• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u / Pasuritë e gjyqtarëve, të huajt do të kenë akses edhe në Hipotekë

by A R
02/07/2016 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vezhguesit ndërkombëtarë do të kenë akses të plotë në të gjitha të dhënat, kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe në të dhënat personale të të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve që do të rivlerësohen.

Në nenin 43 të projektligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të proku-rorëve në Republikën e Shqipërisë”, pjesë e paketës së 7 ligjeve që shoqërojnë reformën në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese, ose quajtur ndryshe “projektligji i vettingut”, përcaktohet aksesi në informacion. “Komisioni, Kolegji i Apelimit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë akses të plotë në të gjitha të dhënat, pranë SPAK-ut si dhe në të dhënat që vijojnë: a) në dosjet personale të subjekteve të rivlerësimit, të dhënat statistikore, dosjet e zgjedhura për vlerësim, vetëvlerësimet, mendimet e eprorëve, të dhënat mbi trajnimet, mbi ankesat ndaj personave që i nënshtrohen vlerësimit dhe rezultatet e verifikimit, ankesave, si dhe mbi vendimet për masat disiplinore ndaj të vlerësuarve”.

Po kështu akses do të kenë edhe “në të dhënat mbi pasuritë e paluajtshme të subjektit të rivlerësimit të regjistruara në regjistrin e pasurive të paluajtshme, ose të përfituara nga një akt noterial i paregjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Për këtë qëllim, Komisioni ose Kolegji i Apelimit ka të drejtë të kërkojë informacion nga regjistri i pasurive të paluajtshme, ose nga regjistri noterial shqiptar; në llogaritë bankare, të dhënat tatimore, bazat e të dhënave mbi automjetet, të dhënat për hyrje-daljet në kufi; në të dhënat mbi të drejta apo interesa pasurore të çdo lloji mbi një aset, qoftë ky i luajtshëm ose i paluajtshëm, i trupëzuar ose i patrupëzuar, material ose jomaterial etj”. Sipas nenit, të cilësuar se prek “sovranitetin e vendit”, thuhet se “me kërkesë të Komisionit ose Kolegjit të Apelimeve, bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera që ushtrojnë aktivitete bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë janë të detyruara të japin informacion mbi depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga subjekti i rivlerësimit apo personat e lidhur me të”, raporton GSH.

Opozita e ka kundërshtuar këtë pikë të reformës në drejtësi, duke kërkuar që të zbatohet pika 88 e rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe “vendet e rezervuara”. (GSH)

Next Post

UKT: Disa zona në Tiranë pa ujë të pijshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In