën

by Java News
23/10/2021 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri i Drejtesise i LSI Ylli Manjani ka komentuar propozimin e Partisë Demokratike për të bërë veting për politikanët.

Teksa ka shprehur qendrimin kunder ketij vettingu, ne menyre te papritur Manjani ka sulmuar Bashen duke e etiketuar si komunist qe po kerkon te rivendose luften e klasave dhe zbaton idene e Rames per te sfumuar Berishen.

“PD e djathtë e Lulit po kërkon rivendosjen e luftës së klasave, luftë e cila fillon me “pushkatimin”/vettingun e deputetëve të pabindur. Zyrtarisht, për sa thotë, vepron e propozon, Lulzim Basha është komunist. Një komunist që ka zabtuar PD dhe padrejtësisht dhe opozitën zyrtare”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit:

Ideja e vetting të politikanëve (ide unike

kjo) nuk vjen për herë të parë në vemendje të publikut. PD e Lulzim Bashës bëri ekzaktësisht të njëjtin propozim në shtator 2018. Edhe atëherë si sot, dukej si taktikë politike për t’u bërë interesant para publikut nga njëra anë dhe, për të bërë që të duket keq qeveria nga ana tjetër.

Edi Rama i stërvitur me kësi taktikash diversive (i luan vetë më mirë se kushdo në fakt), pyeti Komisionin e Venecias për këtë ide.

Komisioni i Venecias me shumë elegancë dhe me shumë argumente e bëri copë këtë ide, të rrezikshme për demokracinë dhe shtetin ligjor.  Në tekstin e atij raporti gjenden konkluzione të forta që në thelb nxisin vettingun e politikanëve nëpërmjet rregullave normale të procesit të rregullt.

Madje në një paragraf Komisioni thekson se “… me kaq shumë procese të posaçme rrezikohet të sfumohet procesi i rregullt ligjor siç kërkon konventa europiane e te drejtave të njeriut..”. Pra vetting bëni sa të doni-thotë Venecia, por brenda kuadrit normativ të bollshëm.

Venecia gjithashtu thotë se “…. Vettingu i gjykatësve dhe prokirorëve nuk mund të përdoret automatikisht si mekanizëm edhe për politikanët…” . Me pak fjalë kjo është çështje e mbrotjes së demokracisë pluraliste e cila vihet në rrisk të lartë nga abuzimi me veting në emër të një qëllimi të mirë.

Mirëpo kujt ja tha?!

Luli dogji mandatet duke përdorur si justifikim populist edhe mos miratimin e këtij ligji komunist nga Rama.

Sot Luli me të njëjtën vendosmëri neokomunisti prezanton prap këtë ide idiote prap për arsye taktikepor tashmë për të sfunuar doktorin.

Në thelb ai sot prezanton veten dhe partinë e tij si një organizatë e frontit demokratik komunist, pra si levë e partisë që qeveris.

Leva apo rripi i transmisionit ka për mision të dënojë shfaqet e huaja, luksin, ndjenjen me individë të deklasuar. PD e djathtë e Lulit po kërkon rivendosjen e luftës së klasave, luftë e cila fillon me “pushkatimin”/vettingun e deputetëve të pabindur.

Kjo është e pabesueshme për t’u treguar, por është realiteti ku jetojmë!

E rëndë është të shpresosh më shumë që Rilindja të marrë vendime më prodemokraci sesa Partia Demokratike e Lulzim Bashës.

Zyrtarisht, për sa thotë, vepron e propozon, Lulzim Basha është komunist. Një komunist që ka zabtuar PD dhe padrejtësisht dhe opozitën zyrtare./m.j

Next Post
‘Reflektojnë’ autoritetet/ ARRSH heq barrierat te “Pushimi i Shoferëve’ pas protestës së banorëve

'Reflektojnë' autoritetet/ ARRSH heq barrierat te “Pushimi i Shoferëve’ pas protestës së banorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In