• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu, hetimet e KPK-së zbuluan 14 gjyqtarë e prokurorë që i kishin “shpëtuar” ILDKPKI

by Java News
07/05/2019 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zbuluan 14 gjyqtarë e prokurorë me probleme të pasurisë të cilët i kishin “shpëtuar” ILDKPKI, ndërsa për 6 subjekte rivlerësimi raportet e DSIK u përmbysën në favor të magjistratëve.

Nga Vladimir Karaj

Nga 108 rivlerësime të përfunduara prej shkurtit 2018 në fillim të procesit të vettingut deri në prill të këtij viti Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi 52 gjykatës dhe prokurorë që u gjetën me probleme në një apo disa prej kritereve të rivlerësimit.

Në një raport statistikor të publikuar sëfundmi nga Komisioni rezulton se gjykatësit janë penalizuar më shumë se prokurorët dhe përbëjnë 60 për qind të totalit të të shkarkuarve, që përfshin veç prokurorëve edhe dy ndihmës ligjorë.

Ndërkohë të dhënat statistikore për 108 rastet e shqyrtuara të publikuara nga KPK tregojnë se në të paktën 20 raste hetimet e Komisionit dolën në përfundime të ndryshme nga ato të institucioneve ndihmëse, Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

Sipas raportit KPK zbuloi 14 gjyqtarë e prokurorë me probleme me pasurinë, për të cilët raportet e ILDKPKI kishin qenë pozitive. Ndërkohë 6 gjyqtarë e prokurorë të cilësuar si të papërshtatshëm prej DSIK-së u “shpëtuan” nga KPK që pas hetimeve të saj i gjeti ata pa probleme sa i përket kriterit të pastërtisë së figurës. “Nga raportet e DSIK-së për 92 subjekte rivlerësimi, kanë rezultuar të papërshtatshëm për vijimin e detyrës 22 subjekte rivlerësimi, ndërkohë që nga hetimi i Komisionit rezultuan me probleme 16 prej tyre”, thuhet në raportin statistikorë.

Përndryshe brenda Komisionit rezulton te ketë unanimitet. Në 141 vendime të dhëna, që përfshijnë 108 rivlerësime, 10 vendime të ndërprerjes së procesit, 8 vendime për pushim të hetimit dhe 15 mbyllje të procesit pa vendim përfundimtar, anëtarët e trupave të KPK kanë qenë unanimë në 133 raste, ndërsa vetëm tetë vendime janë marrë më shumicë.

Sipas raportit nga 22 vendime të KPK-së që janë Apeluar shumica 68 për qind janë lënë në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Vetëm një nga vendimet e shkarkimit të Komisionit u prish në KPA, për shkelje të procedurës edhe pse Kolegji rikonfirmoi shkarkimin e gjyqtarit.

Ndërkohë tre prej personave të konfirmuar nga KPK u rrëzuan në Kolegj. Dy vendime për ndërpreje të procesit u ndryshuan nga Kolegji për të sanksionuar kufizimin prej 15 vjetësh për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Sipas raportit të Komisionit shumica e vendimeve (83 vendime) janë marrë për të tre kriteret e rivlerësimit, ndërsa 16 vetëm për një nga kriteret dhe 10 për dy kritere.

Procesi i vetingut apo i rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve në vend filloi nw shkurt tw vitit 2018 me seancat dëgjimore për 57 subjektet e listës prioritare, përfshi kandidatë për institucionet e reja të drejtësisë dhe anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Procesi synon “kthimin e besimit të publikut te drejtësia”.

Procesi mbështetet në ndryshimet kushtetuese të verës së vitit 2016 dhe ligjit nr. 84/2016 për “Rivlerësimin kalimtar të gjykatësve dhe prokurorëve”, i cili parashikon në nenin 61 se shkarkimi vendoset për pesë arsye që përfshijnë; deklarimin e më shumë se dyfishit të pasurisë që mund të justifikohet me të ardhura të ligjshme, kontaktet me krimin e organizuar apo kontaktet e papërshtatshme, deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë, paaftësinë dhe në pikën e pestë “cënimin e besimit të publikut te drejtësia”.

Next Post
Skema e mashtrimit me 2 pallate/ Pas ish-kreut të komunës Kashar, arrestohen edhe 4 të tjerë

Skema e mashtrimit me 2 pallate/ Pas ish-kreut të komunës Kashar, arrestohen edhe 4 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

June 22, 2026
24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

June 22, 2026
Bido, tjetër përplasje me kolegun Muçi: Proteston për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione

Bido, tjetër përplasje me kolegun Muçi: Proteston për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione

June 22, 2026
Platini nuk ka dyshime: Franca, favorite për të fituar Kupën e Botës

Platini nuk ka dyshime: Franca, favorite për të fituar Kupën e Botës

June 22, 2026
KE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

KE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

June 22, 2026
AGSH ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve në protesta, kërkon masa nga Policia e Shtetit

AGSH ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve në protesta, kërkon masa nga Policia e Shtetit

June 22, 2026
Tragjike nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

Tragjike nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

June 22, 2026
Shpërthim tragjik në impiantin e gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim tragjik në impiantin e gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

June 22, 2026
Granit Xhaka “on top” në Kupën e Botës, njihuni me mesfushorët më të mirë për pasimet nën presion

Granit Xhaka “on top” në Kupën e Botës, njihuni me mesfushorët më të mirë për pasimet nën presion

June 22, 2026
Hapet Ekspozita e Katërt Ndërkombëtare të Promovimit të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës

Hapet Ekspozita e Katërt Ndërkombëtare të Promovimit të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In