Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i cili do të monitorojë procesin e zbatimit te Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë ka mbërritur që prej ditës së djeshme në Tiranë, ndërsa po zhvillon një takim pa praninë e kamerave. Operacioni drejtohet nga shefja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit drejtoresha e zgjerimit ne Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera.
Kjo e fundit ka zhvilluar më herët dhe një takim me kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe me ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë.Në mesditë është njoftuar për një deklaratë për mediat për detajet dhe rolin e monitoruesve.Mësohet se 7 gjyqtarë ndërkombëtarë do kenë rolin e rekomandimeve në proces dhe jo te vendimmarrjes, pasi vendimi për reformën i takon parlamentit shqiptar.
ONM vjen në Tiranë për të bërë të besueshëm procesin dhe për të krijuar besim tek sistemi i drejtësisë.Trupa e vëzhguesve të huaj, e përbërë nga amerikanë dhe europianë, do të merret me përgatitjen e procesit të Vettingut, i cili konsiston në skanimin e njerëzve të drejtësisë në tre drejtime kontrollin e figurës, verifikimin e pasurisë dhe të profesionalizmit.
ma.me