• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vetting-u në Policinë e Burgjeve/Të pushohesh për një gjobë!

by Java News
25/03/2019 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gardian i paraburgimit në Berat shkarkohet nga puna për një gjobë të marrë shumë vite më parë për drejtimin e një motori pa leje drejtimi.

Ndonëse dëshmia e penalitetit i del e pastër, me urdhër nga Tirana ai shkarkohet si pasojë e reformës së ndërmarrë me nisjen e procesit të Vetting-ut për Policinë e Burgjeve. Drejtuesit i japin të drejtë, por pohojnë se listat bëhen nga deputetët.

Arbër Hasantari i drejtohet redaksisë së emisionit “Fiks Fare” pasi është pushuar nga puna që në korrik 2018 për një gjobë që ka marrë për shkak të drejtimit të një motori 50 kubik , pa leje drejtimi. Z. Hasantari thotë se në takimet me drejtuesit e institucionit i është thënë se në dëshminë e penalitetit është i dënuar, ndërkohë ai tregon se në dëshminë që ai ka marrë rezulton i padënuar.

“Unë aksidentin e bëra përpara se të emërohesha në paraburgim , dhe në atë kohë i dorëzova të gjitha dokumentet nga prokuroria , nga gjykata, që isha i pastër”, tregon ish-punonjësi i paraburgimit.

Ai ankohet se i është bërë një padrejtësi, pasi në paraburgim punojnë njerëz që kanë bërë burg, ndërkohë që Arbëri është dënuar vetëm për një gjobë.

Pas ngritjes së shqetësimit , z. Hasantari shkoi në ambientet e paraburgimit Berat, aty ku kishte punuar më parë dhe takoi shefin e policisë i cili tha se ish-punonjësi duhet t’i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi ata e kishin marrë në punë.

Madje, këshillon z. Hasantari që t’i hedhë në gjyq se përse e morën në mënyrë të parregullt në punë. Ai thotë se askush nuk i pyet më drejtorët për emërime apo shkarkime. “Deputetët ça janë ata, kush na p… neve më. Se nuk është puna vetëm te burgu këtu, këtu edhe një gjobë të marrësh të kesh bërë gjyq për atë quhet dënim nga Gjykata Administrative”, thotë shefi i policisë.

Ai gjithashtu i pohon se lista me punonjësit që duhet të shkarkoheshin i ka ardhur nga ministria në kuadër të pastrimit të figurës së punonjësve të Policisë së Burgjeve.

Ndërkohë, z. Hasantari takon edhe inspektorin e SHKB-s, i cili i jep të drejtë dhe i thotë se po të isha unë drejtuesi yt do i thoja ministres që ky zotëria është i padënuar, por në këto pozita Arbëri mund të bënte vetëm një kërkesë për rikthim.

Pas këtyre takimeve, ish-punonjësi i paraburgimit takoi edhe drejtorin e IEVP Berat, i cili i tha se nuk e ka hequr ai, por ka ardhur shkresa nga drejtoria. “Erdhi shkresa atëherë që të jepnit dorëheqjen dhe ne jua thamë, ti nuk e dhe, dhe u hoqe, të hoqi Drejtoria e Përgjithshme, jo unë. Por ti kërkoje të drejtën tënde” thotë drejtori. Ai gjithashtu i sqaron situatën se me dëshminë e penalitetit që Arbëri ka dorëzuar kur është marrë në punë që del e pastër është paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme, por pas kërkimeve më të detajuara ka dal dhe dënimi që ka pasur ky i fundit. Ai e cilëson se nuk e ka hequr IEVP-ja, por ka ardhur lista me pesë emra ku një ndër ta ishte edhe Arbëri.

Top Channel

Next Post
ZYRTARE/ Publikohen formacionet, ja si do të rreshtohet Kombëtarja ndaj Andorrës

Video/Shqipëria fiton pjesën e parë 1-0, Sadiku përfiton prej portierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In