• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u në Policinë e Shtetit, publikohet projektligji i plotë, skema e skanimit të uniformave blu

by Java News
09/01/2018 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet projektligji i plotë i Vettingut në Policinë e Shtetit. Ne kete material parashikohet e gjithe skema se si do te flitrohen uniformat blu. Ne materialin e siguruar nga Report Tv parashikohet e gjithe ecuria e procesit te vettingut qe synon pastrimin e rradheve te policise nga elementet e korruptuar dhe me te shkuar kriminale.

Per kete ceshtje Ministria e Brendshme, në vijim të tryezave konsultuese, nisur dhjetorin e kaluar për projektligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”, zhvilloi edhe një takim me ambasadorët dhe oficerët e huaj të kontaktit, në vendin tonë. Nisma ligjore u prezantua nga zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili shpjegoi detajet e draftit, i njohur si projektligji për Vetting-un në Polici.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se nisma ligjore, e cila brenda pak javësh do të jetë në Kuvend për miratim, synon të ndërtojë institucione të forta me profesionistë dhe punonjës me integritet.

Fatmir Xhafaj deklaroi se “Kjo është një reformë e vështirë, por një reformë e cila është e domosdoshme në kushtet aktuale kur ne konstatojmë se në radhët e Policisë së Shtetit, ashtu siç ka plot burra dhe gra, vajza dhe djem të ndershëm, profesionistë, ka edhe jo pak nga ata që kanë probleme me integritetin, me kushtet e integritetit për të qenë pjesëtarë të kësaj Agjencie me profesionalizëm, gjë që pa dyshim ka pasoja të drejtpërdrejta në eficiencën e punës së Policisë së Shtetit”.

Ambasadorët, pasi u njohën me detajet për realizimin e procesit të Vettingut në Policinë e Shtetit, shprehën mbështetje, vlerësim për punën e kryer dhe besim për rezultate të shpejta. Ambasadore e Gjermanisë Susanne Schütz u shpreh se “Nga ana ime dua të falënderoj Ministrin dhe zv.ministrin për këtë qasje, kaq mirë të menduar. Unë shpresoj që kjo do të sjellë rezultate sa më shpejt dhe aq më mirë”.

Steve Bennett, Drejtor i ICITAP tha se “Ju keni nisur tani të na përfshini ne dhe institucionet e tjera në zhvillimin e këtij plani. Unë ju komplimentoj në zhvillimin e këtij procesi. Mendoj që kjo formë do të jetë e dobishme në termat e përshtatjes dhe plotësimit të draftit dhe t’i përgjigjeni pyetjeve të rëndësishme, veçanërisht në fushën e komunikimit, teksa shkojmë përpara. Përtej komplimentave, ne jemi këtu. Jemi me ju. Jemi të interesuar dhe do të vijojmë të jemi”.

Sanja Bujas-Juraga, Ambasadore e Kroacisë theksoi se “Me këto masa konkrete, Ministria e Brendshme na tregoi të gjithëve ne, që nuk kemi vetëm premtime, por elementë konkrete të implementimit. Do të thoja që është edhe shembulli i shkëlqyer për disa vende të tjera, se sa larg po shkojnë tani më autoritetet shqiptare, në gatishmërinë e tyre të madhe, për të trajtuar si duhet problemin e korrupsionit, si një prej pengesa më të mëdha për suksesin e shoqërisë shqiptare për mirëqenien e saj”.

Ministri Xhafaj shtoi se drafti është hartuar bazuar në standartet më të mira, nisur nga përvoja e ligjit për Vettingun në sistemin e drejtësisë. Tryeza me partnerët sipas tij, është një hap i rëndësishëm për të përfituar kontribute, por edhe thirrje për përfshirjen në procesin e monitorimit të procesit gjatë zbatimit.“Asistenca ndërkombëtare ndaj organeve të vlerësimit që realizojnë këtë proces, do të shërbejë për të garantuar cilësinë dhe standardet më të mira të këtij procesi.

Besojmë se mbështetja e kësaj ekspertize do të shërbejë edhe si garanci, edhe si inkurajim, edhe si motivim nëse dëshironi ta them edhe këtë, për organet e vlerësimit që do të përfshihen, për njerëzit që do të përfshihen në këtë proces vlerësimi, sepse ato do të investohen në një proces të vështirë, shumë të vështirë. Sepse nuk besoj se është e lehtë, dhe ju që e njihni sadopak realitetin, edhe në vendin tonë, edhe në rajonin tonë, në ndërmarrje të kësaj natyre, ku do të duhet të japësh verdiktin për të larguar nga radhët e Policisë së Shtetit, individë që deri më sot mund të jenë konsideruar edhe shumë të fuqishëm brenda kësaj organizate.

Ne e kemi të rëndësishme këtë mbështetje dhe këtë përfshirje edhe si dëshmi e kësaj marrëdhënieje të shëndetshme që ne duam të ndërtojmë ndërmjet Policisë, kësaj Agjencie ligjzbatuese të rëndësishme në vendin tonë, dhe agjencive homologe në vendet tuaja.

Prania juaj në këtë proces është e domosdoshme, sepse eficenca e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit dhe në mënyrë të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar edhe në kuadër të operacionit që ne sapo kemi nisur, operacionit “Forca e Ligjit”, mund të jetë e suksesshme vetëm nëse ne kemi një marrëdhënie shumë aktive me organizatat partnere ndërkombëtare, që operojnë në fushën e luftës kundër krimit të organizuar.

Në javët e fundit janë organizuar disa tryeza konsultimi me drejtues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të legjislativit, të Agjencive ligjzbatuese dhe shoqërisë civile, duke përfshirë në draftin final sugjerime të tyre. Kriteret e vlerësimit për punonjësit e Policisë janë tre: integriteti, verifikimi i pasurisë dhe profesionalizmi” përfundoi ai.

 

Licenza Creative Commons

Marre nga: http://shqiptarja.com/home/1/projektligji-i-plot–p-r-vettingun-n–policin–e-shtetit-si-do-b-het-462582.html?pos_2

Next Post
PSG-ja: Nuk e duam Dybala

PSG-ja: Nuk e duam Dybala

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

February 3, 2026
Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

February 3, 2026

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In