• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u, në duart e “antireformës”

by Mero Baze
11/04/2017 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Formula e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të veting-ut, është thellësisht politike dhe po votohet në momentin e gabuar. Përderisa ende nuk ka një përcaktim kush është shumicë dhe kush është opozitë për Kuvendin e ardhshëm, formula po prodhon një shumicë që ka qëndrime të përbashkëta dhe rezerva të njëjta për reformën. Kjo ka bërë që aktualisht shumicën në komsionet e veting-ut, ta kenë partitë që po deklarohen për bojkot të zgjedhjeve dhe që kanë vërejtje thelbësore për Misionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe reformën në drejtësi.

Kuvendi ka zgjedhur sot tre anëtarët e shumicës për komisionet e veting-ut, një prej të cilëve është i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Votimi pasoi me një replikë nga partia e komunitetit çam, të cilët po ashtu pretendojnë të kenë vendin e tyre për llogari të shumicës në këto komisione.

Në fakt nuk është se PDIU, nuk ka të drejtë në këtë protestë, përderisa në lëvizjet e javëve të fundit, PS plus PDIU, u llogariten në një pozicion politik, dhe LSI plus PD, në një gjatësi vale përballë tyre.

Kur Komisioni i Reformës vitin e shkuar, ka vendosur që pjesmarrja të jetë pesëdhjetë me pesëdhjet përqind, mes shumicës e opozitës, ka pasur parasysh konfigurimin e Kuvendit aktual. Por tani ky konfigurim formalisht është i vlefshëm dhe për dhjetë ditë, ndërkohë që mund të ishte prishur edhe sot, sipas paralajmërimeve të LSI.

Nëse pas datës 18 prill, do të kemi koalicone të reja, kjo formulë bie, dhe bashkë me të, bie dhe mekanizmi i garancisë për të qenë komisione të balancuara. Biles në mënyrë paradoksale, blloku që ka pasur rezerva për reformën në drejtësi, PD-LSI do të kenë shumicën e këtyre komisioneve, nëse PD dhe LSI bëhen bashkë për zgjedhjet e ardhshme. Kështu, jo vetëm duket qesharake teza e Luzlim Bashës, se Edi Ramë kërkon të kontrollojë drejtësinë, por krijohet një shumicë politike që ka pas rezerva për reformën dhe që do të kontrollojë këtë reformë, duke vënë në dyshim gjithçka.

Në mënyrë paradoksale, nëse vazhdon ky tension mes PS dhe LSI, ne mund të kemi në Kuvendin e ardhshëm një shumicë në komisionet e veting-ut pro PD-LSI, dhe këtu PBDIU ka të drejtë të pretendojë një vend në këto komisione.

Ajo që nuk qëndron në këtë histori, është pikërisht fakti që votimi i këtyre komsioneve, po bëhet pa u qartësuar aleancat e reja politike për parlamentin e ardhshëm. E vetmja zgjidhje është që këto votime të konsiderohen të vlefshme brenda këtij Kuvendi dhe në shtator të zgjidhen anëtarë të rinj të komisoneve, sipas pozicioneve të reja politike në Kuvend.

Por dhe brenda këtij Kuvendi, sikur Basha të bindet këtë javë të kthehet në Kuvend e të plotësojë vendet e veta, ai ka një shumicë të garantuar me LSI, që së paku dy muajt e fundit është kthyer në një “Doktor” që i heq frikën pacientit Lulzim Basha, nga zgjedhjet, nga vetingu dhe nga humbja e mundshme.

Me këtë formulë dhe kështu si u zgjodhën anëtarët e komisionit të veting-ut, PD nuk ka më asnjë argument të mos e votojë veting-un, se kurrë nuk do të ketë një shumicë si kjo që ka këtë muaj. Biles as kohë për një alencë të re politike për shkak të veting-ut, më të mirë se kjo s’ka për të pasur./TEMA

c.a

Next Post
Champions/Juvja ‘shpërfytyron’ Barcelonën, fiton me rezultat të pastër 3:0

Champions/Juvja 'shpërfytyron' Barcelonën, fiton me rezultat të pastër 3:0

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In