• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu brenda PD-së, si do të zgjidhen kandidatët për deputetë

by A R
18/01/2017 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta sa e nëndheshme aq edhe publike për listën e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, ka marrë një kthesë të befasishme. Pesë muaj para zgjedhjeve të 18 Qershorit, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka ndërmarrë një lëvizje, duke vështirësuar rrugën e gardës së vjetër të Partisë Demokratike, për të qenë pjesë e parlamentit të ri, që do të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme.

Si asnjëherë më parë, përfaqësuesit e elitës së vjetër të Partisë Demokratike, të cilët kanë ambicie për të qenë pjesë e listës fituese për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e qershorit, duket t’i nënshtrohen një verifikimi të imtësishëm për lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit, me organet e hetuesisë së komunizmit si dhe organet e larta të Partisë së Punës të Shqipërisë. Edhe pse ka një perceptim, sipas të cilit lista do të caktohet nga Sali Berisha, Lulzim Basha ka lajmëruar ditën e martë një proces lustracioni në Partinë Demokratike.

Komisioni për verifikimin e figurës së kandidatëve për deputetë do të drejtohet nga Halim Kosova. Në rrethet politike, prej vitesh, qarkullojnë mbi 100 pseudonime spiunësh të ish-Sigurimit të Shtetit. Pseudonimet lidhen me emrat e figurave të rëndësishme të dy partive kryesore në vend, por deri më tani, vërtetësia e tyre nuk është konfirmuar nga ndonjë autoritet kompetent dhe i besueshëm.

Procedura
Shqiptarja.com ka mësuar se një grup ekspertësh në Partinë Demokratike po përgatisin formularët, të cilët do plotësohen nga kandidatët për deputetë. Sipas burimeve, formulari do të përmbajë elemente dhe pyetje të hollësishme. Pjesë e formularëve, të cilët do të publikohen javën e ardhshme, do të jenë edhe pyetje në lidhje me të shkuarën komuniste. Ndërkaq, për të verifikuar vërtetësinë e të dhënave në formularë, komisioni për verifikimin e figurës në PD mund t’i kërkojë informacion komisionit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, mbi ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit për kandidatët për deputetë.

Por, meqenëse neni 29 i ligjit për hapjen e dosjeve nuk lë hapësira për verifikimin e kandidatëve për deputetë, me kërkesë të institucioneve, autoriteteve publike dhe subjekteve të tjera, kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike pritet t’i drejtohen vetë komisionit për hapjen e dosjeve, për verifikimin e të kaluarës së tyre, në raport me Sigurimin e Shtetit.

Pra, duke nisur që nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe i ashtuquajturi grupi anti-Basha, përfshirë Jozefina Topallin, Majlinda Bregun, Astrit Patozin, Ridvan Boden, Genc Rulin etj., duhet të paraqesin certifikatat e pastërtisë. Neni 30 i ligjit për hapjen e dosjeve parashikon që autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjet çdo kërkese të paraqitur nga kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me ekzistencën për ta të informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet prej tyre për qëllime të transparencës së figurës, gjatë fushatave elektorale.

Verifikimi
Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike do të verifikohen nëse kanë qenë bashkëpunëtorë aktivë të ish-Sigurimit të Shtetit, pas mbushjes së moshës 18 vjeç si dhe nëse kanë qenë persona me të dhëna nga ish-Sigurimi i Shtetit për spiunazh. Po ashtu, kandidatët për deputetë të PD do të verifikohen nëse kanë qenë anëtarë ose kandidatë të Byrosë Politike, anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetarë të Gjykatës së Lartë, prokurorë të Përgjithshëm, kryetarë të Hetuesisë së Përgjithshme, anëtarë të Këshillit të Ministrave, kryetarë të degëve të punëve të brendshme, anëtarë të Komisionit Qendror të Dëbim Internimeve, hetues, prokurorë, gjyqtarë në procese të posaçme politike, apo punonjës të nivelit të lartë të ish-Sigurimit të Shtetit.

3 përgjigjet e komisionit

  1. Ka qenë ose jo person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm.
  2. Ka qenë ose jo bashkëpunëtor aktiv i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji.
  3. Figuron ose jo në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Kategoritë që do verifikohen para emërimit në detyrë
a) President i Republikës;
b) Anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, funksionarë politikë, anëtarë të trupës së nivelit të lartë drejtues në administratën shtetërore dhe pozicione të barasvlershme me to;
c) Anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve;
ç) Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese;
d) Funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, Gardën e Republikës, oficerë me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”;
dh) Prefektë;
e) Drejtues dhe punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe çdo njësie tjetër të inteligjencës;
ë) Drejtues në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati;
f) Drejtues të përfaqësive diplomatike;
g) guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë të Bankës së Shqipërisë;
gj) Anëtarë të Akademisë së Shkencave, rektorë, zëvendësrektorë, dekanë, zëvendësdekanë në universitetet publike;
h) Drejtor i Përgjithshëm dhe zëvendësdrejtorë të Radiotelevizionit Publik Shqiptar;
i) Drejtor dhe Zëvendësdrejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare;
j) Çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti apo i zgjedhur nga Kuvendi.

shqiptarja.com/b.d

Next Post
“Dhuratë” për ditëlindje të dashurës: Plagosje me thikë dhe hunda me gjak. Burg për shqiptarin në Gjermani

Bujar Bukoshi sërish do të rigjykohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një telefonatë në 999 zbuloi gjithçka, si u kapën 5 britanikët pranë bazës së RAF-it -

Lirohen pesë komplotistët në Angli, u arrestuan se dyshoheshin për sulm ndaj bazës amerikane, dalin në liri me kusht

September 28, 2026
Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

September 28, 2026
Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

September 28, 2026
Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

September 28, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

September 28, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

BE ka një “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon se do ketë strategji më vete për 4 vendet që janë pranë anëtarësimit në Union

September 28, 2026
Apple dorëzohet, pranon problemin e iPhone XS

Përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër, “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

September 28, 2026
Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Auditim në SHISH pas arrestit të Hysenit”- Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë kreu i SPAK dhe kryeministri Rama: Nuk u cenua siguria kombëtare

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com