• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vetting në drejtësi edhe në Kosovë/ Albin Kurti: Komisioni i Venecias na dha ‘dritën jeshile’

by Java News
18/06/2022 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vlerësimit të Komisionit të Venecias për koncept-dokumentin e Qeverisë së Kosovës për vetting në drejtësi dhe projektligjit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Kosova do të nisë me zbatimi ne këtyre dy proceseve. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media më 18 qershor, ku bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, folën për opinionet e Venecias.

“… vettingu është i domosdoshëm, porsi edhe konfiskimi i pasurisë i fituar në mënyrë të paligjshmë. Sot fillojmë me jetësimin e punës një vjeçare të Ministrisë së Drejtësisë, në realizimin e këtyre proceseve jetikike për Kosovën, me përkrahjen e Komisionit të Venecias”, tha Kurti.

Sipas tij, gjithçka që kërkohet nga Qeveria e Kosovës do t’i dërgohet Kuvendit në afat rekord. Qeveria e Kosovës, më 13 tetor, kishte miratuar koncept-dokumentin për vetting-un në drejtësi përmes së cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit. Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Ndërsa për projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë, Komisioni i Venecias sipas Kurtit, ka kërkuar edhe zgjerim të kompetencave. Ekzekutivi kishte thënë se subjekti i Byrosë do të ishin të gjithë zyrtarët publikë, ndaj të cilë ekzistojnë dyshime se pasuria e tyre është fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Vetting duke filluar nga krerët i institucioneve të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky komision ka votuar të dy opinionet, atë për vetting-un dhe tjetrin për byronë, dhe se tash i hapet rrugë reformës në drejtësi.

“Që të dyja këto nisma të rëndësishme janë mbështetur nga anëtarët e Komisionit të Venecias në seancën e djeshme [17 qershor] dhe tashmë kemi marr dritën e gjelbër për të filluar me procesin e vetting-ut, por po ashtu edhe për të formalizuar punën e Byrosë Shtetërore për Konfiskim e Pasurisë së Pajustifikueshme”, tha Haxhiu.

Sipas ministres Haxhiu, në konstatimet e Komisionit të Venecias rekomandohet ndërmarrja e veprimeve për ndryshimet e nevojshme ligjore dhe kushtetuese, në mënyrë që të arrihet rezultati i synuar për një gjyqësor me integritet profesional dhe efikas.

“Komisioni rekomandon fillimisht verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe në prokurori, përmes një mekanizimi të jashtëm, pra nivele të larta duke filluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, si dhe kryetarëve të të gjitha gjykatave dhe kryeprokurorëve të të gjitha prokurorive”.

Duke cituar opinionin e këtij komisioni, ministrja e Drejtësisë tha se “Komisioni konstaton së në kontekstin e Kosovës një vetting efektiv do të kërkonte kombinimin e masave të ndryshme që do të kenë efekt pozitiv në integritetin dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë”.

Ndërsa sa i përket projektligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Haxhiu thotë se sipas komisionit “konfiskimi civil mund të jetë i dobishëm”.

“Pra Komisioni i Venecias njeh mekanizmin për konfiskimin me bazë civile dhe jep se si një mekanizëm i tillë do të duhej fuqizuar dhe i cili do të ishte kompetent për verifikimin fillestar dhe më pas konfiskimin përfundimtar do ta bëjë gjykata”.

“Vetting do të ketë dhe atë të plotë, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë”.

E pyetur se si do të zgjidhet drejtori i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë, ajo tha se Venecia ka rekomanduar që të rishikohen emrat e komisionit përzgjedhës, mirëpo për ta fuqizuar institucionin është rekomanduar që në komisioni që dërgon emrat të ketë përfaqësues të institucioneve të pavarura. Projektligji për Byronë kërkon votimin e shumicës së shtjeshtë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për vetting me ndryshime Kushtetuese, ku kërkohen dy të tretat e votave, Haxhiu tha se duhet konsensus dhe se shpreson në bashkëpunimin e partive opozitare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës më herët kishin thënë se Kosovës i duhet vetting sistematik në drejtësi. Ndërkaq Komisioni Evropian kishte kritikuar planin e Qeverisë së Kosovës për të bërë vetting “të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve”, duke thënë se ky do të ishte “burim serioz i shqetësimit”./m.j

Next Post
‘Jeni në gjak me mua’/ Dhëndri nga Kamza gjobit krushqit dhe ish-nusen. Në 2007-ën kishte vrarë gruan  e parë

‘Jeni në gjak me mua’/ Dhëndri nga Kamza gjobit krushqit dhe ish-nusen. Në 2007-ën kishte vrarë gruan e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka një listë të gjatë me njerëz të politikës dhe medias që jo vetëm me këtë vajzë…”/ Vangjeli flet për skandale më të rënda se ai i Safet Gjicit

Kriza në Kosovë, egoizmi primitiv që plagos Republikën

August 21, 2026
Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja kundër planit të Izraelit për 1,200 banesa në Bregun Perëndimor

Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja kundër planit të Izraelit për 1,200 banesa në Bregun Perëndimor

August 21, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, ja ku priten reshje shiu

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, ja ku priten reshje shiu

August 21, 2026
Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com