• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u dhe “dyshimet” rreth profesor Kabos!

by Mero Baze
24/09/2017 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një seancë dëgjimore e kandidatëve për anëtarë të Keshillit te Lart te Prokurorise  dhe Keshillit te Lart te Gjyqesor nga trupa akademike, ka ngjallur irritim dhe debat. Shumica natyrisht janë skandalizuar nga niveli i përgjigjeve të kandidatëve. Të tjerë që duan t’iu dalin zot, kritikojnë pyetjet e Përparim Kabos.

Unë në fakt u irritova nga pyetjet e Përparim Kabos. Ishin natyrisht jashtë standardit të një seance dëgjimore të kandidatëve universitarë dhe akoma më larg cilësisë që duhet të ketë një kandidat, aq shumë i vlerësuar i Komisionit të Vetting-ut.

Ishin pyetje bazike, fyese për nivelin e inteligjencës, dhe jashtë standardit të solemnitetit, që duhet të kishte një seancë e tillë. Në të qindën e sekondës mendova se kandidatja përballë do ta varroste duke e fyer rëndë, dhe duke e injoruar si mediokër.

Por problemi është se nga pyetje mediokre, ato u kthyen në një çelës që zbulonte botën e panjohur të injorancës së kandidatëve.

Unë nuk e di nëse zoti Kabo i ka pas njohur kandidatët më parë, që ka bërë ato pyetje apo jo. Nëse i ka njohur, atëhere i paska bërë të menduara, se e ka ditur kë ka përballë. Në rrethana të tjera, natyrisht që ato pyetje do të tregonin dhe paditurinë e Kabos. Por tani nuk e verifikojmë dot.

Po të më kishin vënë mua të bëja pyetjet, do të kisha djersitur disa ditë të gjeja tema madhore të formimit juridik, çështje të mëdha të drejtësisë shqiptare, kazuse të vështira kur gjyqtarët kanë dhënë vendime që kanë ndryshuar historinë për mirë apo për keq. Tek Alush Dragoshi, Falkone apo citatet  e filmave s’do më kishte shkuar mendja kurrë.

Por në fakt, ato ishin çelësi i suksesit të asaj seance. Zoti Kabo ka bërë pyetjet e gabuara, për njerëz të gabuar, dhe ka dalë i suksesshëm. Dhe këtu jemi përballë një problemi serioz.

Problemi është përse kanë guxuar këto zonja dhe zotërinj me këtë nivel, të konkurrojnë?

Dhe e kam një përgjigje.

Në dy Komisionet e tjera, ato te Veting-ut, përveç emrave shumë të mirë dhe cilësorë, si Ina Rama, Genta Bungo etj, ka disa emra që në kushte normale, nuk do të merreshin as për roje godine në gjykatë.

Ata  janë të frikshëm në të qënurit 100 për 100 kundër çdo standardi që duhet të kenë anëtarët e këtij komisioni. Njëri ka qenë roje në një ndërmarrje vite më parë, ka bërë jurdik ashtu siç bëhej në tranzicion, dhe ka përfunduar anëtar i Komisionit. Një tjetër është simbol i gjashtëmujorëve në gjyqësorin shqiptar dhe simbol i përdorimit politik. Një tjetër po ashtu, e keqshkolluar dhe keqpërdorur. Kjo ngre pikëpyetje të forta për mënyrën se si kanë mbërritur kualitete të tilla deri në atë shkallë. Ndoshta kanë qenë pazaret politike të minutave të fundit, kur reforma ishte në rrezik. Por fakti që kanë mbërritur, ka trimëruar çdo mediokër të konkurrojë edhe në këtë Komision.

Dhe ky është një problem serioz, që duhet të zgjidhet.

Numri i ulët i aplikuesve për këto Komisione, dhe cilësia skandaloze e disa emrave që kanë përfunduar brenda tyre, është zhgënjim i thellë për çdokënd që beson tek reforma dhe inkurajim i fortë, për çdo mediokër apo injorant që është rastësisht brenda sistemit, dhe i duket normale, të shkojë të bëhet karagjoz përballë Komisionit. Ata janë trimëruar pikërisht nga ky dështim.

Pjesa tjetër e debatit është për të kaluar kohën. Përparim Kabo ka lënë për të dëshiruar me ato pyetje si profesor, sikur të kishte përballë njerëz normalë. Ka rrezikuar shumë të bëhej qesharak. Por ka shansin e madh të bëhet hero i ditës me ata që ka pasur përballë. Po vdes ta di, a e ka ditur kë ka përballë, apo jo!

Next Post
De Biasi parashikon vendin e tretë, por paralajmëron Italinë: Do luftojmë për të dytin

De Biasi: Natën e parë në Shqipëri, vendosa kolltukun pas derës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese

Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese

March 18, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

March 18, 2026
Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In