• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu/ Basha i vendosur: Nuk do të na pengojë askush! As ata që bëjnë opozitën e opozitës

by
25/10/2021 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga foltorja re Kuvendit kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri thirrje për rëndësinë e vettingut në politikë.

Kreu i demokratëve theksoi se PD-në nuk do ta ndalë askush për të pastruar politikën, që sipas tij do t’i japë njëherë e mirë fund tranzicionit.

Basha tha se as nuk do t’i pengojnë as ata që bëjnë opozitën e opozitës,duke iu referuar kritikëve të tij të rreshtuar me Berishën.

“Megjithatë unë e di që nuk është e mjaftueshme të flasësh për korrupsionin dhe të denoncosh atë. Ai duhet mposhtur. Ndaj 5 ditë më parë, Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, nga kriza dhe gjendja e mjerueshme, produkt i tetë viteve të keqqeverisjes, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të çdo institucioni, duke përfshirë edhe institucionin e votës së lirë.

Këto tre çështje kryesore që pasqyrohen në amendamentet tona kushtetuese kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, në të gjitha aspektet e saj, për ta kthyer Shqipërinë në shinat e legjitimitetit dhe demokracisë.

Me Reformën Territoriale, për të zhbërë dështimin katastrofik të reformës elektorale, që u hoqi shqiptarëve 25 vite progres të ngadaltë në vendosjen e decentralizimit të pushtetit lokal, duke e larguar shërbimin nga qytetarët.

Ne e kemi hedhur hapin e parë, jam i bindur se debati nuk do të mungojë. Kundërshtarët e e egër janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë. Por kjo nuk do të na pengojë. Nuk do të na pengojnë as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar, që për tre dekada kanë lëshuar rrëmuze. Asgjë nga këto nuk ka dhe nuk do të ketë pikën e rëndësisë për mua dhe PD. Këto nuk janë prioritete të PD, por të qytetarëve që duan t’i japin fund lidhjes së politikës me krimin. Ndaj duhet që ky parlament të mbajë një qëndrim,” tha Basha.

/b.h

Next Post
Makina inteligjente “makth” për shoferët/ Rreth 3 mijë gjoba në fundjavë, arrestohen 30 drejtues automjetesh

Makina inteligjente “makth” për shoferët/ Rreth 3 mijë gjoba në fundjavë, arrestohen 30 drejtues automjetesh

Comments 1

  1. Leka says:
    5 years ago

    Vetingu eshte mire te behet per politikanet qe te pastrohet politika.Ti ke tre disje Lul do shkosh para drejtesise ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

September 17, 2026
I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

September 17, 2026

Kishte shkuar në Velipojë për pushime, humb jetën i moshuari nga Kosova

September 17, 2026
Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

September 17, 2026
Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

September 17, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

September 17, 2026
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Edi Rama më riktheu dinjitetin”, Dash Sula: Jam kërcënuar, por nuk kam frikë!

September 17, 2026
Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

September 17, 2026
Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

September 17, 2026

Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com