• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetmia e Berishës dhe karrigia e Lulit

by Mero Baze
20/11/2023 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kishte një moment kulmor në shfaqjen e Berishës në Parlament, kur ai kishte hyrë në Facebook-un e tij dhe pasi foli disa minuta pa bërë shumë kujdes se çfarë fliste, i dëshpëruar ndërpret fjalimin dhe u drejtohet deputetëve të tjerë: “Po tani duhet të flisni dhe ju, jo vetëm unë…”.

Albana që mbante celularin nuk e linte dot që të merrte fjalën. Flamuri ishte i zënë me djegien e tavolinës së Lulzim Bashës, kurse Edi Paloka nuk goditi aty afër dhe nuk foli dot. Gaz Bardhi ndërkohë po merrej me thyerjen e dorës së një gardisti. Të tjerët bënë sikur nuk e dëgjuan.

Pasi hodhën dhe disa flakadanë që i nxirrnin nga tualetet e grave deputete, u larguan pasi dhe seanca mbaroi. Me sa duket Garda është akoma liberale, dhe nuk i detyron dot gratë tona deputete t’i fshehin mjetet luftarake aty ku i fshihnin ato deputet gra të Albin Kurtit në Kosovë. Akoma nuk kanë mbërritur tek sakrifica ekstreme për Berishën. Kanë kohë, mund të vijë dita.

Por djegia e karriges së Lulzim Bashës është ajo që e mbush Berishën. Zakonisht ai i ka rrahur kundërshtarët. Në mendjen e Berishës rrahja e kundërshtarit është poshtërimi më i madh në jetë. Ai i ka rrahur fizkisht të gjithë kundërshtarët brenda PD, prej vitit 1991, duke nisur me Neritan Cekën, me Gramoz Pashkon më pas, Preç Zogaj, Teodor Kekon, Eduard Selamin, si dhe kundërshtarët jashtë partisë, si Ndre Legisin, Kastriot Islamin, e në fund me Edi Ramën më 1997. Po kështu dhe me gazetarët kritikë të tij.

Në konceptin e tij primitiv, kur dikë e rreh, e ke mundur dhe e ke poshtëruar ndaj ai nuk ka më të drejtë të ngrihet kundra teje.

Tani nuk rreh dot më. Nuk ka as pushtet dhe as njerëz të gatshëm që të rrahin për të, pasi ata që rrahin zakonisht janë banditë të pushtetit.

Tani e vetmja gjë që mund të bëjë është që t’i djegë karrigen e armiqve të vet. Dhe kaq ishte i gjithë plani i ditës së sotme. I duhej treguar Luzlim Bashës, se pavarësisht se ne si opozitë nuk ja dalim dot, as ty nuk të lëmë rehat, por do të djegim karrigen dhe tavolinën. Edhe pse ishte operacion i vështirë pasi mund të digjej dhe karrigia e Gazmend Bardhit, ja dolën që të digjnin vetëm të Lulzim Bashës.

Kjo e mbushi me gëzim dhe sapo pa flakën mbi tavolinën e Luzim Bashës, Berisha nxitoi të dilte jashtë sallës. Dhe kishte arsye ta bënte këtë.

Në thelb beteja e Sali Berishës nuk është thjesht betejë për hallin e burgut që po e pret. Për të përballuar hallin e burgut atij i duhet monopoli i plotë mbi opozitën dhe të folurit me një zë në mbrojtje të tij.

Njeriu që i ka thyer monopolin e opozitës është Luzlim Basha, pasi jo vetëm e ka përjashtuar nga PD, por dhe nuk po i hap rrugë për të pasur monopolin mbi opozitën. I rri gjithnjë përballë, qoftë dhe duke fjetur, por që ja prish gjumin njësoj.

Ndaj më shumë se sa Edi Ramën, ai sot urren Lulzim Bashën që nuk e lë të kurorëzohet si “Mbret i Opozitës” që duhet mbrojtur me ligj.

Por nuk është vetëm kaq. Luzlim Basha i ka bërë dhe më shumë dëm, pasi ka vrarë frikën dhe tek të tjerët. Ja ka thyer mitin e të paprekshmit

Asnjë deputet tjetër, as nga të vetët, nuk u përfshi dot në ato fjalime teatrale, që nuk kishin lidhje as me buxhetin, as me qeverinë, por me makthet e Berishës për gjyqin dhe shpërndarjen e dënimeve që bën çdo ditë për kundërshtarët e vet. Si një i rrjedhur që llomitit rrugëve, i jep 12 vjet burg Edi Ramës pse ka favorizuar Jamarbërin tek Klubi Patizani, 6 vjet burg Anila Denaj, 8 vjet burg Erion Veliajt, pastaj mendohet pak kush ka mbetur pa burg dhe sa i kujtohet ndonjë emër, shpërndan dhe një dënim për atë.

Vetmia e tij në Kuvend, distanca që mbajnë deputetët e afruar përmes Gazmend Bardhit dhe shurdhëria e grupit të tij politik për t’i dalë zot Berishës në hallin e tij, e ka bërë atë t’i shumëfishohet urrejtja për Lulzim Bashën, pasi ai ua nxori frikën që Berishën mund ta lësh vetëm dhe nuk ndodh asgjë.

Ai është sot i vetëm në Facebokun e tij, i vetëm në sallë, dhe i vetëm në opozitë, pasi së paku ka së pesë fraksionet e tjera opozitare, që po ja bëjnë të qartë se hallin e tij e ka me gjykatën dhe ata nuk e ndihmojnë dot.

Për këtë arsye atij i duhej monopoli i opozitës. Për këtë arsye i duhej që shqiptarët të thoshin që opozitë është vetëm Sali Berisha. Për këtë arsye ai e urren Lulzim Bashën dhe kënaqet që i djegin tavolinën, pasi ai ja hapi këtë lojë që “Berishën dhe mund ta lësh vetëm dhe nuk ndodh asgjë”.

Në fakt ndodh diçka. Bëhet qesharak dhe telendiset si sot, duke folur me vete në celularin e tij live, si një i ikur pa leje nga klinika nr.5.

Next Post
VIDEO/ Policia, thirrje tifozëve të Kombëtares me megafon, fillon futja në ‘Air Albania’

VIDEO/ Policia, thirrje tifozëve të Kombëtares me megafon, fillon futja në 'Air Albania'

Comments 1

  1. Tore bytha. says:
    3 years ago

    Sala tek burgu i vjeter do ta fshij bycen me leter bide nuk ka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
“Kur një grua është në timon, pres autobusin tjetër”/ Agron Llakajt bën shaka, por vendoset nën shënjestrën e komentuesve: Mjerë kush të kupton, ke humbur…!

Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Skeçi nuk fyen askënd, ndalni urrejtjen ndaj aktorëve

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com