• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VETTINGU/ Filtri ONM: 84 aplikantë përmbushin kriteret, 17 me vlerësim negativ

by Java News
07/04/2017 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka dorëzuar sot rekomandimet e reja për procesin për formimin e institucioneve të rivlerësimit (vetingut), të cilat zëvendësojnë rekomandimet e nxjerra nga ONM më 3 mars 2017.

Në vijim të Vendimit nr. 18/2017, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 16 mars, ONM ka riorganizuar ekipin e tij të vëzhguesve ndërkombëtarë, të përbërë nga anëtarë të nivelit të lartë nga gjyqësori i Shteteve Anëtare të BE-së dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së kanë konfirmuar se stafi i Zyrës së Avokatit të Popullit ka kryer detyrat e veta në përputhje me ushtrimin e mëparshëm, me saktësi dhe angazhim serioz. Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së kanë përfunduar tashmë vlerësimin e tyre të pavarur të dosjeve të plotësuara. Edhe një herë, të gjitha aktivitetet monitoruese nga vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së u kryen në mënyrë të plotë, duke punuar në bazë të bashkëpunimit të ngushtë me institucionet dhe autoritetet përkatëse në Shqipëri, të cilët mbetën të angazhuar për të asistuar dhe për të mbështetur punën e tyre.

Sot, Kryetarja e ONM-së, Znj. Genoveva Ruiz Calavera i dorëzoi Avokatit të Popullit të Shqipërisë rekomandimin e rishikuar të ONM-së, në një zarf të mbyllur për t’iu dërguar Kuvendit.

Bazuar në kontrollet mbi kriteret e kualifikimit të kryera nga komisioni i vlerësimit në Zyrën e Avokatit të Popullit, u publikuan dy lista të konsoliduara:

  • 84 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve të cilët përmbushin kriteret formale. Nga këta, 17 janë vlerësuar me rekomandim negativ nga ONM;
  • 109 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve, të cilët nuk përmbushin kriteret formale. Nga këta, 70 janë vlerësuar me rekomandim negativ, 39 nuk janë vlerësuar me rekomandim negativ, por ekspertët ndërkombëtare pajtohen me anëtarët e komisionit të vlerësimit të zyrës së Avokatit të Popullit që këta kandidatë nuk përmbushin kriteret formale.

Për rrjedhojë, 67 aplikantë mbeten të përshtatshëm për listën përfundimtare të votimit për shqyrtim nga Kuvendi. Tashmë është përgjegjësia e Kuvendit të Shqipërisë të emërojë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, në mënyrë që zbatimi i procesit të rivlerësimit të mund të fillojë pa vonesa të mëtejshme. ONM shpreson në fillimin e zbatimit të procesit të rivlerësimit, për t’iu përgjigjur pritshmërisë së qytetarëve të Shqipërisë për një sistem gjyqësor plotësisht të pavarur, të paanshëm, llogaridhënës dhe profesional. /javanews.al

ma.me

Next Post
I riu tenton të vrasë me thikë të dashurën në Durrës, gruaja e divorcuar me dy fëmijë nuk pranoi të martohej me të

Dëshmia/Mario goditi 3 herë me thikë Stefaninë sepse i kishte rënë në kokë për të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In