• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu/ Deputeti i PD: Do largohen shumë politikanë! Juristi: Marrëveshje e fshehtë Basha-Rama për kontroll më të thellë

by Java News
20/10/2021 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD  depozitoi mesditën e kësaj të mërkure në Kuvend projektligjin për ndryshimet kushtetues e po ashtu edhe kërkesën për vetting për politikanët, duke ngjallur jo pak debat. E ndërsa parimisht të gjithë bien dakord për nevojën e pastrimit të politikës shqiptare nga të korruptuarit, në studion e ‘Repolitix ‘ në Report TV u shtrua pyetja se kush e bën këtë proces vettingu.

Të ftuarit në Repolitix

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe juristi Genti Malko, tha se ka dyshime mbi qëllimet e atyre që e bëjnë këtë nismë, duke theksuar se për të është një marrëveshje e fshehtë mes Bashës dhe Ramës. Ai theksoi se vettingu i politikanëve është një mekanizëm për një kontroll më të thellë të sistemit politik.

“Nuk besoj se njerëz që për 15 vite kanë akuzuar njëri-tjetrin për lloj-lloj aferash, korrupsion, vjedhje votash, sot marrin përsipër, sepse janë të dy bashkë është marrëveshje e fshehtë u kuptua qartë. Këta dy persona po marrin përsipër të kontrollojnë. Për mendimin tim është një mekanizëm për të mbajtur kontrollin siç ishte, por një kontroll më të thellë të sistemit politik që shkon edhe më larg se ata. Ajo që na rezervon e ardhmja ka për të qenë po e papëlqyeshme. Pyetja është kush e bën. Unë dyshoj te qëllimet e atij që e bëjnë”, tha ai.

Por ndryshe nga ai, deputeti i PD-së, Dash Sula u shpreh se kjo është nismë ‘historike’ dhe se ka ardhur momenti për të pastruar politikën nga të korruptuarit. Ai tha se ky proces ka për të larguar një numër të lartë politikanësh si nga PD ashtu edhe nga PS.

“Nuk mund ta them në mënyrë të prerë që ka një marrëveshje PS-PD për këtë çështjen e vetingut. Di të them që kemi një marrëveshje me qytetarët shqiptarë sa i përket çështjes së korrupsionit. Kjo zgjidhet duke pastruar politikën nga të korruptuarit sepse u bënë 30 vite që të korruptuarit diktojnë politikën shqiptare. Nëse sot që i është hedhur dorashka maxhorancës, mendoj dhe shpresoj ka besim që është në moment që do ishte historik për Shqipërinë. Te Rama pashë një lloj frike dhe hezitimi pasi bërja e vettingut në politikë, në të dy krahët, por më së shumti nga maxhoranca do largohen. Kjo nuk do të thotë se do zhduket DP apo PS. Ka ardhur momenti historik, nuk mund të jesh edhe politikan edhe hajdut. Ne kemi thënë se duhet një paketë më e gjerë se sa kemi çuar. Ne kërkojmë vullnetin e maxhorancës për të filluar procesin, si do të bëhet, mekanizmi, jemi gati për të diskutuar”, u shpreh deputeti.

Dakord në parim për pastrimin e politikës nga të korruptuarit është edhe konstitucionalisti Kristaq Kume, që e quan këtë nevojë imediate, por shton se nuk mjafton. Sipas tij, është koha të fillojë një proces i thellë në ndryshimin e ‘ngrehinës’ legjislative

“Kjo ka të bëjë me atë që e konstatoj fatkeqësisht dhe sot se njerëzit e politikës sillen me ne në të njëjtën formë si ajo që dikur, 100 vite më para, Fan Noli e artikulonte si ‘O popull çdo gjë e bëjnë për ty, në emrin tënd. Ne si shoqëri jemi në kushtet kur është shtruar si nevojë ndërhyrja e thellë legjislative. Këtë ka thënë edhe Balla para zgjedhjeve, që do ketë reformë të thellë legjislative. Nuk jam dakord të kërkohet vetëm vettingu i politikanëve dh të kërkohet vetëm kjo, është koha të fillojmë një proces të thellë në ndryshimin e ngrehinës legjislative. Pyetja që duhet bërë a është i nevojshëm? Ka nevojë ulëritëse kjo shoqëri për ta bërë këtë gjë. Duhet të angazhohemi të gjithë”, theksoi konstitucionalisti.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet e saj për ndryshimet kushtetuese. Amendametet e PD përmbajnë ndryshime kushtetuese për reformën zgjedhore, për reformën territoriale dhe për Vettingun e politikanëve.

Shqiptarja.com

Next Post
Krimi në Fier/ Djali dhunoi për vdekje babain, ja kush është autori dhe viktima. Detajet

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda: Shqipëria s'mund të përballojë kaq shumë personazhe të botës së krimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com