• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu/ Bëri shtëpi në stadiumin e Sarandës, shkarkohet kryegjyqtari Çela

by Java News
09/01/2019 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpata e Vetingut vijon të ‘presë kokat’ e gjyqtarëve dhe prokurorëve abuzivë më të njëjtin intensitet si gjatë vitit 2018. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo, ka vendosur dje që të shkarkojë nga detyra kryetarin e Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela.

Ky i fundit kishte probleme të rënda në të tre kriteret, ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, ku spikaste edhe kthimi i një ambienti stadiumi në banesë, pa asnjë lloj dokumentacioni.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.01.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Alltun Çela, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.01.2018 vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Alltun Çela, ​kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në njoftimin e KPK.

Shtëpi në stadium

Gjatë hetimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është çuditur se si Alltun Çela kishte në pronësi një ambient stadiumi, tip magazinë, të cilën e kishte përshtatur për banim. Kryegjyqtari e kishte blerë ambientin e stadiumit në vitin 2002 dhe e kishte dhënë me qira si banesë. Gjyqtari ka deklaruar të ardhura nga dhënie me qira e shtëpisë në ambientin e stadiumit deri në vitin 2008. KPK i ka kërkuar subjektit sqarime se si e ka kthyer një ambient stadiumi në banesë, por gjyqtari nuk ka sjellë asnjë dokumentacion. Çudira të tilla ndodhin vetëm në gjyqësorin shqiptar.

“Ai ka një ambient magazinë e ndërtuar para viteve 1990 e përshtatur për banim, blerë në 17.8.2002 për 1 milion lekë. Subjekti ka deklaruar të ardhura nga qiraja deri në 2008 nga kjo pronë. Por më pas nuk ka me asnjë të dhënë. I pyetur për këtë pronë, gjyqtari nuk ka sjellë asnjë argument se si nga një ambient saldimi u kthye në ambient banimi. Gjithashtu ka një truall 400 m2, përfituar në 1999 nga Bashkia Sarandë, i paregjistruar ende në hipotekë. Gjyqtari ka edhe një ambient me sipërfaqe 30 m2 në Sarandë. Pas hetimi rezultoi se kjo pronë është e sipërmarrësit C. Z., i cili ishte palë e paditur. Ne 2011 është blerë kjo pronë pikërisht tek C. Z”, thuhet në dosjen e hetimit.

175.540 m2 ullishte

Sipas KPK kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela kishte probleme me përfitimin e pronësisë prej 175.540 m2 ullishte në Tatzan të Delvinës si dhe 600 m2 truall në të cilën kishte edhe një banesë.

“Gjyqtari ka tokë arë ullishte me sipërfaqe 17.540 m2, akti i marrjes së tokës në pronësi daton në 1994 marrë me ligjin 7501. Në përfundim të hetimit për këtë pasuri rezulton se pronësia duhej të dilte në emër të babait te tij. Rezulton se ka mospërputhje në dokumentacionin për këtë pronë pasi me të njëjtin dokument ka përfituar 600 m2 truall së bashku me një shtëpi banimi. Këto prona ndodhen në Tatzan në Delvinë. Është e paqartë se si e fituar pronësinë 600 m2. Pasi njëherë thotë akt dhurimi e më pas vendim gjyqësor. Ka përfituar shtëpi banimi edhe pranë ish fabrikës së biskotave në Sarandë, bblerë në vitin 1995 nga Çela për 1 milion lekë. Ai ka deklaruar po ashtu shtese kati mbi këtë banesë me sipërfaqe 110 m2. Ka leje ndërtimi për rikonstruksion banese dhënë në vitin 2002 për 8 bashkëpronarët e objektit. Për këtë pronë gjyqtari ka bërë deklarime kontrandiktore. Lejen e ka pasur për rikonstruksion dhe jo shtesë kati”, ka sqaruar KPK.

Figura dhe aftësia 

Sipas KPK, edhe DSIK e cilëson si të papërshtatshëm gjyqtarin për të vijuar detyrën. “DSIK ka sjellë raport për gjyqtarin Alltun Çela ku thuhet se është plotësuar saktë formulari. Sipas DSIK Çela është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar. Informacioni i përcjellë nga DSIK konsiderohet i plotë. Ne kryem hetime të thelluara dhe u bindem për këto informacione”.

Në lidhje me aftësinë profesionale, komisioni zbulon edhe mënyrën sesi Çela sillte dështimin e seancave gjyqësore. “Ne lidhje me aftësitë profesionale inspektorati i KLD-së ka sjell vlerësimin. Rezulton se për Alltun Çelën janë paraqitur 11 ankesa. Nga shqyrtimi i dosjeve u konstatua se nuk respekton oraret. Ose ka nisur seancat disa minuta para orarit të përcaktuar duke dështuar në këtë mënyrë gjyqet”./shqiptarja.com

/a.meta

Next Post
Analisti gjerman: Ndarja e Kosovës mbart pasoja fatale, BE-ja s’mund të anashkalohet!

Analisti gjerman: Ndarja e Kosovës mbart pasoja fatale, BE-ja s'mund të anashkalohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In