• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu/ DSIK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Toska për lidhje me krimin. Sot vendimi i KPK

by Java News
21/06/2018 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska, pritet të jetë ‘kurbani’ i radhës i Vettingut. Toska do të dalë sot para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u njohur me vendimin, ku me shumë gjasa pritet shkarkimi i tij.

Në seancën dëgjimore të një dite më parë, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit pranë Kryeministrisë i kërkoi KPK shkarkimin e gjyqtarit Toska, për kontakte të papërshtatshme me botën e krimit.

Kjo është hera e parë në gjithë procesin e Vettingut, që DSIK kërkon shkarkimin e një gjyqtari, pasi deri më tani njerëzit e drejtësisë janë ‘djegur’ vetëm nga pasuria, pasi siç dihet, tri shtyllat kryesore të Vettingut janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari. Në raportin e KPK thuhet se për Toskën janë kryer hetime të thelluara, si dhe janë verifikuar deklarimet, të ardhurat dhe shpenzimet.

Në seancën dëgjimore, Drejtoria e Sigurisë dhe Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka paraqitur një raport të detajuar dhe ka vlerësuar si të papërshtatshëm vijimin e ushtrimit të profesionit të gjyqtarit nga Ilir Toska.

Grupi i kontrollit  
Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë krijuar një grup pune për verifikimin e kontakteve të prokurorëve dhe gjyqtarëve me botën e krimit.

Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, me kërkesë të grupit të punës ose të institucioneve të rivlerësimit, ka të drejtë të komunikojë me shtetet e tjera për të marrë informacionin e nevojshëm për personat e përfshirë në krimin e organizuar ose për personat e dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar për qëllim të këtij ligji.

Grupi i punës, gjatë procedurave të kontrollit të figurës, bën verifikimin e saktë të identitetit në të shkuarën dhe të tashmen, për çdo individ; verifikimin nëse ka tendenca kriminale për përfshirjen në krimin e organizuar; vlerësimin e përgjithshëm, nëse individi mund të vihet nën presion nga struktura kriminale si dhe kontrollin nëse ka qenë, është ose tenton të angazhohet fshehurazi, vetëm, në bashkëpunim, ose në përbërje të një organizate kriminale.

Gjashtë ankesa
Sa i takon aspektit profesional, ndaj gjyqtarit ka pasur gjashtë ankesa nga qytetarët për vendime të dhëna. Denoncimet janë bërë nga shtetasit V.C, l.M, A.C, H.A, H.V dhe B.B, të cilat janë përfshirë në raportin e komisionit. Megjithatë, lidhur me anën profesionale sipas Inspektoratit të KLD, rezulton se Toska është i aftë profesionalisht, ndërsa sa i takon pasurisë, Toska ka në pronësi një apartament me sipërfaqe 83 m2 në zonën e “Ali Demit” si dhe 33% të një apartamenti tjetër banimi.

Sipas verifikimeve doli që Toska kishte vetëm këtë pasuri. E pranishme në këtë seancë ka qenë edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Pasuria e gjyqtarit Ilir Toska

Gjyqtari posedon vetëm dy pasuri të paluajtshme, konkretisht një apartament me sipërfaqe 91.44 m2, me vlerë 50 292 euro, blerë me kursime, hua dhe me një kredi bankare si dhe 33% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 68 m2, në vlerën 25 000 lekë. Në deklaratën fillestare, gjyqtari deklaron edhe 2 600 000 lekë para cash.

Ndërkaq, në vitin 2007, gjyqtari deklaron se ka blerë një autoveturë me vlerë 1 000 000 lekë. Sa i takon të ardhurave, gjyqtari deklaron vetëm pagën e tij, të ardhura nga disa projekte të ndryshme si dhe pagën e bashkëshortes. Nga viti 2004 deri në vitin 2014, bashkëshortja e gjyqtarit deklaron vetëm një pagë rreth 497 106 lekë, ndërsa më pas, ajo rezulton me disa punë paralele.

Në vitin 2016, bashkëshortja e gjyqtari deklaron 48 375 lekë pagë si pedagoge e jashtme, 483 408 lekë të ardhura nga paga pranë subjektit privat ‘Albiomed’ sh.p.k, 209 610 lekë ardhura nga paga pranë subjektit privat Qendra Diagnostike Moskat dhe 96 000 lekë të ardhura nga paga pranë subjektit privat person fizik Gëzim Shaholli, ‘Medical farma’.

a.ç

Next Post
“Pranë ambasadës në Tiranë po punojnë 4 prokurorë amerikanë”

Vizë për SHBA? Ambasada jep këshilla për çiftet e martuara dhe të fejuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In