• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u/ Hysi: Kandidatët vijnë pas dy javësh në kuvend, Basha të votojë nëse do luftë ndaj krimit

by Java News
07/03/2017 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste në emisionin ‘’45 minuta’’ në Report Tv u shpreh se për dy javë do të vijnë sërish në Kuvend kandidatët për Komisionet e Vettingut.

Ajo u shpreh se ky proces nuk do të vonohet më shumë se dy javë, pasi sipas saj tashmë Avokati i Popullit dhe ONM ka një përvojë të fituar në këtë proces.

Sa i përjekt bojkotit të Partisë Demokratike, Hysi u shpres se çdo forcë politike që është kundër reformave të rëndësishme në interes të vendit e merr një ndëshkim. Sipas Hysit, PD do të marrë ndëshkimin e saj në zgjedhjet e 18 qershorit.

Deputetja socialiste, përsëriti disa herë apelin e saj për kreun e opozitës Lulzim Basha, ku e ftoi të dilte nga çadra për t’u rikthyer në Kuvend për të votuar për ngritjen e Komisioneve të Vettingut.

Intervista e plotë:

Deklarata e Xhafës ku u shpreh se nëse nuk voton PD do vendosë populli në zgjedhjet e 18 qershorit . Kjo do të thotë se nuk ka asnjë shans që Vettingu të votohet para zgjedhjeve?

-Në fakt ajo çfarë do të doja të theksoja është se vettingu duhet të votohet para zgjedhjeve, sepse i hap rrugë shumë gjërave të tjera. Zbatimi i vettingut është i lidhur edhe me organet e tjera të drejtësisë. Këto institucione duhet të ngrihen para muajit prill. Basha nëse kërkon një qeverisje të pastër, dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, duhet të vijë në Parlament të zbatojmë ligjin e ngritjes të Komisioneve të Vettingut. Nëse Basha kërkon të luftojë realisht krimin, kanabisin, atëherë le të vijë dhe të ngrejmë SPAK-un. Nëse ai do të luftojë krimin e organizuar, unë i bëj apel që të vijë në Parlament, ndryshe do të thoja që është kundër Reformës në Drejtësi.

Deklarata e Xhafës, është dorëzim përballë bojkotit të PD-së?

-Jo nuk është dorëzim. Ka një problem, më 22 korrik kemi miratuar ndryshimet kushtetuese me 140 vota. Ngritja e komisionit të rivlerësimit është në Kushtetutë. Sot opozita del në shesh të protestojë për një ligj që e ka votuar dhe e ka duartrokitur vetë.

ONM pasi ka rrëzuar 8 kandidatë të Avokatit të Popullit, nga 29 e çoi në 21 listën e gjelbër? ONM ju kërkoi ta nisni procesin me 21, pse nuk e nisët ?

-Do doja të theksoja, se votimi është një formulë politike. Është e lehtë të thuhet të përzgjedhja të fillonte dje. Por si mund të bëhet një proces kur vetëm 3 persona i përkisnin mazhorancës?

Çfarë do të ndodhë në këtë javë me rihapjen e procesit tek Avokati i Popullit?

-Ne kemi kërkuar që t’i japim mundësi 7 ditë kandidatëve të plotësojnë dokumentacionin. Por ju japim mundësinë gjithashtu edhe kandidatëve të rinj. Insitutucionet e rivlerësimit janë institucione ku trajtojnë ankesa dhe pretendime të prokurorëve e gjyqtarëve dhe për këtë arsye këto komisione janë shumë të rëndësishme.

Kthehemi tek Avokati i Popullit. Pse nuk u mendua që t’i ofrohej një lloj ekspertize kur po konstatohet se nuk i ka kapacitetet për të realizuar këtë proces ?

-Ideja e kësaj reformë ishte që politika të mos ndërhynte në zgjedhjen e kandidatëve. I kemi dhënë një funksion shumë të rëndësishëm administrav. Avokati i Popullit i presupozohet se i kapacitetet për zbatuar ligjin. Askush nuk e ka menduar që për një pozicion të kishte kaq shumë kandidatë. Gjithashtu është e vështirë të kuptohet se në 7 ditë institucioni të mos jetë në gjendje të verifikojë dokumentacionin. Gjithë ky proces ndoshta kërkon kohën e duhur. Vettingu është artikuluar shumë në media, dhe pritet shumë ndoshta nga kjo reformë, dhe Avokati i popullit mund të ketë qenë edhe nën presion.

Në Kushtetutë kur flitet për Vettigun thuhet shumicë dhe pakicë parlamentare ndërsa në ligjin për vettingut që ju e votuat pa PD thuhet grup parlamentar shumice dhe grup parlamentar pakice ? Mos ka qenë një gabim i juaji?

-Megjithatë ju e dini që Kushtetuta prevalon mbi një ligj të vecantë. Pezullimi që u bë dje, nuk u bë se ky proces nuk mund të ecte. Procesi që bëri Avokati I popullit është një proces administrativ. Parlamenti nuk mund të bëjë një proces administrativ. Unë nuk mendoj se ky proces do të marrë më shumë se dy javë sepse tashmë edhe Avokati i Popullit edhe ONM ka një përvojë të fituar në këtë proces. Kjo është një përllogaritje e imja. Nuk ka arsye të shkojmë në shtyrje.

Pas dy javësh ju mund të veproni në hapësirat që ju jep ligji, duke përdorur pakicën parlamentare dhe jo grupet e pakicës parlametare?

-Nuk do të doja të arrinim në këtë nivel, sepse votimi bëhet me 3/5. Kur u nis Reforma në Drejtësi, u nis me idenë që ajo të sillte ndryshme në çdo sektor. U mendua që të ketë mbështetje nga çdo forcë politike. Pastaj unë nuk kuptoj që kur e voton një reformë me 140 vota, dhe të mos vish dhe t’i hapësh rrugën ngritjes se Komisioneve. Nuk ka shqiptarë dhe ata që janë në çadër të kuptojnë këtë gjë.

Tani që jeni në këtë situatë, mendoni që duhet të kishit parashikuar një nen zhbllokues?

-Ajo është pjesa e kompromisit të 21 korrikut, të ndryshimeve kushtetuese. Çdo forcë politike që është kundër reformave e merr një ndëshkim. Vettingu do bëhet duam apo s’duam ne. Vonesa e tij, dëmton ngrijen e institucioneve të tjera. Nuk më takon mua sesi do sillet Parlamenti, në hapat në vijim.

Keni komunikim me faktorin ndërkombëtar? Cili është qëndrimi i tyre për PD?

-Ju e keni parë që në karrierën time në Parlament, jam marrë me anën teknine. Me misionin Euralisus dhe OPDAT , kemi marrë miratime me shkrim për ligjet.

Basha tha do e votojmë vettingun, pas qeverisë teknike dhe pas rishqyrtimit të 7 ligjeve?

-Bojkoti e dëmton shumë Reformën në Drejtësi. Mban pezull dhe sistemin.

Nëse dilni ju në opozitë pas 18 qershorit, a do e jepni votën tuaj për ngritjen e komisioneve?

-Unë mendoj që forca jonë politike nuk ka arsye të dalë në opozitë. Kemi stopuar një katraurë që la qeveria tjetër në 4 vite. Reforma në Drejtësi është vlerësuar nga 93% të shqiptarëve, që nuk janë të gjithë të majtë. Unë do inkurajoja ata demokratë që të distancoheshin sot nga çadra, sepse me vite të tëra mund të kënë vuajtur për vite të tëra për një vendim gjyqësor. Unë do të thoja edhe një herë, që nuk duhet të marrim një përgjegjësi kaq të madhe që dëmton Shqipërinë. Nuk duhet të flasin për një republikë të re me njerëz që duhet të shkojnë para drejtësisë.

Zonja Hysi, ku do të jeni kandidate për deputete në zgjedhjet e qershorit?

-PS po punon, është në takim me votuesit me zgjedhësit e vet. Ftoj Bashën të dalë nga çadra. Ne po punojmë, jemi në kontakt me njerëz, pavarësisht se ku do të jemi me listat.

Next Post
VIDEO/ Kur modelet rrëzohen në pasarelë… dhe “stilet” që përdoren

VIDEO/ Kur modelet rrëzohen në pasarelë... dhe "stilet" që përdoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In