• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vetting-u” i kompanive për tenderat publikë, nga përjashtimi në gara, te refuzimi i lehtësive

by Java News
27/10/2018 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit disa ndryshime ligjore që në thelb synojnë të pengojnë aksesin në fonde publike të operatorëve ekonomikë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Përjashtimi nga tenderat publikë

Ndryshime të rëndësishme janë ndërmarrë në ligjin për prokurimet publike që parashikojnë skualifikimin nga procedura e përzgjedhjes së fituesve të kontratave publike për çdo operator ekonomik, kur ka të dhëna se është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme:

a) Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste;

b) Korrupsion;

c) Mashtrim;

ç) Pastrim parash ose financim i terrorizmit;

d) Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, ose nxitje, ose ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste;

e) Organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;

f) Falsifikim;

g) Puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.

Ndyshimi parashikon gjithashtu se “detyrimi për të skualifikuar një operator ekonomik, zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, operator ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij.”

Në këto kushte, në tenderat publikë konkurrentët tashmë do të duhet të dorëzojnë edhe dokumentacion shtesë si vërtetim nga dosja gjyqësore ose një dokument, të lëshuar nga një autoritet kompetent, që vërteton “pastërtinë” e ofertuesit.

Në këtë linjë është ndryshuar edhe ligji “Për investimet strategjike”. Operatorët ekonomikë do të përjashtohen nga përfitimi i statusit subjekt investues strategjik, kur ka të dhëna se subjekti është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mësipërme. Edhe në këtë rast, krahas dokumentacionit të kërkuar për kontratën, duhet të shtohen edhe dokumentet që vërtetojnë “pastërtinë” e konkurruesit.

Me këtë synim janë ndërmarrë ndryshime edhe në ligjin për turizmin. Ndryshimet parashikojnë përjashtimin nga mbështetja dhe lehtësitë për çdo investitor/operator menaxhues kur ka të dhëna se është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë nga veprat penale të mësipërme.

Edhe ligji për ndihmën shtetërore është ndryshuar duke parashikuar përjashtimin nga përfitimi i ndihmës shtetërore kur ka të dhëna se subjekti përfitues i ndihmës, në kuptim të këtij ligji, është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mësipërme.(SCAN)

Next Post
Dhurojnë flokët, vajza dhe gra në ndihmë të pacienteve me kancer gjiri

Dhurojnë flokët, vajza dhe gra në ndihmë të pacienteve me kancer gjiri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In