Gani Dizdari do të jetë gjyqtari i fundit i Kushtetueses që pritet t’i nënshtrohet procesit të Vettingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifkiimit ka caktuar seancën dëgjimore me gjyqtarin në datën 12 Korrik.
Trupa gjykuese përbëhet nga Pamela Qirko, Olsi Komici dhe Roland Ilia.
Gjykata Kushtetuese është në kolaps tashmë dhe nuk mund të mblidhet për shqyrtimin e çështjeve pasi nuk plotëson kuorumin./a.m.