• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u në Polici nis me 24 mars, brenda 2 vitesh spastrohen rradhët e uniformave blu

by Java News
21/02/2018 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vettingu në polici do të largojë brenda dy viteve, të gjithë ata punonjës të policisë të cilët rezultojnë se kanë pasuri të pajustifikuar apo që kanë shkelur ligjin. Sipas pr/ligjit që pritet të miratohet të enjten nga kuvendi i Shqipërisë, në sitën e Vettingut të Policisë do të kalojnë të gjithë punonjësit e kësaj trupe, duke nisur pikërisht nga drejtuesit e saj më të lartë.

Julian Hodaj, zv.ministër i Punëve të Brendshme, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare sqaroi se ligji nis nga puna 15 ditë pasi të miratohet nga kuvendi, ndërsa shtoi se faza e parë do të zgjasë 24 muaj dhe faza e dytë do të përsëritet në fragmente kohore çdo 3 vite.

Hodaj gjithashtu nënvizoi se Komisioni që do të ngrihet për të bërë vlerësimin e figurës së punonjësit të policisë është i pavarur.

“Procesi i vlerësimit në Policinë e Shtetit, SHÇBA dhe Gardën e Republikës, synon të mbështesë pjesën e shëndetshme në radhët e këtyre institucioneve duke larguar pjesën e infektuar dhe që ka probleme me ligjin, duke synuar hedhjen e bazave për të ndërtuar policinë e së ardhmes”, tha Hodaj.

“Procesi mbështet në tre kritere, tek pastërtia e figurës, tek pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Ideja është që në vlerësim do të kalojnë të gjithë punonjësit duke nisur nga titullari deri tek punonjësi më i thjeshtë”, tha Hodaj.

“Sistemi i gradave ndan këta punonjës në tre kategori, grada e lartë ku bëhet fjalë për 300 punonjës, e mesme që e kanë 3 mijë punonjës dhe e ulët ku futen rreth 9 mijë punonjës. Do vlerësohen fillimisht gradat e larta, pra drejtuesit e mëdhenj. Për vlerësimin e gradave të larta, do përdoret një komision që në ligj quhet Komisioni i Jashtëm, që janë anëtarë nga jashtë sistemit të Policisë së Shtetit. Konkretisht 5 anëtar vijnë nga LDKPI, 5 anëtarë nga radhët e pedagogëve, dhe 5 anëtarë përzgjidhen me konkurrim anëtarësh. Në fazë të dytë është Komisioni Qendror i Vlerësimit që do të ketë 45 anëtarë, 30 nga të cilët do të shtohen nga radhët e policisë që e kanë kaluar “Vetting”-un në fazën e parë. Në fazën e fundit komisioni i vlerësimit do të ketë 135 anëtarë që do të shtohen nga radhët e Policisë që kaluan fazën e dytë me sukses”, deklaroi Hodaj për ATSH.

Dhe më pas këto komisione pushojnë së funksionari dhe SHÇBA vijon kontrollet periodike çdo tre vite”, theksoi Hodaj.

Next Post
Vetting edhe në Kosovë, PDK kërkon “skanim” të drejtësisë dhe politikës

Kadri Veseli optimist: Së shpejti bëjmë demarkimin me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kosova para dhe pas 16 shtatorit

August 24, 2026
Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

August 24, 2026
Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

August 24, 2026
Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

August 24, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Pukë/ Zjarr i fuqishëm në fshatin Gojan i Vogël, flakët rrezikojnë banesa, evakuohen 6 familje

August 24, 2026
“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

August 24, 2026
Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

August 24, 2026
Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Mesazhi i unitetit në një kohë përçarjesh

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com