• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u në inxhineri, më urgjent se kurrë

by Artur Ajazi
02/12/2019 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ngjarja shumë e rëndë që ka ndodhur së fundmi në Durrës, Tiranë, Thumanë, Laç, Shijak dhe fshatrat rreth tyre, tregoi se sa shumë kemi nevojë të rishikojmë gjithçka kemi bërë, dhe të mos gabojmë kurrë më nesër. Nga dikush që ishte njeri i profesionit, u hodh mendimi këto ditë se “duhet Vetting në inxhineri”, nisur kjo nga situata skandaloze, që ka rezultuar në mbi 25 per qind të pallateve të ndërtuara në vitet e fundit në Durrës, dhe atyre para viteve ‘90. Zona e plazhit, ish-Këneta dhe të tjera zona ku është ndërtuar në qytet-portin më të madh të vendit, treguan me fakte skandalet e ndërtuesve, arkitektëve, inxhinierëve, muratorëve amatorë, dhe koalidatorëve të blerë, që kanë toleruar me dashje katrahurën e ndodhur.

Kanë nxituar të prishin blloqet e banesave 1 dhe 2 katëshe me vjetërsi 200 dhe 250 vjeçare, për të ngritur pallate shumëkatëshe, kanë nxituar të hedhin themelet brënda 48 orëve dhe të dorëzojnë pallatin 12 katësh brënda 12 muajve, pa e ditur dhe duke injoruar faktin se, rreziku ishte atje brënda objektit të rremë. Rritja e kërkesave nga të ardhurit e rretheve të Veriut dhe Jugut , veçanarisht drejt Durrësit dhe Tiranës, ishte dhe mbetet shkaku kryesor i një shfrenimi të padëgjuar të dhënieve të lejeve të ndërtimit nga ish-KRRT e bashkive, por dhe nga ish-KRRTRSH e Shqipërisë. Tashmë banorët e Durrësit po binden për tragjedinë e tyre, tashmë banorët e plazhit dhe ish-Kënetës, po binden sa gabime fatale kanë bërë me jetën e tyre, duke u besuar paratë dhe djersën e fëmijëve, një grupi njerëzish që nuk kanë lidhje fare me ndërtimin, por thjesht vinin nga rruga ose bixhozi.

“Vetting në inxhinieri”- tha specialisti ndërtimeve, i bindur se në fushën e tij ka me dhjetra e qindra, që e kanë blerë diplomën, ose në rastin më të mirë, i kanë marrë me 100 mijë lekë pothuajse të gjitha provimet tek Inxhineria. Ajo ç’ka kishte vënë në gjumë për afro 3 dekada shqiptarët, është trazuar nga tërmeti dhe tragjedia që ndodhi, duke shkretuar një pjesë të mirë të qytetit bregdetar dhe zonave rreth tij. Gjithmonë kur ka ndodhur gjëma, jemi mësuar të mblidhemi dhe të mendojmë për nesër, dhe jo më shumë se kaq. Ka ardhur koha që ky pësim tragjik, të bëhet mësim për fushën më delikate, atë të ndërtimit. Vetting-u duhet vërtetë të shtrihet edhe në inxhinieri.

Duhet kudo Vetting, për të shpëtuar jo vetëm organet e molepsura të drejtësisë, por edhe në inxhineri, mjeksi, arsim, bujqësi, infrastrukturë, shkencë, administratë publike, në media e kudo. Duket sikur vetëm Vetting-u, do të spastrojë gjithçka negative nga ky vend, dhe do ti kthejë gjërat në vendin e duhur, duke qetësuar shqiptarët. Jemi ndoshta i vetmi vend, me institucione të ngritura ligjore, ku nuk bëjmë dot pa “çekiçin” e ligjit, por kur ky funksionon ama. Ngjarja e fundit tregoi se ligji, nuk ka funksionuar veçanarisht në fushën më delikate të jetës publike dhe shoqërore, në ndërtim. Duke injoruar dhe duke e shkelur me dashje çdo nen dhe grimcë të ligjit, duke abuzuar dhe përfituar sa mundet me gjithë hapësirat e tij, ajo që ka ndodhur në fushën e ndërtimit mbetet kriminale.

Ajo që ngjau në Durrës, duhet ta bëjë shtetin të shkundet , dhe të vendosë atje ku duhet forcën e ligjit. Të vendosë në vendin e tij ligjin e nëpërkëmbur, të vendosë në vendin e tij specialistin e flakur nga bashkia për “hatër” të ndërtuesit injorant, të rikthejë besimin dhe dinjitetin e humbur të zyrtarit lokal tek qytetari i trembur i mbetur edhe i pastrehë.

Next Post
Dëmet nga tërmeti, i vendoset shiriti godinës së Bashkisë së Kurbinit dhe Prokurorisë (Foto)

Dëmet nga tërmeti, i vendoset shiriti godinës së Bashkisë së Kurbinit dhe Prokurorisë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Shqipëria me “Një vend në diell”, Rama: Përfaqësim me dinjitet në Bienalen e Venecias

May 11, 2026
Izraeli masakër në Liban, vret 51 persona në orët e fundit

Izraeli masakër në Liban, vret 51 persona në orët e fundit

May 11, 2026
Nga pandemia te rënia, pse shqiptarët po tërhiqen nga platformat online të punës

Nga pandemia te rënia, pse shqiptarët po tërhiqen nga platformat online të punës

May 11, 2026
Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën drejtuesi në Lushnje

Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën drejtuesi në Lushnje

May 11, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm

May 11, 2026
Barcelona fiton titullin në “El Clasico”, Reali dorëzohet ndaj katalanasve

Barcelona fiton titullin në “El Clasico”, Reali dorëzohet ndaj katalanasve

May 11, 2026
Mot i paqëndrueshëm për ditën e sotme, alternime vranësirash dhe reshje shiu

Mot i paqëndrueshëm për ditën e sotme, alternime vranësirash dhe reshje shiu

May 11, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Osmani akuza të forta për Kurtin: Donin të më eliminonin politikisht, pasi takova Trumpin

May 11, 2026
BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

May 10, 2026
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In