• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu/ AP dorëzon në Kuvend listat e kandidatëve dhe rekomandimet e ONM

by Java News
03/03/2017 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit në përmbushje të detyrimeve ligjore për zbatimin e Reformës në Drejtësi dorëzoi sot pasdite në Kuvendin e Shqipërisë, listat dhe dosjet e kandidatëve aplikues, që shprehën interesin për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë të përcaktuar në ligjin nr. 84/2016.

Gjithashtu, Avokati i Popullit përcolli në Kuvendin e Shqipërisë edhe rekomandimet e hartuara nga ana e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

193 kandidatë aplikuan për vendet vakante:
– Anëtarë të Komisionit
– Gjyqtar të Kolegjit të Apelimit, si dhe
– Komisionerit Publik.

Vlerësimi mbi përmbushjen e kritereve formale nga ana e kandidatëve u shoqërua me një intensitet të lartë pune për verifikimin e çdo dokumenti të paraqitur në dosje, nga secili prej tyre, dhe u monitorua në mënyrë të pandërprerë nga ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Avokati i Popullit përpiloi dy lista: e para me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe lista e dytë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere. Pas përfundimit të këtij procesi, listat dhe dokumentacioni përkatës iu dorëzua ekspertëve të ONM-së, për verifikime të mëtejshme, proces ky që u përmbyll ditën e sotme.

“Avokati i Popullit, Igli Totozani, shpreh një falënderim të veçantë dhe vlerësim maksimal për ekspertët e ONM-së, të cilët me një nivel shumë të lartë profesional asistuan dhe monitoruan përgjatë gjithë kohës ekspertët e Avokatit të Popullit, në procesin e vlerësimit të dokumentacionit të secilit prej kandidatëve, që shprehën interesin për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Totozani përshëndet dhe vlerëson mbështetjen e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, në këtë proces tejet të rëndësishëm për Shqipërinë. Avokati i Popullit, Igli Totozani i uron sukses Reformës në Drejtësi dhe shpreh bindjen se kjo reformë jetike për shqiptarët, do të realizohet deri në fund”, thuhet në njoftimin e AP.

ma.me

Next Post
70 vjeçari gjen të birin të varur me litar pranë shtëpisë

70 vjeçari gjen të birin të varur me litar pranë shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

September 6, 2026
Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

September 6, 2026
Përplasje në SHBA! Militantët e Berishës dhunojnë  protestuesit, ndërhyn policia amerikane (VIDEO)

Përplasje në SHBA! Militantët e Berishës dhunojnë protestuesit, ndërhyn policia amerikane (VIDEO)

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com