Ish kryetari i komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, deklaroi sot se ngritja e komisionitë vetting-ut hap dritën jeshile për pastrimin e sistemit të drejtësisë. Sipas tij, segmente të politikës së korruptuar dhe të korporatës në gjyqësor dhe prokurori kanë kohë që ndjejnë frikën.
“Pengmarrësit dhe gjobaxhijtë jo vetëm do përjashtohen nga sistemi, por mbi ta do rëndojë dhe drejtësia. PS dhe grupi i saj parlamentar bëri të gjitha sakrificat për ta jetësuar këtë proces. Reforma në Drejtësi është një nga premtimet dhe angazhimet më të mëdha të PS. 25 qershori të hapë epokën e shtetit të së drejtës”, theksoi Xhafaj.
Sipas tij, ankimimi në gjykatën Kushtetuese për vetting-un është sulmi i rradhës i korporatës së korruptuar.
“Gjykata Kushtetuese e ka gjykuar një herë ligjin për vetting-ut, mbështetur dhe në opinionin e Komisionit të Venecias”, theksoi Xhafaj.
Xhafaj nuk kurseu kritikat në adresë të Prokurorisë, e ciila, siç tha ai, nuk ka hetuar rastet e incideteve të ditëve të fundit.
“Policia nuk të bën forcë e parë, forcë e parë të bën vota. Dënoj çdo akt dhune në procesin zgjedhor dhe ndëshkim ligjor.
Policia ka rolin e saj në parandalimin e ngjarjeve, por të mos harrojmë se një rol të rëndësishëm ka prokuroria e shtetit. Flitet për disa ngjarje të cilat i janë referuar Prokurorisë, por askush nuk kërkon hesap ndaj prokurorëve të cilët kanë përgjegjësinë për zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarje.
Prokuroria të veprojë shpejt për të zbardhur ngjarjet që cenojnë atmosferën e mirë në këtë proces zgjedhor. Prokurorët të mos mbyllin shpejt e shpejt dosjet e fundit, sapo hyri në fuqi Kodi i Procedurës Penale, por të zbardhin këto ngjarje në mënyrë që të dihet e vërteta dhe të qetësohet klima elektorale”, u shpreh Xhafaj.
Ndryshe nga deklaratat e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe përfaqësuesve të LSI të cilët e quajnë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Haki Droga”, ish-ministri i Brendshëm shprehur vlerësime për punën e tij.
Xhafaj kërkoi ndëshkim nga policia të rasteve të shitblerjes së votave.
“Kam ndjekur nëpërmjet medias një mesazh që ai u ka përcjellë drejtorëve të policisë në rrethe, ishte një mesazh shumë profesional. Drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të dënojnë ashpër çdo lloj përfshirjeje të çdo lloj përfshirjeje të policisë në proceset elektorale”, tha Xhafaj.
“Policia të godasë fort rastet e shitblerjes së votave”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.
ma.me/javanews/al
Ligji i vettingut ka filluar, por nuk i ka kaluar ende vështirësitë pasi Unioni i Gjyqtarëve e ka ankimuar në Kushtetuese, a keni një koment ?
Nuk pres ndonjë surprizë, normalisht koorporata ka bërë sulmin e radhës ndaj reformës, por është një sulm për t’u keqardhur. Edhe për një arsye të thjeshtë. Ligji i vettingut është një gjë e gjykuar sipas meje, e ka gjykuar njëherë Gjykata Kushtetuese mbështetur edhe në opinionin e tretë të rëndësishëm të Komisionit të Venecias.
Në opinion ka skepticizëm për emrat e zgjedhur në komisionet e vettingut. Ju besoni se do e justifikojnë ?!
Dua të jem i sinqertë. E mirëkuptoj këtë lloj skepticizmi dhe e pranoj. Ka arsye që ta kenë. Ky është një proces i vështirë, është vetëm fillimi i këtij procesi. Është bërë një përpjekje shumë e mirë për të përzgjedhur më të mirët, natyrisht midis të tyre mund të ketë ndoshta edhe njerëz të papërshtatshëm. Ngelet për t’u provuar në ditët në vijim, por unë jam shumë i bindur, se nëse ka të tillë, shumë shpejt, edhe ata nuk do të jenë më pjesë e këtyre strukturave.
Si do të funksionoje vettingu, si do ngrihen institucionet, procedurat teknike ?
Së pari do të duhet që këto struktura të mblidhen, të organizohen, të vi dhe pjesa e ONM, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që t’i bashkëngjitet tre strukturave, pra Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët publikë dhe Kolegjit të Apelimit. Më pas në të njëjtën kohë do të duhet të ketë edhe disa rregulla për mënyrën se si do të funksionojnë, për kriteret dhe kushtet, detyrimet që duhet të plotësojnë anëtarët e këtyre strukturave dhe më pas është dhe procesi i përzgjedhjes së stafit që do të jetë në funksion të këtyre Komisioneve. Është një proces që do të hajë pak kohë, por është një proces i domosdoshëm për t’i hapur rrugë pastaj fillimit të procesit shumë shpejt për kalimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
Fillimisht nga hierarkia e sistemit, nga Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë e me radhë.
Si ish-ministër i Brendshëm ke një koment për akuzat që i janë adresuar Policisë ditët e fundit se nuk ka reaguar ndaj incidenteve të shënuara ndaj një force politike?
Përsa i përket pyetjes pavarësisht se nuk përkon shumë me temën po në njw kuptim ka lidhjen e vet.
Më duhet të them se lidhur me pyetjen që ka të bëjë me Policinë e Shtetit dhe në këto momente rolin e Policisë së Shtetit në këtë process.
Policia në vlerësimin tim nuk të bën forcë e parë dhe as nuk të pengon të bëhesh forcë e parë. Të tillë çdo forcë politike e bën vota e qytetarëve. E kundërta është një gjë e gabuar dhe një provë e dështuar në këtë vend. Policia në mendimin tim nuk mund të shërbejë si rrufepritëse për shkarkesat e tensioneve elektorale. Këto deklarime kundër policisë gjithmonë në vlerësimin tim politik, por edhe ligjor, janë antikushtetuese dhe në shkelje të drejtpërdrejt të ligjit.
Personalisht dënoj çdo akt dhune në procesin zgjedhor. Ato duhen ndëshkuar ashpër me forcën e ligjit. Policia ka rolin e saj në parandalimin e ngjarjeve të tilla, por të mos harrojmë që një rol të rëndësishëm ka Prokuroria e Shtetit. Flitet për disa ngjarje të cilat në dijeninë time i janë referuar të gjitha Prokurorisë dhe Prokurorit. Por askush nuk kërkon hesap ndaj prokurorëve, të cilët kanë përgjegjësinë e zbardhjes sa më shpejt të këtyre ngjarjeve. Edhe përdorimi i qëllimshëm apo i paqëllimshëm i ngjarjeve të tilla është i gabuar. Edhe policia ka rol në parandalimin dhe identifikimin, po rol të rëndësishëm ka dhe duhet të ketë prokurori. Në këtë rast unë i bëj thirrje Prokurorisë që të veprojë shpejt për të zbardhur ngjarje të tilla që cenojnë rëndë atmosferën e mirë të krijuar në këtë proces zgjedhor. Prokurorët nuk kanë pse të mbyllen në kuvlitë e tyre për të mbyllur shpejt dosjet e fundit, sa të hyjë në fuqi Kodi i Ri i Procedurës Penale, por duhet të merren me prioritet me këto lloj veprash penale nëse rezultojnë si të tilla për t’i zbardhur ato dhe për të çuar përpara drejtësisë përgjegjësit, në mënyrë që të dihet e vërteta dhe kryesorja të qetësohet klima e rënduar elektorale nga episode të tilla apo përpjekje për ta rënduar atë tej asaj që është në fakt.
Unë dëshiroj të vlerësoj me këtë rast edhe rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Z. Çako në këtë proces. Kam ndjekur përmes mediave një mesazh që ai i ka përcjellë strukturave vendore të policisë. Ishte një mesazh shumë profesional. Drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të ndëshkojnë ashpër çdo lloj përfshirje të çdo lloj punonjësi të Policisë së Shtetit në procese elektorale. Por nga ana tjetër dhe kjo është shumë e rëndësishme, Policia e Shtetit duhet të jetë shumë e ashpër, shumë e ashpër ndaj çdo akti dhune dhe të godasë fort çdo element, çdo individ pavarësisht kujt force politike i përket që synon shitblerjen e votës në këtë vend, një fenomen i shëmtuar dhe i ndëshkueshëm penalisht. Policia Kriminale ka një përgjegjësi të rolit të dorës së parë në këtë proces natyrisht, por Prokuroria gjithashtu dhe shërbimet, institucionet e tjera ligjzbatuese në këtë vend kanë një rol shumë të rëndësishme në mënyrë që të ruhet shenjtëria e votës.
Mendoj se Policia e Shtetit është e angazhuar gjithashtu shumë pozitivisht siç është beteja ndaj kultivimit të kanabisit dhe është dukë bërë shumë mirë këtë detyrë dhe duhet përshëndetur dhe duhet përgëzuar se njëkohësisht po mban dy përgjegjësi të mëdha, mbështetjen, sigurinë në procesin zgjedhor dhe luftën për të realizuar qysh këtë objektivin që i ka vendosur vetes qeveria shqiptare për të pasur zero mbjellje të kanabisit dhe për ta hequr përfundimisht nga harta e vendeve kultivuese Shqipërinë.
Unë shpresoj dhe besoj që Policia e Shtetit do dijë t’i përballojë më së miri këto dy përgjegjësi të mëdha.
Dhe politika duhet të jetë më e qetë dhe të respektojë funksionet kushtetuese dhe ligjore të Policisë së Shtetit. E thënë me pak fjalë është momenti që politikanët të ruajnë qetësinë.
Faleminderit !