• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vetting/Nesër rradha e gjytares Altina Xhoxhajt, anëtare e Gjykatës Kushtetuese

by Java News
22/04/2018 11:32
Anetare e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, seanca mes avokateve dhe qeverise per kontributet e sigurimeve shoqerore./r/n/r/nMember of the Constitutional Court, Altina Xhoxhaj, during a hearing in the Constitutional Court.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda e pasurisë së deklaruar prej saj për vitet 2003-2017.

Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori; Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e rikonfirmuar deri më tani në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përfaqësuar nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo  ka caktuar seancën dëgjimore me gjyqtaren Xhoxhaj më 23 prill.

E diplomuar në vitin 1994 në Fakultetin e Drejtësisë, Altina Xhoxhaj e filloi karrierën në gjyqësor një vit më vonë si gjyqtare e shkallës së parë në Tiranë.

Në vitet 2006-2010 ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në maj të vitit 2010 u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Paralelisht me detyrën si gjyqtare, Xhoxhaj ka edhe një karrierë të gjatë si akademike. Në vitet 1995-2000 ajo ka qenë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë dhe prej vitit 2013 jep lëndën “E drejta tregtare” në Shkollën e Magjistraturës. Xhoxhaj është gjithashtu eksperte e trajnimit për gjyqtarë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Altina Xhoxhaj nga viti 2003 deri në vitin 2017.

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtarja Xhoxhaj zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare me  vlerë 15.4 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2017, pasuria e saj ka kapur shifrën e 39.2 milionë lekëve ose 2.5 herë më e lartë.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga znj. Xhoxhaj përgjatë viteve në detyrë vijnë nga disa burime. Pjesa kryesore e të ardhurave përbëhet nga paga si gjyqtare në 46.4 për qind dhe paga e familjarëve në 36.9 për qind.

Vendin e tretë në portofolin e të ardhurave e zënë dhuratat në cash në 7.1 për qind, të ndjekura nga të ardhurat nga qiratë në 4.6 për qind dhe nga mësimdhënia në 2.5 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit.

Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik për zonjën Xhoxhaj, 2 rezultojnë me probleme me shumë të pajustifikuar në vlerën e rreth 1.7 milionë lekëve.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është shuma e kursimeve familjare në cash, që referuar deklarimeve vit pas viti kap vlerën akumulative të 13.5 milionë lekëve në fund të vitit 2017.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik. (Tema)

Next Post
Video/ S’ndalet zjarri në Kashar, fabrika e djegur edhe më parë, i gjithë shërbimi zjarrfikës në terren

Video/ S’ndalet zjarri në Kashar, fabrika e djegur edhe më parë, i gjithë shërbimi zjarrfikës në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ironizon sërish blogerët: Dalin në Instagram me lloj-lloj kremrash, thonë gjëra të pavërteta për ‘likes’ dhe ‘followers’

Rama ironizon sërish blogerët: Dalin në Instagram me lloj-lloj kremrash, thonë gjëra të pavërteta për ‘likes’ dhe ‘followers’

June 9, 2026
Këmbëkryq në Bulevard, protestuesit “miratojnë” dorëheqjen e Ramës me kartonët jeshilë: Populli vendos

Këmbëkryq në Bulevard, protestuesit “miratojnë” dorëheqjen e Ramës me kartonët jeshilë: Populli vendos

June 9, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

June 9, 2026
Projekti në Zvërnec, ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

Projekti në Zvërnec, ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

June 9, 2026
“Vendi juaj është mahnitës”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug

June 9, 2026
Humbën në zonën malore të Polisit, gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë

Humbën në zonën malore të Polisit, gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë

June 9, 2026
Kush flet në emrin e shumicës në protestë?

Kush flet në emrin e shumicës në protestë?

June 9, 2026
VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

June 9, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Precedenti i rrezikshëm

June 9, 2026
“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In