• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u “ngre siparin” me Llallën, Dedjan dhe Zaganjorin

by Aalison Pearse Stevens
31/08/2016 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Vettingu, ose siç njihet ndryshe filtrimi për pastërtinë e figurës për gjyqtarët dhe prokurorët që do të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, do të ngrejë siparin me tre institucionet që janë në kupolën drejtuese të sistemit të drejtësisë, përkatësisht me Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Konkretisht, vetting-u do të “presë shiritin” me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lalla, për të vijuar më pas me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori. Ky filtrim, i cili do të shtrihet më pas edhe në të gjithë përbërjen e trupës së gjyqtarëve të kushtetueses, asaj të lartë dhe të prokurorisë, do të nisë menjëherë pas ngritjes së Komisionit të Pavarur dhe Kolegjit të Apelimit, në bazë të ligjit të miratuar dje në Kuvend për vetting-un. Për të marrë fuqi të plotë ligjore pritet që ligji në fjalë në dekretohet edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Ka jo pak spekulime se Nishani, duke pasur parasysh edhe natyrën politike të drejtimit të presidencës nga ana e tij, të mbajë anën e PD-së, duke mos e dekretuar ligjin për vetting-un duke e rikthyer në Parlament.

Gjithësesi, duke ndjekur rrjedhën logjike të gjërave, bëhet e qartë se procesi i vetting-ut është i panadalshëm, pavarësisht kërcënimeve të PD-së se do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke besuar se të emëruarit e saj në këtë gjykatë do t’i bëjnë asaj shërbimin e fundit, si për të provuar në sytë e opinionit publik se realisht Gjykata Kushtetuese ka qenë një segement politik në sistemin e drejtësisë dhe jo një organ që merr vendime në interes të shumicës dërrmuese të shqiptarëve që duan pastrimin rrënjësor të këtij sistemi. Nisja e procesit të vetting-ut me Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e Gjtyaktës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, nuk është diçka e rastësishme. Janë pikërisht këta tre persona, të cilët në një farë mënyre mbajnë ndër duar të gjithë sistemin drejtues, hetues dhe gjykues të çështjeve.

Praktikisht edhe fytyra e sistemit aktual të drejtësisë, që është tërësisht i rrënuar dhe nën darën e politikës, iu atribohet jo vetëm paaradhësve në këto poste drejtuese, por edhe atye aktual. Mjaft çështje me natyra të nxehta politike korruptive të shoqëruara deri edhe me vrasje publike, janë varrosur tashmë nga ky zinxhir drejtues i sistemit të drejtësisë. Një ndër më të spikaturit në shpërfytyrimin e organit të akuzës, është ai i Prokurorit të Përgjithshëm, i cili në përpjekje për të mbijetuar personalisht ka varrosur jo pak afera publike korrupsioni duke u bërë më shumë një ortak politik. Pas filtrimit të krerëve të këtyre tre institucioneve, do të fillojë edhe procesi i filtrimit edhe të trupave përbërëse të këtyreinstitucioneve, duke nisur në këtë mënyrë një proces rindërtimi të të gjithë sistemit të drejtësisë.

Me. Ar

Next Post
Nën ankth e depresion, Selena Gomez heq dorë nga muzika

Nën ankth e depresion, Selena Gomez heq dorë nga muzika

Comments 1

  1. sifi says:
    10 years ago

    Miratimi i Vitingut duhet te filloje me largimin e Dedjes Zaganjorit dhe Llalles si titullar te ketij sistemi drejtesie te superkorruptuar dhe te kete hetimet te Veprimeve te tyre per shume dosje te rendesishme

    Reply

Leave a Reply to sifi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike! Çfarë ndodhi në protestën e opozitës?

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike! Çfarë ndodhi në protestën e opozitës?

April 17, 2026
Protesta e opozitës, Gazment Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Edi Rama ka humbur qetësinë!

Protesta e opozitës, Gazment Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Edi Rama ka humbur qetësinë!

April 17, 2026
Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

April 17, 2026
Protesta e PD, reagon Balla: Përdorimi i flamurit kombëtar nga Berisha për të lajmëruar hedhjen e molotovëve, ‘vulë turpi’

Protesta e PD, reagon Balla: Përdorimi i flamurit kombëtar nga Berisha për të lajmëruar hedhjen e molotovëve, ‘vulë turpi’

April 17, 2026
Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

April 17, 2026
Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

April 17, 2026
Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore

Protesta e Berishës, bllokohet Rruga e Elbasanit në kryeqytet! Radhë e gjatë automjetesh të ngecura në trafik

April 17, 2026
Molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn menjëherë dhe shoqëron protestuesit

“Sulme çnjerëzore”, Berisha reagon sërish për tensionet në protestë

April 17, 2026
Dështon skenari i opozitës! Kapet sasia e lartë e molotovëve të pashpërthyer, mbi 20 të shoqëruar në polici

Dështon skenari i opozitës! Kapet sasia e lartë e molotovëve të pashpërthyer, mbi 20 të shoqëruar në polici

April 17, 2026
“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In